Reshjet e dëborës bllokojnë 400 mjete në Qafë Murriz dhe aksin Peshkopi - Maqellarë! Evakuohen 50 pasagjerë! Dibra pa drita (VIDEO)

25 Nëntor 2023, 08:39| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 23:49

  • Share

Reshjet e dendura të borës kanë krijuar situatë problematike në bypasin e Qafë Murrizit, ku 300 makina kanë mbetur të bllokuara nga të dyja anët prej disa orësh. 50 pasagjerë janë evakuar dhe u transportuan në destinacionet e tyre, në Klos, Bulqizë dhe në Peshkopi. Ndërkohë, rreth 100 mjete janë të bllokuara në aksin Peshkopi – Maqellarë.

Policia i ka ardhur në ndihmë një familje, prindërve me dy fëmijë, të cilët po ashtu janë transportuar me makinën e uniformave blu. Policia u bën thirrje drejtuesve që të qëndrojnë në makina pasi po punohet që të fillojë lëvizja e automjeteve. 

Reshjet kanë përfshirë 5 qarqe të vendit, Kukës, Dibër, Korçë, Shkodër dhe zonat malore të Kurbinit. Në terren në të gjithë vendin janë 110 borëpastruese dhe 1100 punonjës. 

I gjithë territori i Bashkisë Dibër dhe njësitë administrative kanë mbetur pa energji elektrike. Rruga e Arbrit është e pakalueshme prej orësh për shkak të reshjeve të dëborës me intensitet të lartë. Aksi Peshkopi -Tiranë i bllokuar, Pishat e Bulqizës - Qafa e Buallit i bllokuar, rruga Peshkopi- Kuben Kukës kalohet pjesërisht me zinxhirë, e bllokuar në dy segmente në Koben dhe nga Sllova deri në Vasie. Vazhdojnë reshjet e borës me intensitet të lartë. Trashësia në qytetin e Peshkopisë rreth 20 cm, në zona të thella deri në 50 cm. 

Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë të pakalueshme, edhe aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë: Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë. Në aksin nacional Bulqizë-Peshkopi, pranë zonës së quajtur “Pishat” një mjet doli nga rruga, por pa dëme në njerëz.

Në qarkun e Kukësit, dëbora ka kaluar 30 cm, ndërsa reshjet vijojnë të shoqëruar me erë të fortë. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme me zinxhirë. Intensiteti i reshjeve krijoi problematika ne Rrugën e Kombit ne segmentin Fushe Dukagjin-Tuneli i Kalimashit. Kamionë e mjete të vogla u bllokuan në rrugë. Ka probleme me energjinë elektrike në Nj.Ad Shishtavec, Topojan, Zapod, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arren bashkia Kukës, Nj.Ad Golaj dhe Fajza bashkia Has dhe Nj.Ad Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.

Probleme u krijuan edhe në rrugët që lidhin Kukësin me Shishtavecin, dhe me Peshkopinë e Fushë-Arrëzin, si dhe në rrugët e bashkisë Tropojë e Has. Nga era e fortë pas mesnatës u dëmtuan linja elektrike dukë lënë pa energji disa zona. Rezervuari në lagjen Pla Nj.Ad Krumë, si pasojë e prurjeve  të mëdha ka patur probleme, por situata është normalizuar.

Korçë kanë nisur reshjet e dëborës, por deri më tani nuk raportohet për problematika. Ka vështirësi në qarkullim në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, Qafë Thanë-Pogradec dhe Kapshticë-Korçë. Lëvizja bëhet me zinxhirë ose goma dimërore. 4 borëpastruese në terren. Në zonat e thella malore ka pasur ndërprerje të energjisë eklektike.

Shkodër, reshje pati në Dukagjin, Shalë, Pult dhe malet e Pukës. Në bashkinë Malësi e Madhe, zonat turistike të Bogës e razmës u veshën gjithasht me petkun e dëborës. Firmat kontraktuese po punojnë për të mbajtur të hapur, segmentin rrugorë Bogë - Theth.

Në qarkun e Lezhës nuk raportohet për problematika. Trashësia e dëborës në Mirditë ka arritur në 10 cm, ndërsa reshje bore ka pasur edhe në zonat malore të Kurbinit. Disa zona kanë mbetur pa energji elektrike, Lagja nr3 dhe 4 e qytetit Laç, zona e fshatit Kurbnesh dhe njësia administrative Fan.

