‘Shteti Bektashi’, Rama nga SHBA: Do e votojmë konform Kushtetutës! Janë si komunitet jetim, thesar që s’do e lëmë të tretet

25 Shtator, 15:37| Përditesimi: 25 Shtator, 18:32

  • Share

SHBA- Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama ka folur për idenë e krijimit të Shtetit Bektashi në vendin tonë, që ka nxitur mjaft reagime. Kreu i qeverisë iu përgjigj kritikëve nga një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Amerikë, duke thënë se ka dëgjuar shumë çudira, ndërsa Urdhrin e Bektashinjve e quan një pasuri për kombin tonë.

“Ajo që mund t’iu them është se prej kaq shumë vitesh sa unë jam në këtë vorbull publike, jam mësuar që kur them diçka të re ose kur flas për një projekt të ri, dëgjoj shumë çudira, po si këtë herë, asnjëherë. Këtë herë kam dëgjuar dhe kam lexuar çudira të jashtëzakonshme, por gjëja që më ka habitur më shumë është që çfarë padije e jashtëzakonshme ekziston për Urdhrin e Bektashinjve. Unë shumë miqësisht do ju sugjeroja të gjithëve që të lexojnë dhe të informohen për Urdhrin e Bektashinjve. Çfarë përfaqëson në historinë e kombit tonë, çfarë roli ka pasur në fatet e kombit tonë dhe çfarë pasuri e madhe është për kombin tonë. Unë personalisht janë katolik, nuk janë mysliman, kam pas fatin që ta kem gruan myslimane, gjysmën më të mirë, kuptohet. Dy kalamaj i kemi ortodoks, sepse kështu i kemi pas ndërmarrjet e përbashkëta në të kaluarën. Në ndërmarrjen tonë të përbashkët kemi një çun, 10 vjeç do ta vendosi vet. Mund të thotë do bëhem budist, është në të drejtën e vet. Kështu që në këtë aspekt, të më thuash mua shtet islamik, po flet me një pjellë të imagjinatës, por jo me mua, e para”, tha Rama.

Kryeministri thotë që komuniteti i bektashinjve, me qendër në Tiranë, është një pasuri kombëtare që duhet ruajtur e një thesar që nuk duhet lënë të tretet. Për të gjithë ata që kanë dalë kundër kësaj ideje, kryeministri tha se do duhet të informohen se çfarë roli ka pasur Urdhri i Bektashinjve në fatet e kombit tonë.

E dyta, thënë kjo për çfarë përfaqëson Urdhri i Bektashinjve në historinë tonë si pasuri historike e kulturore patjetër që ky është një nga katër komunitetet. Janë edhe tre komunitete të tjera. Është komuniteti mysliman, është komuniteti i krishterë ortodoks dhe është komuniteti katolik. Tani çfarë i bashkon këto të treja dhe i ndan, po ta shikosh? Këto të treja janë pjesë e tre komuniteteve shumë të mëdha të shtrira në të gjithë dynjanë, ndërkohë ky tjetri është një “komunitet si jetim”, sepse është një komunitet që e ka qendrën e vet botërore në Shqipëri dhe këtë as e kam bërë unë, e ka. Atëherë këto të tre të tjerë kanë jetën e tyre, kanë hapësirën e tyre shumë të madhe, kanë rrugën e tyre të sigurt sepse kanë mundësinë të marrin mbështetjen nga të katër anët, siç e kanë marrë dhe siç e marrin dhe siç do e marrin dhe e kanë të ardhmen e garantuar apo jo.

Ky tjetri është një komunitet, është një urdhër që mbahet me mundime të mëdha dhe që e ka kapacitetin e rrezatimit shumë të ulët, për shkak se kaq fuqi kanë. Tani, kemi ne interes kombëtar që ta ruajmë këtë pasuri, apo t'i lëmë fatit edhe po ju them unë, për pak dekada do të ketë njerëz të zakonshëm që do t’i përkasin për shkaqe historike, por nuk do të ketë më një sistem me të gjitha figurat që duhet të ketë në çdo vend etj. Nuk do të ketë më sepse fuqia dhe mundësia për ta prodhuar brezin tjetër e brezin tjetër nuk është. Të tjerët i shkollojnë imamët, i shkollojnë priftërinjtë në plot vende të botës, nuk ka asnjë problem. Janë gjithmonë e më të shkolluar, ikin atje, shkollohen, vijnë e vazhdojnë. Po ne? Ku do t’i shkollojmë? Si do t’i garantojmë vazhdimësinë e mbi të gjitha çfarë do të thotë që të krijohet një entitet sovran? Do të thotë që statusi i këtij Urdhri të ngrihet në një nivel maksimal dhe të ketë një rrezatim përtej atij perimetri të pronës së vet sepse janë në pronën e tyre ata, aty është prona e tyre, i kanë pasur denbabaden, ua mori komunizmi siç ua mori të gjithëve dhe e kanë prapë ata. Ky është në status si një përfaqësi diplomatike. Çfarë do të ndodhë tani? Shtet islamik brenda një shteti islamik? Çfarë janë këto muhabete kështu?

