Deputeti Zef Shtjefni i ka drejtuar pyetje Prokurorit të përgjithshëm, Olsian Çela në lidhje me numrin e lartë të dosjeve pa autor dhe se si po procedohet në lidhje me këtë.
"Dosje pa autor, janë një shqetësim konstant prej vitesh, strukturat janë të angazhuara, janë pjesë e përditshme e prokurorëve, veprimtaria koordinohet dhe ka zbulueshmëri të madhe. Ka bashkëpunim me policinë e shtetit, ka bashkëpunim mbi baza operacionale, kontaktet janë të shpeshta", tha Çela.
Lajmi kryesor:
Kryeprokurori Çela: Ulet krimi me 2% në vend! Sistemi i drejtësisë ka nevojë të mbikëqyret (VIDEO)
//ReportTv.al