Anthony Blinken, Vjosa Osmani dhe Josep Borrell

Tensionet në veri, SHBA dhe BE: Kosova të ndalë veprimet e dhunshme, do ketë pasoja! Kurti e Osmani: Mbrojmë integritetin territorial të vendit

26 Maj 2023, 19:33| Përditesimi: 26 Maj 2023, 23:09

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë dënuar ashpër situatën e krijuar nga veri të Kosovës gjatë ditës së sotme ku ka pasur përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve për shkak se kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të Kosovës kanë tentuar të hyjnë në ndërtesat komunale.

SHBA-të i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të heqë dorë nga provokimet. Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken i ka bërë thirrje Kurtit që të ndalojë menjëherë masat të cilat sipas SHBA-ve kanë qenë të dhunshme dhe të përqendrohet në procesin e dialogut me Serbinë.

”I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”- shkruan Blinken. 

Një reagim të ashpër për Kosovën pati edhe nga Bashkimi Europian ku kërkohet që merren veprime të menjëhershme për të ulur tensionet duke nënvizuar se BE nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm provokues.

“Bashkimi Evropian dënon fuqishëm përplasjet në mes të Policisë së Kosovës dhe protestuesve në veri të Kosovës, të iniciuara nga përpjekja e kryetarëve të sapozgjedhur që të hyjnë në objektet komunale. I dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX-it. EULEX duhet të lejohet të kryejë mandatin e tij paqësisht. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të shtensionuar situatën dhe të rivendosin qetësinë menjëherë. BE-ja s’do të pranojë asnjë veprim të mëtejmë të njëanshëm apo provokues dhe ruajtja e paqes dhe siguria në terren duhet të jenë prioritet”, thuhet në reagimin e BE-së.

Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani të cilët theksojnë aksioni i forcave speciale në veri të Kosovës ka qëllim garantimin e stabilitetit dhe të integritetit territorial të vendit.

Në të njëjtën linjë me SHBA-të kanë qenë edhe vendet e QUINT-t që i kanë bërë thirrje Kosovës që të tërheqë forcat speciale në veri të Kosovës dhe të distancohet nga çdo akt që cënon stabilitetin dhe paqen.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar edhe vetë presidentja Vjosa Osmani e cila ka shkruar se efektivët e policisë së Kosovës po bëjnë detyrën duke mbrojtur integritetin territorial të vendit kundër bandave të drejtuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Të premten kryetarët e rinj të komunave në Leposaviç, Zubin-Potok dhe Zveçan tentuan të hynin në objektet komunale, një ditë pas betimit, por u përballën me qytetarë serbë që bllokuan hyrjet e objekteve komunale. Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë protestuesit, ndërsa të paktën dy kryetarë mësohet të kenë hyrë në objektet komunale.

Ora 22:05
Kurti: Policia e Kosovës është angazhuar në veri, sipas detyrës zyrtare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia, për të diskutuar në lidhje me situatën në vend, thuhet në një njoftim nga Zyra e Kryeminisrit të Kosovës. Ky takim pasoi zhvillimet në veri të Kosovës, gjatë të premtes, më 26 maj, kur policia e Kosovës asistoi hyrjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të komunës së Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit. Grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.

“Kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim”, thuhen në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Kurti.

Gjithashtu thuhet se kryeministri Kurti, në taim me komandantin e KFOR-it, Ristuccia, theksoi se “kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa”.

Ndaj zhvillimeve të së premtes në veri të Kosovës, kanë reaguar zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së , të cilët kanë dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të masave të dhunshme./REL

Ora 22:01
Shtetet e QUINT-it në linjë me SHBA: Dënojmë veprimin e Kosovës për t’u futur me forcë në zyrat e komunave në veri

Shtetet e QUINT-it (SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia) kanë reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE, shtetet e QUINT-it dënojnë veprimin e Kosovës për t’u futur me forcat speciale në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës

 “Vendimet e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjeve tona për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të tërhiqen menjëherë dhe t’i ulin tensionet, si dhe të koordinohen me EULEX-in dhe KFOR-in. Ne i dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan”, thuhet në njoftimin e shteteve të QUINT-it.

Gjithashtu, ato kanë shprehur shqetësimin lidhur me vendimin e Serbisë “për ta rritur nivelin e gatishmërisë së forcave të armatosura në kufi me Kosovën, dhe u bëjmë thirrje palëve për përmbajtje maksimale dhe që të shmangin retorikën nxitëse”.

Ora 19:48
Blinken dënoi veprimet e policisë së Kosovës në veri, reagon Osmani: Po mbrojmë integritetin territorial siç e përcakton kushtetuta

1677661307_VjosaOsmani.png

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deklaratave të sekretarit të DASH, Athony Blinken i cili dënoi ashpër aksionin e policisë në veri të Kosovës dhe i bëri thirrje Kurtit të tërhiqet nga provokimet.