Rama tha se jetësimi i këtij projekti kërkon kohë, duke garantuar se diskutimet jo vetëm do të jenë shteruese, por procesi do të kalojë në të gjitha hapat e nevojshme parlamentare dhe konsultimi publik.

"Shqipëria ka një Kushtetutë dhe ti e di shumë mirë dhe në bazë të Kushtetutës dhe mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare ne do të votojmë një proces që do të jetë konform Kushtetutës dhe konform ligjeve ndërkombëtare, pa asnjë diskutim, sepse kjo nuk është një gjë që e thashë unë dhe u bë. Kjo ka një proces, do të diskutohen gjërat, do të shihen të gjitha aspektet legjislative dhe pastaj në fund, unë besoj që do të triumfojë arsyeja", vijoi Rama. 

Ideja për krijimin e një ‘Vatikani’ për Bektashinjtë në zemër të Tiranës u bë publike pak ditë më parë nga një intervistë e kryeministrit Edi Rama bashkë me Baba Mondin për New York Times. Nëse merr aprovim nga parlamenti, ky minishtet do të ketë sipërfaqe te pakten 11 hektarë (pra vëtëm mbi prona që është toka e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane) kufijtë e vetë, pasaportën e tij dhe shërbimin e vetë sekret.

Bektashinjtë janë një rrymë brenda myslimanizmit, të quajtur sufi shiit i themeluar në shekullin e 13-të në Turqi, por tani me qendër në Shqipëri. Bektashinjtë e zhvendosën selinë e tyre në Tiranë nga Turqia gati një shekull më parë pasi Mustafa Kemal Ataturkut, babait themelues i Republikës Turke, mbylli operacionet e tyre. Rreth 116 mijë  shqiptarë u deklaruan bektashinj sipas censit të fundit.

Ora 18:31
Rama- shqiptarëve të Amerikës: Sot e keni kokën lart kur thoni se jeni nga Shqipëria

 

Në një takim me shqiptarë të diasporës në SHBA, kryeministri Edi Rama tha se ata që jetojnë jashtë mund ta kuptojnë më mirë se kushdo tjetër ndryshimin e madh që ka pësuar vendi.

“Çdokush që jeton jashtë sot e ka kokën lartë kur thotë jam nga Shqipëria sepse reagimi është pozitiv dhe sot është shumë kollaj që të takosh kudo njerëz që të thotë se ishin ose kanë dëshirë të shkojnë në Shqipëri për ta vizituar Shqipërinë”, tha Rama nga Nju-Jorku.

“Ndërkohë që objektivi jonë strategjik është që brenda kësaj dekade, ne të jemi gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, çka do të ishte një arritje historike dhe një kapërcim i jashtëzakonshëm historik sepse përfundimisht do të linim të shkuarën mbrapa dhe do të rreshtoheshim si të barabartë me të gjithë ato vende që deri dje i kemi parë nga larg edhe pastaj e kemi arritur individualisht, por gjithmonë kemi parë nga poshtë - lartë kur vjen fjala për raportin shtetëror”, vijoi ai.

Ora 15:53
‘Plan serb’, Rama ironi me kritikët për ‘Shtetin Bektashi’: Lexoni Naim Frashërin, nuk qe agjent i Soros, as i blerë nga Vuçiç

Me ironi iu është përgjigjur kryeministri Edi Rama kritikëve për idenë për krijimin e Shtetit Bektashi në vendin tonë. Rama tha se duhet të lexojnë dhe informohen më shumë mbi rolin që ka pasur komuniteti Bektashi për fatin e kombit tonë, ndërsa të gjithë kritikëve u sugjeroi që leximin ta nisin nga veprat e Naim Frashërit. Me ironi, Rama tha se edhe Naimi ishte agjent i Soros.

