Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në çelje të panairit më të madh të turizmit në botë në Gjermani, ITB Berlin. Rama i thotë gjermanëve se shtëpia e shqiptarit i takon Zotit dhe mikut. Rama mori si shembull ruajtjen e hebrenjve nga nazistët në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore.
'A e keni dëgjuar një ligj në vend që deklaron shtëpitë tona i përkasin Zotit dhe mikut. Një ligji është shkruar në Shqipërinë mesjetare është pjesë përbërëse e jetës së Shqipërisë. Është thelbi i asaj që quajmë shqip pritje. Në shqip do të thotë të bësh të pamundurën të nderosh emrin dhe shtëpinë me mikun. Kulmi i mikpritjes shqiptar u shquajt me mbrojtjen e miqve hebrenj duke u bërë i vetmi vend në Evropë me më shumë hebrenj pas luftës se para saj. Jemi një vend myslimanësh, krishterësh ortodoks, dhe katolikësh. Por qëndruam krah hebrenjve duke refuzuar të dorëzonin qoftë një frymë të vetme te nazistët. Kush troket në dyert e shqiptarit e bën me vullnetin e Zotit. Duke hapur dyert trajtojmë një mik si Perëndi. Nëse doni të ndiheni si Perëndi ejani në Shqipëri. E nëse doni Perëndi një shofer taksie shkoni në Greqi.'
Lajmi kryesor:
Shqipëria ‘Vendi i Nderit’, spektakël kuqezi në Panairin e Turizmit në Berlin! Rama: S’jemi më perlë e fshehur, por fuqi turistike! Ksamili si Bora Bora
G.K/A.M/ReportTv.al
