Turistët në plazhe dhe Xhaminë e Plumbit në Vlorë

Sociale

Shtatori me diell, turistët mbushin plazhet në Vlorë! Kërkojnë hapjen e Xhamisë së Plumbit

20 Shtator, 16:24
  • Share

Këto ditë të ngrohta me diell po mbajnë gjallë turizmin në Vlorë, ku ende ka shumë të huaj që pushojnë në plazhet me ujin e kristaltë. Ndërsa sa i përket monumenteve të kulturës, jo të gjitha janë të hapura për vizitorët.

***

Në Vlorë, turistët e huaj jo vetëm shijojnë plazhet dhe natyrën, por kërkojnë të njihen edhe me trashëgiminë kulturore të qytetit.

Një grup nga Austria kishin përfshirë në axhendën e tyre Xhaminë e Plumbit, por u zhgënjyen kur mësuan se monumenti vijon të jetë në rikonstruksion.

“Turistët shfaqin shumë interes për monumentet e kulturës, por për fat të keq xhamia është ende e mbyllur, që prej dëmtimeve nga përmbytjet e vitit të kaluar”, shprehet udhërrëfyesja turistike Bijaret Bajraktari.

Megjithatë, Vlora vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët edhe gjatë shtatorit.

Vizitorë nga Italia, Ukraina e Austria zgjedhin plazhet me ujë të pastër ndërsa moti i ngrohtë e kthen këtë muaj në periudhë ideale për pushime.

“Une jam nga Italia dhe vij për herë të tretë në Vlorë se kam miq të mirë këtu. Vlora si qytet është shumë i bukur, ndërsa pushimet në shtator janë fantastike, ka më shumë qetësi dhe plazhet janë të pastra. Ka një shëtitore buzë bregdetit ku ke mundësinë të shëtitësh gjatë mbrëmjes”.

“Jemi nga Ukraina dhe jetojmë prej pak kohësh në Vlorë dhe gjejmë mundësi edhe për plazh. Në fakt, shtatori është një periudhë shumë e bukur. Ka qetësi, plazhet po ashtu, det i pastër. Na pëlqen një periudhë e tillë dhe në Vlorë ndihemi mjaft mirë”.

“Vizitova edhe Sarandën, shkova në Korfuz dhe tani sërish këtu. Më pëlqen shumë Vlora, një qytet i bukur me plazhe të pastra. Pushimet në shtator janë fantastike, ka më shumë qetësi dhe moti është i mrekullueshëm. Më pëlqen shumë këtu”.

Ende nuk ka të dhëna të plota për numrin e turistëve që vizituan Vlorën gjatë sezonit veror.

E vetmja shifër vjen nga Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore, e cila thotë se rreth 21,000 vizitorë kanë parë kalatë e muzetë e qytetit, duke shënuar një rritje prej 50% krahasuar vitin e kaluar.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?