Pa e përmendur me emër, Rama ironizoi edhe deklaratat e Sali Berishës, i cili ka thënë se ky është një plan serb. 

“Natyrisht që është normale të ketë diskutime, është normale të ketë shqetësime etj, por ajo që është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht, por në rastin konkret është më shumë për të qarë sesa për të qeshur sepse flasim për një gjë shumë të rëndësishme, është që nuk çfarë nuk fantazohet. Thonë që ky është një plan i Serbisë që të bëhet shteti këtu e pastaj të bëhet një shtet ortodoks në Kosovë. Çfarë idiotësie.

Ndërkohë që komunitetet fetare të tjera e kanë të gjithë sistemin e tyre, e kanë global, kanë qendrat e tyre. Si do bëhet kjo? Në çfarë forme do të ndodhë kjo? Kjo nuk është kështu që hajde se jemi ne disa njerëz e po bëjmë një shtet. Kjo është kështu siç po ju them unë, por që të kuptohet mirë biseda, unë do t’ju sugjeroja kujtdo ndër ju që është i interesuar dhe kujtdo tjetër që është i interesuar, të hapë librat e historisë së Urdhrit Bektashi, duke filluar nga Naim Frashëri. Nuk besoj se ka qenë agjent i Soros-it, nuk e besoj, por edhe mund të ketë qenë. Unë nuk e besoj se ka punuar për Soros-in Naim Frashëri, nuk ma ha mendja që të ketë qenë i blerë nga Vuçiç. Edhe mund ta ketë blerë që atëherë, por unë nuk e besoj. Ta fillojnë nga Naim Frashëri e të shohin pastaj gjithë si ka rrjedhur historia e këtij Urdhri dhe pasi ta lexojnë do kuptojnë që këtu bëhet fjalë për një pasuri kombëtare, këtu bëhet fjalë për një thesar që ne nuk mund ta lëmë që të tretet. Kaq e thjeshtë është kjo! “Jo po se po të bëhen këta kështu, atëherë do duam dhe ne”. Po çfarë doni ju? Po çfarë do duan këta të tjerët? Të gjithë i kanë qendrat e tyre, disa kanë një, disa kanë disa, ortodoksët kanë qendrat e tyre, janë të ndara sipas zonave të tyre. Fan Noli krijoi Kishën Autoqefale, por nuk tha “Hajde se po e bëjmë shtet më vete” pikërisht për faktin se Kisha Autoqefale Shqiptare ishte pjesë e gjithë rrjetit.

Pjesa e komunitetit mysliman ka gjithë ato referenca dhe për këtë arsye ka dhe gjithë ato mbështetje që i merr, kurse këta janë si jetimë dhe janë jetimët e Shqipërisë, nuk janë as të një shteti e as të një shteti tjetër.

Tani ne Shqipëria, duhet ta lëmë që këta jetimë, në sensin që nuk kanë asnjë lidhje me fuqitë e tjera. Tempulli i tyre, për të ndërtuar tempullin e tyre kam kërkuar unë nga qeveria që të japin një financim. Nuk kanë ata shtete të tjera që i mbështesin, por ama të mos harrojmë që është një Urdhër që ka njerëz në të gjithë botën dhe jo thjesht shqiptarë, ka lloj-lloj. Është një qasje e islamit që ka disa nuanca të vetat etj. Kundërshtia me çdo çmim! “Nuk ka rëndësi se çfarë thotë. E thotë Edi Rama? Nëse e thotë Edi Rama, po e tha ky kjo është tradhti”. Edhe si përfundim, Naim Frashëri është agjent i Soros”, tha Rama.