Osmani shkruan se veprimet e policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale dhe bandave kriminale të Vuçiçit në veri të Kosvoës janë legjitime dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës). Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë. Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!”- shkruan Osmani në facebook.

Ora 19:42
DASH paralajmëron pasoja në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kosovës pas tensioneve në veri të vendit

1679333289_adash.JPG

Në një reagim të bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me veprimet e forcave speciale të Kosovës për të futur kryetarët e zgjedhur në ndërtesat komunale, thuhet se ky do të ketë pasoja në marrëdhëniet SHBA-Kosovë.

Më tej, theksohet se këto veprime kanë përshkallëzuar tensionet në mënyrë të panevojshme dhe i bëhet thirrje Albin Kurtit që të ndryshojë të gjithë kursin e tij të politikave dhe që të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim që mund të ndezë tensionet dhe të nxisë konflikt në rajon.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të ashpër dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”, thuhet në reagim.

Ora 19:12
BE thirrje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës: Nuk do pranojmë asnjë provokim të mëtejshëm, prioritet ruajtja e paqes

1684945298_bashkimievropian.JPG

Pas SHBA-ve edhe BE ka reaguar ashpër ndaj tensioneve të ditës së sotme në veri të Kosovës pasi kryetarët e rinj të komunave të Zubin Potokut, Zveçanit e Leposaviçit tentuan të futen në zyrat e tyre.

BE dënon fuqishëm përplasjet në veri dhe ka bërë thirrje që të bëhen përpjekje për të ulur tensionet ndërsa ka nënvizuar se nuk do të tolerojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm apo provokues.

“Bashkimi Evropian dënon fuqishëm përplasjet në mes të Policisë së Kosovës dhe protestuesve në veri të Kosovës, të iniciuara nga përpjekja e kryetarëve të sapozgjedhur që të hyjnë në objektet komunale. I dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX-it. EULEX duhet të lejohet të kryejë mandatin e tij paqësisht. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të shtensionuar situatën dhe të rivendosin qetësinë menjëherë. BE-ja s’do të pranojë asnjë veprim të mëtejmë të njëanshëm apo provokues dhe ruajtja e paqes dhe siguria në terren duhet të jenë prioritet”, thuhet në reagimin e BE-së.

Në fund, BE-ja ka përsëritur se “zgjedhjet e fundit në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjate për komunat e përfshira”.

“Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes dialogut të vërtetë ndërmjet të gjitha palëve kryesore të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së”, thuhet më tej.

Ora 19:04
Blinken reagon ashpër për tensionet në veri të Kosovës: E dënojmë ashpër aksionin e qeverisë, Kurti të ndalojë menjëherë masat e dhunshme

1681592315_blinken.JPG

Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të ndalojë masat e dhunshme në veri të Kosovës për të futur në ndërtesat e komunave kryetarët e rinj dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE.

”E dënojmë fuqishëm aksionin e policisë së Kosovës në veri të vendit që po shkakton tensione. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar ai ndër tjerash.

Ora 17:13
Përplasjet në veri të Kosovës, senatori amerikan: Jam i befasuar, Kurti të ndalë menjëherë provokimin

Senatori amerikan Chris Murphy i cili këtë javë ishte në vizitë zyrtare në Kosova tha se është i habitur për ngjarjet e ditës së sotme në veri të vendit ku ka patur përplasje mes serbëve dhe efektiviëve të policisë së Kosovës të cilët shoqqëruan në zyrë kryetarët e rinj të komunave.

Murphy tha se në takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti ditë më parë, ky i fundit nuk i ka folur për një plan të tillë nga ana e institucioneve të Kosovës.

“Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam zënë totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”-thuhet në reagimin e senatorit amerikan.

Ora 17:03
SHBA reagon ashpër ndaj Kosovës për dhunën në veri: Dënojmë veprimet e policisë për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të vendit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër ndaj aksioneve të policisë për të futur në ndërtesat komunale kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të Kosovës. Në një postim të bërë në twitter, ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier ka shkruar se masat e dhunshme të marra ditën e sotme duhet të ndërpriten menjëherë.

"Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë", ka thënë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në lidhje me ngjarjet e sotme në veri ku tre kryetarët e rinj shqiptar në pjesën veriore të vendit nisën punën nga objektet komunale.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • aleksadros: 27/05/2023 05:22

