Bota

VIDEO/ Skenë si në filma, shqiptari merr para me 'BMW' luksoze 2 oficerët e policisë në Itali! Rrëfehet shoferi hero i urbanit

9 Shkurt, 16:17| Përditesimi: 9 Shkurt, 18:53

  • Share

Parma- Një shqiptar, duke dashur t’i shpëtojë kontrollit të policisë në Parma, Itali ka marrë para me makinë dy oficerë.

Siç shihet edhe nga video e publikuar nga mediat e vendit fqinj dhe që po bën xhiron virale në rrjetet sociale, në pjesën e përparme të makinës dhe xhamin e shoferit varen dy policët që tentojnë ta ndalojnë.

Makina 'BMW' luksoze ndalon vetëm pasi përballë i vjen një autobus që i bllokon rrugën dhe pas këtij momenti shqiptari vihet në pranga. Gjatë kohës që ndodhi kjo, mediat italiane bëjnë me dije se në makinë ishte edhe i vëllai i shoferit.

Më tej ata nënvizojnë se drejtuesi i automjetit është me precedentë të mëparshëm penalë, por nuk publikuan emrin e tij. Raportohet se ai ka disa dënime për krime si vjedhje dhe grabitje. Gjithashtu për një kohë është mbajtur në paraburgim, në burgun Via Burla, Parma, ku dhe tentoi të arratisej.

Por heroi i ngjarjes ka qenë shoferi i autobusit urban. Shqiptari teksa refuzoi kontrollin në rrugën e Parmës dhe hipi në makinë duke marrë përpara efektivët, nuk ndaloi as kur njëri prej tyre u kap pas kofanos për ta penguar dhe punonjësi rrezikoi jetën e tij.

Por ishte shoferi i urbanit Fabrizio Beranzzoli, 52 vjeç, heroi i ditës në Parma, në ”Via D'Azeglio”, kur i zuri rrugën me mjet veturës së agresorit. Identiteti i autorit ende nuk është publikuar dhe hetimet janë aktive. Ai dëshmoi se 'duhet të vepronte ndaj agresorit dhe ta ndalonte'.

Shqiptari në momentin e ndalimit, duke kundërshtuar oficerët

Ora 18:35
Shqiptari mori përpara 2 oficerët me ‘BMW’ luksoze, rrëfehet shoferi hero i autobusit urban: S’pata kohë të mendoja, duhet ta ndaloja atë njeri!

Momenti kur autobusi urban i pret rrugën makinës së shqiptarit

Pamjet e një video ku një shqiptar që drejtonte makinën luksoze “BMW” me ngjyrë të errët mori përpara dy punonjës të rendit që i kërkuan t’i nënshtrohej kontrollit, janë bërë tashmë virale në mediat e vendit fqinj, Itali dhe në rrjetet sociale.

Por heroi i ngjarjes ka qenë shoferi i autobusit urban.

Shqiptari teksa refuzoi kontrollin në rrugën e Parmës dhe hipi në makinë duke marrë përpara efektivët, nuk ndaloi as kur njëri prej tyre u kap pas kofanos për ta penguar dhe punonjësi rrezikoi jetën e tij.

Por ishte shoferi i urbanit Fabrizio Beranzzoli, 52 vjeç, heroi i ditës në Parma, në ”Via D'Azeglio”, kur i zuri rrugën me mjet veturës së agresorit. Identiteti i autorit ende nuk është publikuar dhe hetimet janë aktive.

Shoferi i mjetit të transportit publik nga Parma, pak orë pas ngjarjes, ende dyshues, rrëfen atë që ka parë në qendër të qytetit: 

“Isha në stacionin e autobusit përballë, nuk pata kohë të mendoj: duhej të ndaloja një njeri të paskrupullt duke shpresuar se gjithçka do të ishte në rregull!”, ka rrëfyer ai për median italiane pas ngjarjes. 

Nga pamjet dallohet qartë se veprimi i zgjuar i shoferit të autobusit parandaloi një ngjarje edhe më të rëndë, pasi efektivi i kapur pas kofanos së mjetit mund të rrëzohej poshtë rrotave të makinës dhe të rrezikonte jetën në aksidentin kriminal.

Pasi rruga u bllokua, shqiptari ndaloi veturën dhe përsëri me arrogancë po kundërshtonte, teksa efektivët i drejtuan armët e mbushura pas agresionit dhe e shtrinë në asfalt, duke i vënë prangat.

Momenti kur oficerër shtrijnë shqiptarin dhe e arrestojnë
Xh.K/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 10/02/2025 00:40

    Per kete ben derman vetem plumbi ballit or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Jjj: 10/02/2025 08:15

      Po vallaj

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?