Reshjet vijojnë edhe në Malësinë e Krujës, ku aksi nacional Krujë - Qafshtamë dhe shumë prej rrugëve që lidhin fshatrat e Malësisë së Krujës kanë probleme në qarkullin. 

Në portin e Durrësit është pezulluar linja e trageteve Durrës - Bari - Durrës dhe janë shtyrë per të dielën në mesditë. Trageti i linjës Ankona -Durrës mbërrin nesër në Durrës në mesditë. Në portin e Vlorës ka ka ndërprerë lundrimin linja Vlorë-Brindisi-Vlorë.

IGJEUM, tha se shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Temperaturat minimale do të luhaten nga -2 deri në 8 gradë, ndërsa temperaturat maksimale parashikohen 9 deri në 11 gradë. 

Përballë kësaj situate, Ministria e Brendshme dhe Infrastrukturës bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, teksa bën me dije se të gjitha strukturat janë në terren.

AKSET RRUGORE PROBLEMATIKE:
Dushaj- Sheshi i Trageteve – Lekbibaj
Qafë Thore
Ura e Zapotit – Shishtavec
Vau i Dejës – Pukë – Kukës
Fushë Arrëz - Qafë Mali - Kukës
Bajram Curri - Valbonë
Ura Bujan
Qafë Morinë –Tropojë
Shipshan – Sopot -Kerrnaje
Bajram Curri - Fierzë

 

Ora 21:43
U bllokuan në Qafë Murriz, VIDEO nga momenti kur evakuohen 50 pasagjerë

Për disa orë me radhe, 300 mjete u bllokuan në Qafë Murriz për shkak të reshjeve të dëborës. Policia ka njoftuar se 50 pasagjerë janë evakuar dhe u transportuan në destinacionet e tyre, në Klos, Bulqizë dhe në Peshkopi. Policia u bën thirrje drejtuesve që të qëndrojnë në makina pasi po punohet që të fillojë lëvizja e automjeteve. 

Qafë Murrizë/Policia evakuoi të gjithë pasagjerët që ndodheshin në automjetet e bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Shërbimet e Policisë Rrugore  dhe të Patrullave të Përgjithshme, nëpërmjet automjeteve të kalueshmërisë së lartë, bënë të mundur evakuimin e 50 pasagjerëve që ndodheshin në automjete në bypass Qafë Murrizë, duke i nxjerrë nga zona ku kishin mbetur të bllokuar dhe po i transportojnë në destinacionet e tyre, në Klos, Bulqizë dhe në Peshkopi.

Ndërkohë, borëpastrueset po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës, për të bërë të mundur që dhe automjetet të vijojnë lëvizjen. Drejtuesit e automjeteve të qëndrojnë në makina pasi po punohet intensivisht që për pak minuta të fillojë lëvizja e automjeteve. Shërbimet e Policisë, pavarësisht kushteve të vështira të motit, ndodhen në krye të detyrës, për t'iu dhënë ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, dhe apelojnë edhe një herë për shmangie të qarkullimit në rrugën e Arbrit. Gjithashtu, Policia Rrugore apelon që dejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën dhe në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Ora 20:38
Reshjet e dëborës, qarkullimi në Rrugën e Kombit pa probleme

 

Pavarësisht reshjeve të dendura të borës që po vijojnë, ende qarkullimi i automjeteve në segmentin Morine-Kukës-Tunel-Rreshen i Rrugës se Kombit është pa probleme. Firma koncesionare i ka marrë masat për largimin e bores dhe kriposjen e gjithë gjatësisë së rrugës duke e bërë qarkullimin e lirshëm të mjeteve.

Por drejtuesit e automjeteve ne afërsi te tunelit te Kalimashit duhet të kenë kujdes gjatë lëvizjes për shkak të mjegullës së dendur sidomos nga Fushë-Dukagjini.

Gjatë mesditës në këtë segment përdoruesit e rrugës patën vështirësi nga bora që i gjeti të pa përgatitur me pajisje dimërore.

Ora 19:27
Kishin mbetur të bllokuar në Qafë Murriz, VIDEO nga momenti i shpëtimit të prindërve me dy fëmijë! Largohen me makinën e policisë

Për shkak të motit të keq 300 automjete kanë mbetur të bllokuara në Qafë Murriz prej orësh, pasi reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë bllokuar rrugën. Policia i ka ardhur në ndihmë një familjeje, prindërve me dy fëmijë, që kishin mbetur të bllokuar në Qafë Murriz brenda në makinë, mes temperaturave të ulëta.