    Bolle e perkedhelet Serbin

    Përgjigju
  • Iris: 27/05/2023 05:09

    /Mos provokoni,ruani paqen/!!-Ky eshte gramafoni i prishur i BE dhe SH.B.A qe perserit te njejtin avaz sa here qe Kosova perpiqet te vendose rregullin dhe pranine e shtetit ne nje zone qe do t'a krahasoja me Lazaratin per nga sjellja,vetem droga mungon.Serbia ka mesuar te luaje telat e te dyve dhe e di se ku qendron pika e dobet e tyre-Cdo gje shkon,vetem lufte mos behet,vetem sherr te mos kete.Dhe ja ku jemi ne nje status quo pa fund e pa zgjidhje. Shoqerimi me forca te armatosura te zyrtareve te rinj per te marre detyren ne mes te nje turme ekstremistesh nacionaliste serbesh qe nuk i pranojne me kujtojne shoqerimin me polici te atyre nxenesve dhe studenteve zezake qe ishin te paret qe hapen rrugen e integrimit ne shkollat e kolegjet amerikane ne /Deep south/ ne kohen kur po luftohej kunder segregimit.Jugu akoma vuan nga mendesite,por pa ata police e pa ata studente,sot akoma ne ate pjese te vendit do te vazhdohej me shkolla vec per te bardhe e vec per zezake,ne mes te tjerave.Ndoshta z.Blinken dhe koleget e tij e mendojne kete histori si nje fenomen te brendshem,por historite ngjajne.Kosova po perpiqet te beje te njejten gje-integrim.Ne kete rast behet fjale per integrim territori,administrate e popullate.A ishte provokim atehere hyrja e studenteve zezake ne shkollat /vetem per te bardhe/ dhe mbrojtja e tyre me federale? -Per supremacistet e bardhe ishte,mjafton te shikoni xhirimet e kohes si reagojne.A eshte provokim per serbet e veriut marrja e detyres se ketyre administratoreve te rinj dhe shoqerimi per mbrojtje i tyre me police?-Sigurisht qe eshte,shikoni reagimet e tyre.A u terhoq qeveria amerikane nga keto reagime,a e ndaloi integrimin?-Jo! Atehere pse duhet te terhiqet qeveria kosovare se na u lendokan disa ekstremiste nacionaliste antishqiptare serbe??!!

    Përgjigju
  • Eulopa dhe Lopçarët: 27/05/2023 00:57

    Çfarë ka për t'u habitur këtu?! Ne jemi të vegjël dhe komb i vogël. Nuk na llogarit njeri po nuk llogaritëm vetën. Të mëdhenjtë interesat ekonomike të tyre i kanë në Serbi dhe Rusi. E kur vjen puna për xhepin e tyre dinë të mbajnë anën e interesave. Ashtu si përkëdhelin ushtarin e Sheshelit, sot president i Serbisë, do të bëjnë nesër edhe me ndonjë ushtar të Prigozhinit, që do të jetë nesër president i Rusisë. E harruat si Grenelli e dërgoi në shtëpi Kurtin, sepse nuk ia bind interesave të tij? Ja pra, kjo është demokracia që na zbatojnë në këto anë. Mjafton që ta mbash mirë me të mëdhenjtë e pastaj ata të lënë dorë të lirë të vjedhësh shqiptarët deri në palcë. E ata nuk e kanë për turp të punojnë me Belerin, Salinjt, Metat, Ramat, Vuçiçin. Gjithë ky korrupsion e trafikantë open ballkanas dhe byrokratët politikë, që vendet e punës i kanë gjetur me mik, na flasin për seksin e engjëjve dhe na kujtojnë se ne jetojmë si dashamirësi e tyre. E kështu rinia detyrohet të braktisë vendin, ashtu si i dëbonte Serbia dikur shqiptarët nga Kosova. ps Sa për Serbinë, ajo pret që EU-USA të bëhen lesh e li sipas budallallëkut të tyre dhe me ndihmën e Kinës dhe Rusisë të fillojë spastrimit të shqiptarëve. Për këtë gjë punon edhe kushëriri i serbëve në qeverinë e Tiranës, bashkë me burrin e Slobodankës dhe Monës. Kur presidenti i Austrisë ishte në Tiranë, ajo e Greqisë ia mbathi me vrap në Beograd. Në të njëjtën kohë!

    Përgjigju
  • franci: 26/05/2023 22:29

    Ku pyesin kafshet Osmani Kurti dhe qiveria kukull per SHBA.....

    Përgjigju
  • Shkodra: 26/05/2023 21:34

    Ska njeri me negativ se kurti . Vetem konflikte e trazira do

    Përgjigju
    • Kistra: 27/05/2023 14:20

      Shkodra, Kurti trashigoi nje situate shume komplekse e te veshtire ne Veri. Ai o duhet te beje kete qe po ben, ose duhet te largohet. Pra gjendja atje nuk mund te shpjegohet me nje fjale goje.

    • Arbëri: 27/05/2023 00:49

      Ti ord i verbuar shqiptarë je , e shite b… për 50 lek o i marr

  • Igor: 26/05/2023 21:29

    ky zoteri Blinken nga frika prej Vucicit se po i ofrohet Rusise viktimen e ben shkaktare te tensionit ne veri te Kosoves por ne te vertet e din se kush eshte fajtori por nuk guxon ta thote te verteten jo vetem Blinken por e gjith BE .

    Përgjigju
  • Alb: 26/05/2023 20:53

    Jepi kurti.

    Përgjigju
    • Like: 26/05/2023 22:07

      A ka byth kurti? Po kur te terhiqet si do thone, largpames?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?