Shtetet e QUINT-it (SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia) kanë reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE, shtetet e QUINT-it dënojnë veprimin e Kosovës për t’u futur me forcat speciale në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës
“Vendimet e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjeve tona për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të tërhiqen menjëherë dhe t’i ulin tensionet, si dhe të koordinohen me EULEX-in dhe KFOR-in. Ne i dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan”, thuhet në njoftimin e shteteve të QUINT-it.
Gjithashtu, ato kanë shprehur shqetësimin lidhur me vendimin e Serbisë “për ta rritur nivelin e gatishmërisë së forcave të armatosura në kufi me Kosovën, dhe u bëjmë thirrje palëve për përmbajtje maksimale dhe që të shmangin retorikën nxitëse”.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri, SHBA dhe BE: Kosova të ndalë veprimet e dhunshme, do ketë pasoja! Kurti e Osmani: Mbrojmë integritetin territorial të vendit
SI.E./ReportTv.al