Kronikë

Shtohen rastet me COVID në Vlorë, turistët 'sollën' valën e tretë, Drejtori i Kujdesit Shëndetësor: 90 % e të infektuarve, të pavaksinuar

2 Shtator 2021, 16:23| Përditesimi: 2 Shtator 2021, 16:35

  • Share

Vlora është ndër qytetet më të prekura nga vala e tretë e pandemisë së Covid-19. Këtë fillim shtatori shifrat janë rritur ndjeshëm dhe aktualisht numërohen 670 persona të infektuar, ku pjesa më e madhe janë në moshë të re dhe të pa vaksinuar.

"Po qarkullon vala e tretë e pandemisë dhe ka shtim të rasteve aktiv dhe në Vlorë. Është përhapur shumë për shkak të refugjatëve dhe turistëve. Kemi shtim të rasteve të reja, sot rreth 670 raste aktive në rrethine e Vlorës dhe kryesisht janë në moshë të re", tha Kujtim Llapi, Drejtor i Kujdesit Shëndetësor për rajonin e jugut

Llapi thekson se po qarkullon edhe versioni Delta, i cili është shumë ngjitës, por jo agresiv.

"Problemi është version delta është ngjitës por jo aq agresiv në rastet e personave të vaksinuar apo që e kanë kaluar COVID". Këta që janë tani 90 për qind janë të vaksinuar. Ndaj gjej rastin tu bëj thirrje të vijnë e të vaksinohen", shtoi ai.

Llapi u bën thirrje qytetarëve të Vlorës të shfrytëzojnë shtatorin i cili është muaj i hapur për tu vaksinuar, duke theksuar se nga të dhënat e deritanishme, personat e vaksinuar e kalojnë COVID-19 apo Deltën në formë më të lehtë, pra shmanget fataliteti.

"Nuk kemi humbje jete tek personat që janë të vaksinuar, e kalojnë COVID në formë më të lehtë. Meqenëse edhe shtatori është muaji i hapur unë u bëj thirrje të gjithëve që janë mbi 18 vjeç të paraqiten për tu vaksinuar sepse të pavaksinuar  kanë qenë përhapësit më të mëdhenj të infeksionit", theksoi Llapi.

Aktualisht në Vlorë janë vaksinuar me të dyja dozat 40 0881 qytetarë, ndërsa 48 693 kanë marrë vetëm dozën e parë.

VAKSINIMI

Nga fillimi i procesit deri më 01 shtator:

doza e para- 48693 persona

doza e dyta - 40881 persona

Aplikime në total 89 574 doza

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • E verteta vdiq: 02/09/2021 21:52

    Po pse nuk thoni te verteten o njerez ordinera, pse nuk thoni qe kane dale te infektuar ata qe jane te vaksinuar, genjeni popullin, po un jam personel aty dhe probleme kane vetem te vaksinuarit. Dhe ata ne moshe te re qe jane paraqitur kan qene te gjithe te vaksinuarit me dy doza

    Përgjigju
  • Te jet valle ai: 02/09/2021 21:48

    Tap ishte apo esell

    Përgjigju
  • Uni: 02/09/2021 15:45

    Kujtim llapi drejtor?! Plackat se ketu s paska fund marrezia...fundi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?