Momenti kur autobusi urban i pret rrugën makinës së shqiptarit
Pamjet e një video ku një shqiptar që drejtonte makinën luksoze “BMW” me ngjyrë të errët mori përpara dy punonjës të rendit që i kërkuan t’i nënshtrohej kontrollit, janë bërë tashmë virale në mediat e vendit fqinj, Itali dhe në rrjetet sociale.
Por heroi i ngjarjes ka qenë shoferi i autobusit urban.
Shqiptari teksa refuzoi kontrollin në rrugën e Parmës dhe hipi në makinë duke marrë përpara efektivët, nuk ndaloi as kur njëri prej tyre u kap pas kofanos për ta penguar dhe punonjësi rrezikoi jetën e tij.
Por ishte shoferi i urbanit Fabrizio Beranzzoli, 52 vjeç, heroi i ditës në Parma, në ”Via D'Azeglio”, kur i zuri rrugën me mjet veturës së agresorit. Identiteti i autorit ende nuk është publikuar dhe hetimet janë aktive.
Shoferi i mjetit të transportit publik nga Parma, pak orë pas ngjarjes, ende dyshues, rrëfen atë që ka parë në qendër të qytetit:
“Isha në stacionin e autobusit përballë, nuk pata kohë të mendoj: duhej të ndaloja një njeri të paskrupullt duke shpresuar se gjithçka do të ishte në rregull!”, ka rrëfyer ai për median italiane pas ngjarjes.
Nga pamjet dallohet qartë se veprimi i zgjuar i shoferit të autobusit parandaloi një ngjarje edhe më të rëndë, pasi efektivi i kapur pas kofanos së mjetit mund të rrëzohej poshtë rrotave të makinës dhe të rrezikonte jetën në aksidentin kriminal.
Pasi rruga u bllokua, shqiptari ndaloi veturën dhe përsëri me arrogancë po kundërshtonte, teksa efektivët i drejtuan armët e mbushura pas agresionit dhe e shtrinë në asfalt, duke i vënë prangat.
Momenti kur oficerër shtrijnë shqiptarin dhe e arrestojnë
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Skenë si në filma, shqiptari merr para me 'BMW' luksoze 2 oficerët e policisë në Itali! Rrëfehet shoferi hero i urbanit
A.Q/ReportTv.al