Siç shihet edhe nga video, efektivët e policisë marrin në krahë dy fëmijët e vegjël dhe që ishin bllokuar në automjet, dhe i transporton me makinën e një punonjësi policie. Më pas, me një automjet privat të një punonjësi të Policisë, familja është dërguar në destinacion.

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, bypass në Qafë Murrizë vijon të jetë i bllokuar. Pritet që Policia me automjete të kalueshmërisë së lartë, të bëjnë evakuimin e pasagjerëve që ndodhen në automjete ne bypass Qafë Murrizë, për t’i nxjerrë nga zona ku kanë mbetur të bllokuar dhe për t’i transportuar në destinacion, në Klos, Bulqizë.

"Shërbimet e Policisë Rrugore të pozicionuar në bypass në Qafë Murrizë, gjatë kontakteve me drejtuesit e automjeteve që janë në pritje të hapjes së këtij aksi rrugor, pasi vijon ende të jetë i bllokuar si pasojë e motit të keq me reshje të dendura të dëborës, kanë marrë informacion se në një automjet ndodheshin të bllokuar dy fëmijë. Menjëherë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar te automjeti, ku kanë marrë fëmijët dhe prindërit e tyre. Më pas, me një automjet privat të një punonjësi të Policisë kanë bërë transportimin e tyre në destinacion", njofton policia. 

Ora 19:24
300 mjete të bllokuar në Qafë Murriz, Policia: Do i evakuojmë drejt Klosit

1700932789_bore.PNG

300 mjete kanë mbetur të bllokuar në Qafë Murriz. Policia thotë se do të nisë evakuimi i personave të bllokuar drejt Klosit.

Shërbimet e Policisë Rrugore të pozicionuar në bypass në Qafë Murrizë, gjatë kontakteve me drejtuesit e automjeteve që janë në pritje të hapjes së këtij aksi rrugor, pasi vijon ende të jetë i bllokuar si pasojë e motit të keq me reshje të dendura të dëborës, kanë marrë informacion se në një automjet ndodheshin të bllokuar dy fëmijë.  

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë marrë masa që me automjete të kalueshmërisë së lartë, të bëjnë evakuimin e pasagjerëve që ndodhen në automjete ne bypass Qafë Murrizë, për t’i nxjerrë nga zona ku kanë mbetur të bllokuar dhe për t’i transportuar në destinacion, në Klos, Bulqizë. 

Menjëherë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar te automjeti, ku kanë marrë fëmijët dhe prindërit e tyre. Më pas, me një automjet privat të një punonjësi të Policisë kanë bërë transportimin e tyre në destinacion.

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, bypass në Qafë Murrizë vijon të jetë i bllokuar, ndërkohë që borëpastrueset vijojnë punën pandërprerë, për të bërë të mundur hapjen e rrugës. 

Policia e Dibrës përgjatë ditës së sotme ka apeluar që drejtuesit e automjeteve të përdorin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Shërbimet e Policisë, pavarësisht kushteve të vështira të motit, ndodhen në krye të detyrës, për t'iu dhënë ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, dhe apelojnë edhe një herë për shmangie të qarkullimit në rrugën e Arbrit, deri sa të ketë një njotim zyrtar për hapjen e plotë të këtij aksi rrugor.

Gjithashtu, nisur nga fakti se në të gjitha akset rrugore ka prezencë të madhe të lagështirës dhe kufizimi i shikueshmërisë për shkak të errësirës e rrit rrezikun për përfshirje në ngjarje rrugore,  Policia Rrugore apelon që dejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën dhe në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Ora 19:18
Moti i keq, disa zona pa energji elektrike në Lezhë

1695572432_energjiaelektrike.jpg

Trashësia e dëborës në Mirditë ka arritur në 10 cm, ndërsa reshje bore ka pasur edhe në zonat malore të Kurbinit. Deri më tani në qarkun e Lezhës nuk raportohet për problematika.

Disa zona kanë mbetur pa energji elektrike, Lagja nr3 dhe 4 e qytetit Laç, zona e fshatit Kurbnesh dhe njësia administrative Fan.

SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË 25.11.2023, ORA 18:20

Teritori i Qarkut Lezhë është përfshirë nga intervale reshjesh shiu me intesitet deri mesatare, si dhe erë të forte . Ne lartësitë mbi 500 m mbi nivelin e detit kemi rreshje dëbore Trashesia e dëborës ka arritur 10 cm  ne Njësinë Admnistrative Fan, Bashkia Mirditë .