Kryeministri nga një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Amerikë tha se procesi për krijimin e Shtetit Bektashi do jetë konform Kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare

“Shqipëria ka një Kushtetutë dhe ti e di shumë mirë dhe në bazë të Kushtetutës dhe mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare ne do të votojmë një proces që do të jetë konform Kushtetutës dhe konform ligjeve ndërkombëtare, pa asnjë diskutim, sepse kjo nuk është një gjë që e thashë unë dhe u bë. Kjo ka një proces, do të diskutohen gjërat, do të shihen të gjitha aspektet legjislative dhe pastaj në fund, unë besoj që do të triumfojë arsyeja. Në këtë gjë po ju them ka vetëm të mira, çdo gjë mund të ketë ato të vetat, por në këtë gjë unë nuk shoh asnjë gjë që mund të thuash “jo po se kjo”. Asnjë, zero, që të mos flas për të mirat e tjera që sjell për Shqipërinë e për shumë e shumë gjëra nga pikëpamja e vizibilitetit, nga pikëpamja e interesit, atraksionit etj. Le të mos flasim për këto. Po flas vetëm për interesin tonë kombëtar dhe për trashëgiminë tonë historike, kulturore kombëtare”, përfundoi Rama.

Ora 15:45
Vota e diasporës, Rama me shqiptarë në SHBA: Pas shumë vitesh përpjekje do votoni në zgjedhje! Ja si funksionon

Nga një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare në SHBA, kryeministri Edi Rama foli edhe për votën e diasporës që pritet të implementohet për herë të parë në zgjedhjet parlamentare 2025. Rama tha se vota e diasporës u realizua pas shumë vitesh përpjekje, ndërsa u ndal edhe në detaje duke shpjeguar se si do të funksionojë.

“Një fakt që tashmë është i vulosur në ligjin e Kuvendit të Shqipërisë, në fund pas shumë vitesh përpjekje nga ana jonë, por në rastin e ligj zgjedhjeve duhet një shumicë më e madhe sesa shumica që ne kemi pasur në dispozicion dhe falë edhe një presioni pozitiv më të organizuar dhe më të ndjeshëm në Tiranë të vetë përfaqësuesve të Diasporës, ne tani e kemi këtë ligj dhe patjetër që të gjithë shqiptarët që janë jashtë dhe që kanë dëshirë të marrin pjesë në procesin zgjedhor kanë të drejtën dhe kanë mundësi të votojnë përmes një sistemi të thjeshtë besoj, që s'është si këtu në Amerikë, ku për të votuar duhet të regjistrohesh dhe pastaj, në momentin që regjistrohesh, në rastin e këtij sistemi që ne kemi, të vjen zarfi, ti aty brenda ke fletën e votimit, shënon në kutinë që dëshiron, shprehjen e vullnetin tënd, mbyll zarfin dhe e poston mbrapsht.

Në sistemin tonë vota shkon aty ku ke vendbanimin e regjistruar në Shqipërisë, pra aty ku figuron në listën e zgjedhësve. Në rast se do të shkoje fizikisht dhe numërohet si pjesë e votave të atij qarku ku bën pjesë bashkia, nga ku buron emri yt si rezident në Shqipëri, pra në atë adresë ku je i regjistruar në Shqipëri dhe ku ke vendbanimin”, tha Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • The head: 26/09/2024 09:08

    Krim i pafalshem, thike pas shpine jo vetem votuesve te PS, por gjithe shqiptareve. Kam menduar sinqerisht se te pakten per sa i perket patriotizmit ishe ndryshe, por dole njelloj si Berisha dhe Meta. Perfundimisht e gjitha klasa politike shqiptare eshte nje bande kriminelesh qe e shesin Atdheun per interesat e tyre. Ky propozim perben veper pénale !

    Përgjigju
  • Iris: 26/09/2024 03:04

    Patriarkana ortodokse ka status te vecante si institucion qe perfaqeson nje besim,por nuk eshte shtet i pavarur brenda shtetit dhe Vatikani ka statusin e shtetit fale Musolinit,por shteti papal ishte shtet njelloj sic ishin te gjithe minishtetet qe perbenin Italine.Mos krahaso bektashinjte me statusin e asnjerit prej ketyre.Mjafton statusi /Kryegjyshate boterore/ qe te percaktoje statusin e tyre,nuk kane nevoje per asgje tjeter.

