Kryeministri hungarez Viktor Orban u takua sot me presidentin Vladimir Putin, në një vizitë të papritur në Moskë që ka shkaktuar jo pak reagime.
Një reagim për këtë takim, ka ardhur edhe nga Shtëpia e Bardhë, e cila shprehet e “shqetësuar” nga vizita e kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë për të takuar Vladimir Putin.
Zëdhënësja Karine Jean-Pierre u shpreh se ky takim nuk do të çojë para kauzën e paqes.
"Ne jemi të shqetësuar nga ky udhëtim në Moskë", i cili "nuk do të çojë përpara kauzën e paqes dhe është kundërproduktiv," tha zëdhënësja Karine Jean-Pierre
Lajmi kryesor:
Vizita e Orban në Moskë, KE: Takimi minon vendosmërinë e BE për luftën! Vizita kolegjiale në Hungari mund të anulohet
S.B/ReportTv.al