Report Tv ka sjellë pamje nga banesa që ishte kthyer në një "shtëpi bari" në Ndroq. Shtëpia ndodhet mes fushave e 'vetmuar' dhe pa banesa të tjera rreth e rrotull duke e bërë edhe më të lehtë për trafikantët q të lëviznin lirshëm për aktivitetin e tyre kriminal të mbjelljes dhe kultivimit të kanabisit brenda ambienteve të shtëpisë.
Gjatë operacionit në pranga ranë 3 persona, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunuesja e tyre.
Lajmi kryesor:
Tiranë, kthyen shtëpinë në laborator droge, momenti kur policia ndërhyn dhe shtrin në tokë trafikantin! 3 të arrestuar, mes tyre 2 punonjës të OSHEE, nën hetim një polic! Në kërkim organizatorja
//ReportTv.al