    Përgjigju
  • Ska problem: 25/09/2024 22:55

    Nuk jane vetem personat qe nuk te votojne ty dhe partine tende por dhe antare dhe drejtues qe te votojne ty . Kjo do te perfundoje si nje inicjative ,ose ti po ben nje loje qe do te ndezesh ballkanin nje pyetje gjate qendrimit tend ne OKB ke dorzuar ndonje kerkese per njohje te republikes se bektashijve pa marre miratimin e presidentit ??? dhe nuk e prite kete reagim nga populli . A po ndjen rrezikun qe nderkombtaret nuk te kane me ne planet e tyre per ndonje post ne KE apo NATO . Pate dy takime i pari me Erdogan dhe i dyti me ndermjetsimin e Al Alabarit . Kjo per shume persona eshte shaka por disa eshte bombe atomike per kombin tone

    Përgjigju
  • Hamit: 25/09/2024 21:16

    O SOT. O KURR PLUMBIN KETIJ FELLIQESIRE. PASKAN MBARUAR TRIMAT NE KETE VEND.

    Përgjigju
  • Nebi: 25/09/2024 21:09

    Nese kjo nisme behet per kontributin e Frashellinjeve si rilindas, hiqni nga korrniza apo fshini kontributin e Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Isa Boletitit,Dom N.Kaçorrit e shume e shume ririndas e kontribues aktive te tjere,te cilet krijuan shtetin europian shqiptar,e jo siç e kerkonin vellezerit Frasheri te krijonin shtetin shqiptar me alfabetin arab.Te krijosh shtet brenda shtetit, per ate qe me te drejte Olsi Jazexhi i cilesoi si bashkepuntore te jeniqereve,te cilet per shkak te pakenaqesive brenda perandorise osmane sulltan Abdyl Hamidi,i shperbeu rreth vitit 1870,e ne petfundim del se ato ne fundin e perandorise osmane nuk u persekutuan per fe, por per pushtet. Shtroget pyetja .. a na duhet nje shtet brenda shtetit per nje tarikat si dhjetera tarikate apo nendege te tjera fetare ne Shqiperi dhe çfare te mire i sjell popullit te vuajtur Shqiptar ky shtet tarikat?

    Përgjigju
  • Altin: 25/09/2024 21:04

    Ky si ato ku.. nje dit behet katolik nje dit ortotoks nje dit Muslimen bektashi kishte ngelur pa u ber. Turp per nje kryeminister. Por duhet par se mund te jet bler ose shantazhuar.

    Përgjigju
  • Tirona: 25/09/2024 20:39

    Na je shpif si krijes o të q* ropt o Rame. Gabim tmodh paskam bo që kam votu PS. Në P* somës do shkoni kte herë.

    Përgjigju
  • Slavonia: 25/09/2024 20:06

    Sllavt kontrollojne ramen! Na e futen perseri, me vjen keq po tironsit Jane specie ne zhdukje apo Jane zhduk se di

    Përgjigju
  • Informim: 25/09/2024 20:02

    Bektashinjte jetime pse nuk financohen nga te huajt?! E para, kane te drejta si 4 komunitetet e tjera fetare, sepse kane nenshkruar nje marreveshje me shtetin. E dyta, marrin ndihme simbolike vjetore, me nje status te posacem, duke qene kryegjyshate boterore. E treta, kthejuni pronat qe iu takojne, pa matrapazlleqe nga asnjera pale qe jep apo merr, dhe iu keni kthyer bazen ekonomike per te ushtruar misionin. E katerta mos te perdoret ky komunitet per qellime kontrastimi, sa nga nje shtet apo nje tjeter, ne emer te te qenurit “jetim”.

    Përgjigju
  • Hadi: 25/09/2024 19:42

    Po nga na ra kjo rrufe ne qiell te paster. Po c'i kemi bere Perendise ne te shkretet qe na ve mbi krye keta psikopate?

    Përgjigju
  • sali: 25/09/2024 19:30

    Shume sakte bravo te qofte,PO NE SHQIPTARET E TRU SHPELARET KOSOVARE CDO GJE PO TE BEHET NE SHQIPERI QOFTE DHE NJE PARK LOJRASH CFARE INSINUATA NUK KRIJOJME CFARE INTRIGASH NUK FUTEN NGA MBRAPA E THERASIN TE THUASH TEK KETA ESHTE PJELLE PATRIOTIZMI E SHYQYR QE JANE SE DO ISHTE SHKRIRE SHQIPERIJA,kJO SHQIPERI QE NA KA DHENE FYTYRE NE SHQIPTARE KA MERITEN E NJE NJERIU QE QUHET EDI RAMA

    Përgjigju
  • Mahmut: 25/09/2024 18:53

    O idiot do perfundosh si yt ate kodosh i vogel

    Përgjigju
  • Kushtetuta: 25/09/2024 17:48

    Neni 1 1. Shqipëria është republikë parlamentare. 2. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. Ja cfare thote kushtetuta. Po gjigandi me shumice votash mbase e ndryshon se te gjithe e kane bere lecke kushtztuten dhe krijon nje shtet te ri ne mes te shtetit shqiptar.