Sasia e rreshjeve te rena deri me tani ka qene 40mm. Ne bashkine Kurbin ka pasur reshje shiu dhe erera te forta . Si pasoje e kesaj, vijon te mbetet pa energji elektrike Lagja nr3 dhe 4 e qytetit Laç.

Si rezultat i ererave te forta ka patur rrëzim të drurëve ne rruge dhe nje depozite uji nga nje tarace .

Ne zonën malore të Kurbinit kane filluar reshjet e debores . Rrugë të bllokuara nuk raportohet.

Grupet e punës së OSHE janë në terren për riparimin e difekteve, gjithashtu dhe strukturat e MC të bashkisë janë në terren dhe po ndjekin nga afër situatën.

Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë raportohet se nuk kemi  probleme

Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë raportohet:

 Në Nj. A Selite po bien rreshje debore,trashesia ka arritur 3-4 cm. S'ka rrugë të bllokuara. Është djegur një tranfomator dhe aktualisht është pa energji zona e fshatit Kurbnesh.

Në Nj. A Fan ka 10 cm debore. Rruge te bllokuara nuk ka. Mungon  energjia elektrike.

Në Nj. A Orosh ka 6-7 cm deborë. Nuk ka rrugë të bllokuara dhe mungese energjie.

Në Nj. A  Kaçinar, Kthelle, Rubik dhe Rreshen kanë rënë reshje shiu gjatë gjithë ditës po me një intensitet mesatar dhe nuk kanë shkaktuar probleme deri tani. Kuotat e lumenjeve nuk kane rritje shqetesuese.

Në fshatin Katund i Vjeter, të njësisë Administrative Rubik,  ka mungesë të energjisë elektrike.

Strukturat e MC të bashkive të Qarkut, grupet e punës së OSHE janë në terren për ndjekjen e situatës dhe riparimin e difekteve. 

Kuotat e lumenjëve kanë rritje të lehtë

Hidrovorët janë në gadishmëri

Akset rrugore deri tani janë të kalueshme dhe pa probleme.

Ora 19:07
Moti i keq, disa fshatra në Kukës dhe Tropojë pa drita! Vijojnë reshjet e borës, rrugët të kalueshme me zinxhirë

 

Vendi është përfshirë nga reshje dëbore. Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore dhe erë e fortë, por deri më tani nuk raportohet për akse rrugësh të bllokuara, por kalimi bëhet vetëm me zinxhir. 

Si rezultat i erës së fortë ka patur bllokime të përkohshme në disa segmente, por është ndërhyrë në kohë nga kontraktorët dhe janë bërë funksionale.

Rezervuari në lagjen Pla Nj.Ad Krumë, si pasojë e prurjeve  të mëdha ka patur probleme, por situata është normalizuar.

Ka probleme me energjinë elektrike në Nj.Ad Shishtavec, Topojan, Zapod, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arren bashkia Kukës, Nj.Ad Golaj dhe Fajza bashkia Has dhe Nj.Ad Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 18:40 datë 25.11.2023 është si më poshtë:

I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore dhe erë e fortë.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

• Rrugët nacionale janë të qarkullueshme me zinxhirë. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.

Si rezultat i erës së fortë ka patur bllokime të përkohshme në disa segmente, por është ndërhyrë në kohë nga kontraktorët dhe janë bërë funksionale.

•Nga bashkitë:

Bashkia Kukës

Rrugët rurale janë të kalueshme, përveç rrugëve të Nj.Ad Arrën, Zapod, Grykë-Çajë dhe Kalis.

Bashkia Has

Rrugët janë të kalueshme.

Rezervuari në lagjen Pla Nj.Ad Krumë, si pasojë e prurjeve  të medha ka patur probleme, por si rezultat i ndërhyrjes nga bashkia është normalizuar.

Nga bashkia Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Shishtavec, Topojan, Zapod, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arren bashkia Kukës, Nj.Ad Golaj dhe Fajza bashkia Has dhe Nj.Ad Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Ora 18:45
Bora bllokon 400 mjete në Qafë Murriz dhe aksin Peshkopi – Maqellarë! Bashkia Dibër pa drita

1700933975_Screenshot1.jpg

Rreth 300 mjete kanë mbetur të bllokuara në Qafë Murriz për shkak të reshjeve të dëborës me intensitet të lartë. Kalimi është i pamundur, ndonëse borëpastrueset janë në terren. Në mjete ka edhe fëmijë dhe gra, ndërsa qytetarët i thanë redaksisë së Report Tv se janë të bllokuar që prej orës 13:00, pra prej gati 6 orësh.

