Ali Khamenei
Shtëpia e Bardhë vlerëson se Irani është në gjendje të sigurojë një armë bërthamore brenda “disa javësh”.
“Mediet kanë gabuar,” – tha zëdhënësja Karoline Leavitt, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. – “Ta themi qartë: Irani i ka tashmë të gjitha ato që i duhen për të prodhuar një armë bërthamore. E vetmja gjë që mungon është një vendim nga Udhëheqësi Suprem, dhe do të duheshin vetëm disa javë për të përfunduar prodhimin e asaj arme, e cila do të përbënte, natyrisht, një kërcënim ekzistencial jo vetëm për Izraelin, por edhe për Shtetet e Bashkuara dhe për gjithë botën.”
“Ajo që duhet theksuar – shtoi më tej – është se për këtë pikë, e gjithë bota është e një mendimi, përfshirë vende si Rusia: Irani nuk duhet dhe nuk mund të ketë një armë bërthamore. Dhe për këtë arsye, Presidenti (Donald Trump, v.j.) ka këtë qëndrim – dhe e ka pasur jo vetëm që kur është futur në politikë, por, sinqerisht, që gjatë gjithë jetës së tij.”
Ditët e fundit, disa media amerikane kishin cituar një raport të shërbimeve amerikane të inteligjencës, sipas të cilit Irani ende nuk është në gjendje të prodhojë bomba bërthamore.
Lajmi kryesor:
Sulmet Izrael-Iran/ Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë për Iranin brenda dy javëve të ardhshme! Goditet spitali në Beer Sheva! Netanyahu: Vrasja e Khameneit? Askush nuk është imun
K.M/H.K/ReportTv.al
