Shtëpia e barit e zbuluar nga policia në Vlorë

Kronikë

U kap me shtëpi bari në Vlorë, Gjykata lë në burg të riun (EMRI)

24 Shkurt, 11:27| Përditesimi: 24 Shkurt, 11:40

  • Share

Vlorë-Gjykata e Vlorës caktoi sot  (24 shkurt) masën e sigurisë “arrest në burg” për Arianit Lekgegaj, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë. Organi i akuzës argumentoi se ekzistojnë prova të mjaftueshme për përfshirjen e tij në këtë aktivitet kriminal dhe se ai përbën rrezik për t’u larguar ose për të penguar hetimet.

24 vjeçari u kap në një “shtëpi bari” me dy ambiente të përshtatura për kultivimin e lëndëve narkotike më 19 shkurt. Arrestimi u krye pas një hetimi të detajuar nga autoritetet, të cilat kishin marrë informacione mbi aktivitetin e paligjshëm që zhvillohej në këtë objekt.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në ambientet e brendshme të godinës, u konstatuan dhe sekuestruan një sasi e konsiderueshme bimësh narkotike në proces tharjeje, pajisje për ndriçim dhe sistem ajrimi, të cilat shërbenin për rritjen e kanabisit në kushte të kontrolluara.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe një person tjetër të dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje. Autoritetet janë duke punuar për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj çështjeje.

Hetimet për këtë rast vijojnë, ndërsa policia dhe prokuroria po bashkëpunojnë për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të lidhur me këtë veprimtari të paligjshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?