Ndërkohë, rreth 100 mjete kanë mbetur të bllokuar në Segmentin Peshkopi - Maqellarë në Dovolan.

“Situata e fundit nga moti në Dibër, ora 18:00

Vazhdojnë reshjet e borës me intensitet të lartë. Trashësia në qytetin e Peshkopisë rreth 20 cm, në zona të thella deri në 50 cm.

Rruga Peshkopi- Kuben Kukës kalohet pjesërisht me zinxhirë, e bllokuar në dy segmente në Koben dhe nga Sllova deri në Vasie.

Aksi kombëtar Peshkopi Tiranë,  i bllokuar në Segmentin Peshkopi - Maqellarë në Dovolan rreth 100 mjete, tek pishat e Bulqizës - Qafa e buallit i bllokuar. Baypasi i Murrizit i bllokuar nga fshati Bastar Murrize deri tek ura e Gurit të Bardhë të bllokuara më shumë se 300 mjete në dy krahët

Si pasojë e thyerjes së pemëve pa energji elektrike i gjithë territori i Bashkisë Dibër bashkë me njësitë administrative. Nga informacionet e marra deri tani nuk ka pasur asnjë thirrje për emergjenca shëndetësore nga Njësitë Administrative. ”, thuhet në njoftim.

Ora 18:18
Reshjet e borës, vijon të jetë e pakalueshme Rruga e Arbrit! 100 borëpastruese në terren në gjithë vendin

Reshjet e borës me intensitet të lartë kanë bllokuar qarkullimin në Rrugën e Arbrit. Ky aks vijon të mbetet i pakalueshëm, ndonëse borëpastrueset janë në terren dhe po punohet për hapjen.

Në Shkallën e Tujanit ka reshje me intensitet më të lartë dhe makinat kanë mbetur të bllokuara.

Në Dibër ka rreth 24 fidera që kanë pasur avari, por ende nuk kanë dalë skuadra në terren për shkak të reshjeve me intensitet të lartë. Ministrja e Infrastrukturës teksa inspektoi aksin e bllokuar tha se do të punohet gjatë gjithë natës për rikthimin e energjisë.

Ndërkohë, rruga e vjetër për ta kaluar në zonën e Peshkopisë është e hapur. Në të gjithë vendin në terren po punojnë 110 borëpastruese dhe rreth 1100 punonjës.

Ora 18:07
Gazetari i Report Tv raporton mes reshjeve të dëborës në Qafë Thanë: Vështirësi në qarkullim

 

Për shkak të reshjeve të borës është vështirësuar qarkullimi, por nuk është bllokuar asnjë aks. Katër borëpastruese në Qafë Thanë ndodhen në terren, për të mbajtur të hapur aksin që lidh Përrenjasin me qafë thanën dhe Pogradecin me Qafë thanën. Momentalisht këto akse kalohen me vështirësi.

Aksi rrugor Kapshticë-Korçë ka vështirësi në qarkullim. Në 6 bashkitë e Korçës ka reshje bore me intensitet të lartë, ndërsa ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona malore.

“Jemi në majë të Qafë Thanës, prej orësh të gjitha shërbimet në terren. Në zona të ndryshëm të qarkut të Korçës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, por grupet e OSHEE janë në terren për të rikthyer energjinë, kryesisht në zonat malore mbi 1300 metra”, tha gazetari i Report Tv, Armand Braho.

Ora 17:51
Reshjet e borës, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse në Kukës, Shkodër dhe Dibër! Balla: Policia ka ndihmuar 21 drejtues mjetesh të bllokuar, përdorni zinxhirë

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se për shkak të reshjeve të dëborës që kanë përfshirë vendin tonë ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse në Kukës, Shkodër dhe Dibër. Balla thotë se 21 raste ku drejtuesit e mjeteve kishin mbetur të bllokuar janë ndihmuar nga policia.

MOTI I KEQ me reshje të dendura dëbore ka sjellë si pasojë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në qarqet Kukës, Shkodër dhe Dibër. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme kanë dhënë ndihmë në 21 raste ndaj drejtuesve të automjeteve të bllokuar. Policia e Shtetit apelon për vendosjen e zinxhirëve dhe për zbatim të udhëzimeve të dhëna në njoftimet publike, për rrugët e bllokuara apo ato që paraqesin vështirësi. Për çdo informacion apo nevojë për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

 

Ora 17:32
Moti i keq, rritet niveli i lumit Ishëm në Fushë-Krujë

 

Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve me intensitet të lartë që kanë përfshirë vendin tonë, niveli i lumit Ishëm në Fushë-Krujë është rritur ndjeshëm.

