Sport

Shqipëri-Serbi/ 6 orë festë në Tiranë, ‘vullkani’ kuqezi 'ndez' kryeqytetin me këngë dhe valle popullore (VIDEO)

7 Qershor, 16:15| Përditesimi: 7 Qershor, 21:48

  • Share

TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot (e shtunë) në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Sfida për shumë tifozë e tejkalon anën sportive dhe në pah del historia e trazuar mes popujve.

Sot Tirana është kthyer në kryeqytet të të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë ardhur nga të gjitha trevat shqipfolëse e mbarë bota, në mbështetje të Kombëtares.

Ata u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rreth orës 15: 00 ku për rreth 6 orë festuanme tupana, këngë patriotike dhe valle popullore.

Rrugët dhe bizneset janë ngjyrosur kuq e zi, me tifozë të panumërt që shprehin optimizmin për një fitore të Shqipërisë përballë Serbisë. Autokolonat me flamujt kombëtarë përshkojnë pa ndalim rrugët e kryeqytetit.  

Ndërkohë, nuk munguan as incidentet, ku disa tifozë shqiptarë kanë tentuar të djegin flamurin serb dhe më pas e shkelën me këmbë. Ndërsa, një grup tifozësh të tjerë shpalosën një banderolë me përmasa të mëdha, te Piramida, ku shkruhej: “Hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri”.

Interesi i shqiptarëve për të parë ndeshjen në "Arenën Kombëtare" ishte tejet i lartë, me rreth 200 mijë kërkesa për bileta.

Ora 19:51
Festa e tifozëve kuq e zi në Tiranë përmes FOTOVE dhe VIDEOVE

Qendra e Tiranës dhe jo vetëm është ngjyrosur kuq e zi nga tifozët shqiptarë, të cilët kanë nisur festën me këngë patriotike e valle popullore më shumë se 4 orë para fillimit të ndeshjes, duke shprehur kështu optimizmin për fitoren përballë Serbisë.

Ora 19:34
Ndeshja Shqipëri-Serbi, tifozët kuqezinj tentojnë të djegin flamurin serb, e shkelin me këmbë

1749318369_tifozetdjeginflamurinserb.jpg

Teksa na ndajnë edhe pak orë nga ndeshja Shqipëri-Serbi, disa tifozë shqiptarë kanë tentuar të djegin flamurin serb dhe më pas e shkelin me këmbë.

Ndërkohë ka nisur hyrja në stadium e tifozëve për tu bërë gati për sfidën e mbrëmjes në orën 20:45 në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Ora 19:16
Ndeshja Shqipëri-Serbi, tifozët flasin për Report Tv, parashikojnë rezultatin: Fiton kombëtarja 2 me 1, Daku dhe Broja shënojnë gola

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare", ndërsa tifozët kuqezi kanë pushtuar rrugët e Tiranës.

Të intervistuar nga gazetari i Report Tv, Tv Ernest Koçi ata shprehen entuziastë për fitoren e Shqipërisë.

'Broja e bënë një gol. Unë kam qenë edhe në disa ndeshje më parë ku ka lujtuar Shqipëria’, tha një tifozë.

'Ka një atmosferë të madhe këtu. Daku dhe Broja do shënojnë gola, atmosfera është e mirë dhe do të ndikojë tek lojtarët për pozitivet’, tha një tjetër.

‘Forca Shqipëria. Fitore për Shqipërinë sot, unë vijë nga Kosova, atmosfera është shumë e bukur. Mendoj se do të dal 2 me 1’, tha tifozja nga Kosova.  

Ora 18:46
VIDEO/ Festë kuqezi në Tiranë, nis futja e tifozëve të Kombëtares në stadium

Prej orës 18:00 stadiumi "Arena Kombëtare" ka pritur tifozët e parë. Në orën 20:45 luhet Shqipëri - Serbi dhe interesi për këtë duel ka qenë shumë i madh, me më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta. Tanimë shkallët e stadiumit kanë pritur tifozët e parë, mes festës që ka pushtuar Tiranën këtë pasdite.

Përpara futjes në stadium tifozët do kenë disa kontrolle, me mjetet piroteknike dhe sendet e palejuara që do jenë rreptësisht të ndaluara.

Ora 18:40
Tifozët kuq e zi shpalosin banderolën te Piramida: Hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri (VIDEO)

Disa orë para nisjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi në “Arenën Kombëtare”, Tirana është “përmbytur” nga tifozët kuq e zi, të cilët krahas festës me këngë e valle patriotike, kanë bërë edhe një ngacmim ‘pikant’. Me anë të një banderole me përmasa të mëdha, të shpalosur te Piramida, tifozët thonë se “hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri”.

Ora 16:45
U 'përjashtuan' nga stadiumi, Tifozat Kuq e Zi e 'djegin' në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' (VIDEO)

Tifozat Kuq e Zi (TKZ) janë "lojtari i 12-të" që mungon sot në stadium për Kombëtaren. Përpara ndeshjes me Serbinë, TKZ janë mbledhur tanimë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë dhe me ngjyrat kuqezi, këngët patriotike, plisat dhe vallet, kanë nisur festën; siç duket në videon e regjistruar nga gazetari Ernest Koçi.

Mungesa në stadium - Pasi UEFA i dha dritën jeshile bashkprganizimit të Euro 2027 për U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, Tifozat Kuq e Zi dolën kundër FSHF-së (Federatës Shqiptare të Futbollit) dhe prej atëherë kanë humbur vendin specifik që e mbanin në çdo stadium prej 21 vitesh, si edhe biletat e dedikuara për anëtarët e saj. "Lufta" me FSHF-në ka bërë që TKZ të jetë mungesa e madhe e kësaj përballje, për gjithë mbështetjen e organizuar dhe koreografitë e tyre.

Gjithsesi TKZ është organizuar dhe do e ndjekin ndeshjen në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", konkretisht në lulishten "Vëllezërit Frashëri", ku do jetë një zonë për fansat.

Ora 16:21
Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren Shqiptare (VIDEO)

Në mbështetje të Kombëtares, e cila sot luan kundër Serbisë, shihen edhe tifozë të huaj.

K.M/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Islami: 07/06/2025 21:20

    Kendoni re kendoni. Sikur po i kendoni ndonjerit qe ka vra 30 serb e jo njerit we ju shu familja. I shani serbet. Trima te medhenj, merreni me nje skuader 25 veta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?