    Përgjigju
  • Vlora: 25/09/2024 17:35

    Komunizmi nuk mori asnje cm toke, por e shtetezoi token. Pronen private e kthehu ne prone shtetrore qe i takon popullit. Asnje tapi nuk u dogj por u ruajt ne arkiven e shtetit. Ishte brezi jot o Rama pas 1991 qe vodhen gjithcka dhe jua moret tokat ish pronareve. Sa turp qe genjeni kaq hapur.

    Përgjigju
  • Nexho Shaban Nexhi: 25/09/2024 17:27

    Jepja ne surrel o sulltan. Shqiperia eshte e shqiptarve.

    Përgjigju
  • OKB: 25/09/2024 16:47

    Ne fakt, nga 1000 halle qe ka populli shqiptar, ky eshte shqetesimi kryesor!

    Përgjigju
    • Zoni: 25/09/2024 17:05

      Ekzakt. Sipas liderit gjigant cdo komunitet duhet te kete nje shtet. Pas ketij komuniteti Rom duhet qe te krijoje edhe ai shtetin e vet. Edhe ortodokset greke ti bashkohen shtetit ame sipas te njejtes llogjike. Dhe shqiperia mbetet vetem ne Surrel.

  • Toni: 25/09/2024 16:23

    E do qe te shpetoje nga Spak. Nuk te lene amerikanet pa te futur brenda , sado te perpiqesh.

    Përgjigju
  • o trap: 25/09/2024 16:23

    je ne terezi ti mo

    Përgjigju
    • Lushi: 26/09/2024 04:00

      C'lidhje ka islami me bektashinjte, apo s'ke ku shfryn islamofobine? Bektashinjtw jane fe me vete, quhet feja bektashije. Mos ngaterro qellimisht.

    • Lushka: 25/09/2024 17:01

      Shtet islamik Shqiperia!? Pse ne jemi shtet islamik? Per zotin se dija. Un e di qe ne jemi shum besime fetare edhe pjesa me e madhe e ze islami. Katolike ortodoksa spaska far eketu me demek. Ah mjere ky popull cfare po heq. Gjej nga rruga fut ne administrate gjej nga reuga e dil ne deklarata shtypi. Kur do behet ky shteti islamik more te marr pasaporten edhe un... mbase gjej zotin aty brenda edhe i shpreh ndonje deshire per edi ramen...

  • Pensionisti: 25/09/2024 16:16

    Askush nuk thote qe eshte plan Serb, Amerikane apo Izraelit pervecse njerezve me te meta te theksuara ne edukim apo qe duan te bejne politike. Ju kapeni pas ketyre komenteve per te shfajesuar injorancen tuaj PERSONALE apo per te mbuluar nje gafe mediatike. Te gjithe njerezit intelektual shumica derrmuse te majte me ide politike jane shprehur kundra. Ti je piktor me edukim dhe kryeminister me detyre shtetrore. Merru me pikturen dhe politiken lere fene me jane se ka kush merret me te. Kush ta dha ty te drejten te futesh hundet? E ke katranosur kete gje dhe eshte turp te te degjojme. PS te marre masat se po na vjen turp qe e kemi kryetar.

    Përgjigju
  • Sir: 25/09/2024 16:08

    Talle vandakun me kete popull talle, se ne fakt nje si ty meriton

    Përgjigju
  • Sulltan Salepi: 25/09/2024 15:57

    Mire e ka sulltani. Duhet nje minishtet ku te ruhen te gjithe pasurite kombetare te Shqiperise nga banda e ministrave dhe haremi i sulltanit: bektashinjte, galeria e arteve, biblioteka kombetare, Butrinti, maja e Jezerces, lumi i Valbones etj. Pasurite kombetare qe sjellin leke do t’i fshehe diku tjeter sulltani se ashtu eshte nje pune.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 25/09/2024 15:44

    Feja pasuri kombetare?!

    Përgjigju
    • I am: 25/09/2024 16:17

      Nuk e ka idene se cfare nxjerr nga goja.. Sa turp.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?