Deri në këto momente nuk raportohet që ky lumë të ketë dale nga shtrati apo të ketë shkaktuar probleme në ndonjë fshat, por niveli i tij është në limitet kritike.

Ora 17:28
Reshjet e dëborës, bllokohet aksi Krujë-Qafështamë

1700929645_kruje.jpg

Reshjet e dëborës të cilat vijojnë tashme prej afro 3 orësh në Malësinë e Krujës kanë bërë që aksi nacional Krujë - Qafështamë dhe shumë prej rrugëve që lidhin fshatrat e malësisë se Krujës me aksin kryesor të bllokohen nga prezenca e madhe e dëborës dhe akullit.

Niveli i dëborës në Parkun Kombëtar te Qafështamës aktualisht raportohet të jetë rreth 20 cm dhe reshjet e dëborës vijojnë me intensitet.

Ora 17:04
Reshjet e dëborës bllokojnë Rrugën e Arbrit, Report Tv sjell video të makinave të bllokuara

Reshjet e dëborës që kanë rënë me intensitet kanë bllokuar qarkullimin në Rrugën e Arbrit.

Makinat kanë mbetur të bllokuara ndërsa autoritetet bëjnë apel për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Report Tv sjell video ku makinat kanë mbetur të bllokuara.

Ora 16:59
VIDEO/ ‘Petku i bardhë’ i dëborës mbulon Razmën! Fshati turistik ‘magnet’ për qindra turistë

Reshjet e dëborës kanë përfshirë ditën e sotme (25 nëntor) edhe territorin e Qarkut të Shkodrës. Zona e Dukagjinit, në Shalë, Pult, zona e Malësisë së Madhe dhe zonat e thella të Pukës janë përfshirë nga reshje dëbore.

Në bashkinë Malësi e Madhe, janë përfshirë nga dëbora zona e Bogës dhe e Razmës.

Report Tv, sjell pamje nga zona e Razmës në territorin e bashkisë Malësi e Madhe në qarkun Shkodër.

Aktualisht, pavarësisht rënies së dëborës nuk ka asnjë segment rrugor të bllokuar.

Firmat kontraktuese po punojnë për të mbajtur të hapur, segmentin rrugorë Bogë – Theth, ndërkohë që apeli përsëritet për drejtuesit e mjeteve që të përdorin zinxhirë dhe goma dimri.

Ora 16:40
VIDEO/ Reshjet e borës nisin edhe në Korçë e fshatin turistik të Dardhës, borëpastrueset në terren

Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në qarkun e Korçës. Rreshje intensive janë regjistruar në Qafë Thanë ndërkohë që aktualisht nga reshjet është përfshirë edhe qyteti i Pogradecit dhe pjesërisht fshati turistik i Dardhës.

Deri më tani nuk paraqiten probleme në qarkullim. Borëpastrueset ndodhen në terren ndërkohë që iu bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të qarkullojnë me kujdes dhe të përdorin goma dimërore në varësi të situatës dhe reshjeve.

"Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencen në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq. Aktualisht në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë kanë nisur reshjet e dëborës, deri në keto momente ky aks është i kalueshëm. Kontraktorët jane në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëror, të ndjekin udhëzimet e sherbimeve tona te Policisë Rrugore. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112", njofton policia. 

 

Ora 16:39
Moti i keq, pezullohet linja e trageteve Durrës-Bari, Vlorë - Brindisi e anasjelltas

Është pezulluar lundrimi detar në portin e Durrësit dhe atë të Vlorës për shkak të detit të trazuar me dallgë. Drejtoria Detare bën të ditur se për shkak të kushteve te veshtira meteorologjike tragetet e linjes Durres - Bari - Durres, nuk do te nisen sonte por janë shtyrë per te dielen ne mesdite.

Ndërsa trageti i linjes Ankona -Durres mberrin neser ne Durres ne mesdite.

Po kështu anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete që operojnë në portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë sot e ka ndërprerë lundrimin për shkak të kushteve të motit. Ndërsa linja Sarande -Korfuz-Sarande ka vazhduar normalisht pa probleme.

