Shtohen rastet me COVID, 10 mijë inspektime në Vlorë për respektimin e masave, Braho: Mbyllen 3 biznese (VIDEO)

21 Qershor 2020, 15:26| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 15:35

  • Share

Rriten inspektimet ndaj bizneseve në Vlorë nëse respektohen apo jo masat anti-COVID. Drejtoresha e ISHSH-së Vjollca Braho ishte në terren për të parë sa respektohet protokolli i sigurisë duke konfirmuar që deri më tani janë bërë mbi 10 mijë inspektime.

Rastet e shtuara në Vlorë me koronavirus kanë shtuar kontrollet ndaj bizneseve në këtë qytet për respektimin e masave anti-COVID. Drejtoresha e ISHSH-së Vjollca Braho konfirmoi se prej nisjes së pandemisë janë kryer mbi 10 mijë inspektime, ndërsa së fundmi janë vendosur 21 gjoba ndaj subjekteve të ndryshme.

“Në qytetin e Vlorës janë vëzhguar nga ana e ISHSH-së, që disa subjekte nuk i kanë realizuar masat dhe janë gjobitur. Në Vlorë ISHSH ka vendosur 21 masa administrative për gjobë, dhe 3 subjekte janë mbyllur përkohësisht pasi ka pasur raste me COVID-19.  Dua të falenderoj Drejtorinë e Vlorës për punën e shkëlqyer që ka bërë gjatë kësaj periudhe. Që në fillimin e pandemisë ka bërë mbi 11 mijë inspektime”, u shpreh Braho.

Autoritet kanë kërkuar nga subjektet respektim të masave pasi koha e këshillimit ka mbaruar, dhe për çdo biznes që nuk respekton protokollin e sigurisë do ketë gjobë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lexuesi: 21/06/2020 17:02

    Nuk ka nevojë të shkohet me metër në dorë që të shikosh se shumë lokale i kanë tavolinat ngjitur dhe nuk po i gjen gje, as kupona nuk japin disa here

    Përgjigju
    • 11111: 21/06/2020 17:41

      U dha pag lufte ky 10 her do e mar ne menyra te ndryshme ,

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?