Kronikë

Shtëllunga e madhe e tymit ‘pushton’ zonën, Report TV sjell pamjet nga vendgrumbullimi i mbetjeve në Elbasan që po digjen prej së martës

2 Korrik, 12:46| Përditesimi: 2 Korrik, 15:06

  • Share

Report TV sjell pamjet nga landfilli në Elbasan, ku vazhdojnë të digjen mbetjet pas rënies së zjarrit pasditen e djeshme. Siç shihet edhe nga pamjet, shtëllunga e madhe e tymit ka mbuluar qytetin.

Prezente në vendngjarje janë zjarrfikëset ndërsa disa kamionë po transportojnë edhe zhavorr që po hidhet te mbetjet me qëllim izolimin e flakëve.

Kjo është hera e dytë që landfilli i Elbasanit përfshihet nga flakët këtë verë.


Lajmi kryesor:

Landfilli i Elbasanit 24 orë në flakë, tymi 'helmon' qytetarët! Mister shkaku, Policia: Hetime për gjetjen e përgjegjësve (VIDEO)


Xh.D/A.A/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?