Ora 16:09
VIDEO/ Reshjet e dëborës, fshatrat turistikë të Librazhdit mbulohen nga ‘velloja e bardhë’

Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje dëbore dhe në fshatrat turistik të Librazhdit, në Steblevë, Fushë-Studen.

Siç shihet nga pamjet që Report Tv ka siguruar petku i borës jep një pamje ndryshe këtyre zonave të cilat frekuentohen dhe nga shumë turistë.

Ditën e sotme ka pasur ulje temperaturash dhe në disa zona të vendit kanë nisur reshjet e dëborës.

 

Ora 16:07
Reshjet e borës, bllokohet rruga e Arbrit dhe akset Cudhi Kamp-Qafshtamë e Bruzë Mal-Shkretë

Si pasojë e reshjeve të dëborës që vijojnë të bien në Rrugën e Arbërit dhe në malësinë e Krujës, janë bllokuar akset rrugore: Rruga e Arbërit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë.

Shërbimet e DVP Tiranë janë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, në këto zona, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

Ora 15:59
Bora në Qarkun e Dibrës, ja akset e pakalueshme

1700924466_ess.JPG

Reshjet e dendura të dëborës vijojnë të bien në zonat e qarkut Dibër dhe për këtë shkak disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme, dhe konkretisht : aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë: Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë; Peshkopi-Kuben-Kukës.

Firmat e mirmëmbajtjes së këtyre akseve po punojnë intensivisht për hapjen e tyre.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, janë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë duke shkaktuar trafik dhe bllokim rruge,  të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Ora 15:19
Shkëmbi 300 kilogram bie në aksin Kardhiq-Sarandë, bllokon qarkullimin në tunelin e Skërficës! Largohet nga autoritetet

Një shkëmb rreth 300 kilogram ka rënë në rrugë në aksin Kardhiq-Sarandë, pranë tunelit të Skërficës.

Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, derisa shkëmbi është larguar nga rruga falë ndërhyrjes së autoriteteve përkatëse.

Ora 15:07
Video/ Elbasan, fryhen prurjet në përroin e Zaranikës

Reshjet e dendura të shiut kanë fryrë prurjet e përroit të Zaranikës. Report Tv sjell pamjet.

Momentalisht nuk raportohen problee por reshjet e shiut vazhdojnë

Ora 14:56
Policia: Në akset Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Klos e Peshkopi-Kukës, kalimi vetëm me zinxhirë

Policia ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në terren për shkak të motit të keq. Sipas policisë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor bypass-Qafë Murrizë. Ndërkohë akset rrugore Peshkopi-Bulqizë,  Bulqizë-Klos; Peshkopi-Kukës, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

‘Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë, aktualisht është bërë i pa kalueshëm. Firma e mirëmbajtjes po punon për pastrimin e plotë të borës nga rruga dhe deri në përfundim të punës së tyre, qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Akset rrugore Peshkopi-Bulqizë,  Bulqizë-Klos; Peshkopi-Kukës, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë,  të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.’- njofton policia.

Ora 14:43
Reshje të dendura të dëborës, bllokohet kalimi i mjeteve në Bypass-in i Rrugës së Arbrit

Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë bllokim të Bypaasit në Qafë-Murrizë, pjesë e rrugës së Arbrit. Rruga ka më shumë se një orë që është bllokuar.

Report Tv raporton se është bllokuar kalimi dhe mjetet borëpastrueset po punojnë për të pastruar rrugën dhe për të kthyer në normalitet qarkullimin.

ARRSH bën thirrje që shoferët të përdorin goma dimërore.

‘Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës aktualisht dhe në vijim shoqëruar me temperatura të ulëta, kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet i rrezikshëm për përdoruesit e mjeteve të papajisuara minimalisht me goma dimërore. Për këtë arsye kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë atyre përdoruesve të pa pajisur me goma dimërore apo zinxhirë që nuk do të lejohen të përshkojnë Bypasin e Murrizit deri ne pastrimin total nga dëbora.

Ora 14:04
Reshje dëbore me intensitet në Bulqizë-Peshkopi, ARRSH: Borëpastrueset po punojnë për kriposjen dhe për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Aksi Bulqizë-Peshkopi është përfshirë nga reshje të dendura deborë. Për pasojë ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

ARRSH njofton se mjetet borëpastruese janë në terren pa ndërprerje dhe kanë bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për ta mbajtur qarkullimin në normalitet.

‘Në Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje dëbore me intensitet Mjetet borëpastruese kanë qenë në terren pa ndërpreje, kanë bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për ta mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje pajisuni me goma dimërore kur udhëtoni drejt këtij aksi për të mos sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore!’- shkruan ARRSH.

