Edhe pse një shtet dhe popull relativisht i vogël, shqiptarët shpesh janë protagonistë të çështjeve dhe lajmeve më të bujshme në mbarë botën, duke mos munguar as në kronikat e zeza.
Sipas medieve belge një 44-vjeçar i arrestuar në kuadër të shkatërrimit të një bande madhe të narkotrafikantëve në Belgjikë ka thënë se kreu i bandës kriminale është shqiptar dhe se merrte urdhra nga ai.
Roli i shqiptarit u zbardh nga Dries Lonneux, belgu 44 vjeçar të cilit në tetor të këtij viti, SPAK i sekuestroi disa prona në Sarandë dhe Tiranë dhe u dënua me 12 vjet burg.
Lajmi kryesor:
SPAK i sekuestroi 10 pasuri në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: Nuk jam unë kreu i bandës së kokainës! S’mund të flas sepse kam familjen në Shqipëri
K.M/ReportTv.al