 

Ora 12:55
Reshjet e borës, ARRSH: Ja akset problematike në veri të vendit

1700912848_diber.jpg

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një bilanc të situatës në terren sa i takon gjendjes së rrugëve.

'Në Rajonin Jugor dhe Qendror moti ka qenë i vranët me reshje shiu pa intensitet, pa sjellë probleme në akset rrugore, qarkullimi vijon normalisht

Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore me intensitet, grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës, si në:

Kukës-Krumë, dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, në Qafë Thore, në Vau i Dejes-Pukë-Kukës,Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.'- njofton ARRSH.

Ora 12:46
Moti i keq/ Bllokohet segmenti Peshkopi-Bulqizë, një automjet del nga rruga

Një automjet ka dalë nga rruga në rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi, si pasojë e motit të keq.

Ngjarja ka ndodhur tek zona e quajtur “Pishat”.

Po ashtu, Report Tv mëson se ky segment është bllokuar për shkak të reshjeve të shumta të borës dhe ngricave.

Deri më tani, në këtë aks nuk është shfaqur asnjë borë-pastruese, pavarësisht situatës krirtike.

Ora 12:07
Bora ‘pushton’ edhe Dibrën, këshillohet përdorimi i gomave të dimrit dhe zinxhirëve

Reshje të dendura bore kanë përfshirë edhe Qarkun e Dibrës.

Bora kanë rënë deri në lartësinë 400 metra mbi nivelin e detit, duke përfshirë edhe qytetin e Peshkopisë.

Trashësia në lartësitë mbi 800 metra shkon në 10 centimetër, ndërsa në zona të thella kalon mbi 20 centimetër.

Situata rrugore vijon të jetë pa probleme.

Në aksin që lidh Peshkopinë me Kukësin ka më shumë borë, ndaj duhet të bëhet kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit, si dhe zinxhirët në segmentin rrugor nga Cereni në kalanë e Dodës drejt Kukësit.

Në Lurë dhe Selishtë trashësia e borës ka shkuar deri në 15 centimetër, por nuk raportohet për probleme.

Ora 09:45
Reshjet e borës përfshijnë Qarkun e Kukësit, vështirësi në qarkullim në Rrugën e Kombit

Vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, çka ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve edhe në Rrugën e Kombit.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se bora është e dendur e se drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes.

Ora 09:03
Kukës/ Trashësia e borës shkon në 20 centimetër, ndërpritet energjia elektrike në disa fshatra

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore ku në zonat e thella malore trashësia e saj shkon mbi 20 cm. Fatmirësisht deri më tani, rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Autoritetet përkatëse po punojnë për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve.

Pavrësisht reshjeve të dëborës, furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveçse në Njësitë Administartive Shishtavec, Topojan dhe Zapod në Bashkinë Kukës, Njësitë Administrative Golaj dhe Gjinaj në Bashkinë Has, si dhe në Njësinë Administarive Tropojë e Vjetër dhe disa fshatra Njësisë Administrative Bytyq në Bashkinë Tropojë. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra: 25/11/2023 19:36

    Policia nuk duhet te merret me avakuimin e ketyre pisave qe dalin bredhin per bor . E ka dhan televizori e telefoni tesh 1 jav qe ka bor e gazep, e keto bredhin nuk rrin ne shpi i

    Përgjigju
    • Ops: 25/11/2023 23:23

      A ti qenke koqeeee kandari more, vetem se te thuash te arrestohet firma qe ka detyrim te hap rrugen por merresh me njerzit , put fare e keqe komunizmi

  • Zari: 25/11/2023 19:12

    Po ca prisni ju? 80% e makinave ne shqiperi levizim me goma te mbarume. Ne dimer e ne vere me nje pale goma dhe i mbajne nja 10 vjet. Duan dhe te shkojne ne mal. Fusni kontrollet per gomat e dimrit nga nentori e deri ne mars dhe shikojeni si ju vijne trute shoferave. Tani ndizni zjarr e thoni qe fajin e ka Rama e Sala

    Përgjigju
    • Zari: 26/11/2023 06:09

      O Toku, firma te boj punen e vet, se pa borepastruese vetem me helikopter shko ne ato zona.

    • Tok: 25/11/2023 23:23

      Bukur ke shkrujt por ama, po firma qe merr leket me pastrru rrugen dhe me hedh kripe apo varja te vjedhin ato

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?