Drejtuesi politik i qarkut të Kukësit, Flamur Hoxha në takim me qytetarët në Kukës

Shtrëngime duarsh e mbi 10 persona në ambient të mbyllur, gjobitet me 5 mln lekë kreu i PD-së në Kukës

20 Shkurt 2021, 22:03| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 22:49

  • Share

KUKËS-Policia e Shtetit ka gjobitur me 5 milionë lekë kreun e PD-sw në Kukës Arif Rexhmati pasi ka zhvilluar një aktivitet politike duke shkelur masat anti-COVID. Rexhmati e kundërshtoi gjobën dhe e konsideroi sulm politik.

“Jetojmë fundin e kohës së absurdit të rilindjes! Jo vetëm që masa administrative është e absurde, pa asnjë bazë dhe provë të konstatuar ligjërisht, por janë edhe të mangët në njohuritë e hartimit të një shkrese zyrtare:

Për "dënimin" tim duhet të ankohet pronari i lokalit që kam pire kafe unë!!! Ah se për pak harrova , edhe ankesën kundër këtij vendimi absurd nuk ta mbajnë, se nuk kanë personel, ndaj jemi të detyruar ta leme tek sporteli i pritjes së qytetareve  tek DVP Kukës.

Kjo nuk është "policia jote", kjo është "policia e atyre", të rilindjes së gjobave! Ta ndryshojmë Shqipërinë më 25 prill”, shkruan ai.

Nga ana tjeteër, drejtuesi politik i qarkut të Kukësit, Flamur Hoxha duket se është krejtësisht i pashqetësuar që vendi ynë po jeton në kohën e COVID, e që mbrojtja më e mirë në një pandemi të tillë është shmangia e grumbullimeve.

Edhe ai ka qenë i pranishëm me banorët në kuadër të fushatës elektorale, ku në një sallë edhe pse të madhe në përmasa, ka mbi 10 veta, gjë e ndaluar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Në fotot që ai ka shpërndarë, nuk mungojnë as shtrëngimet e duarve.

Policia e Shteti ka intensifikuar kontrollet, ku ka gjobitur jo pak përfaqësues të partive politike, mes tyre kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ish-deputeti Endrit Braimllari, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, Edmond Spaho apo edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Gjoba për këto shkelje është 5 mln lekë.

Ora 22:47
Xhelal Mziu thyen të gjitha rregullat anti-COVID, organizon takim me të rinjtë e PD në Dibër

Partia Demokratike në Dibër vijon takimet duke thyer protokollin e sigurisë së vendosur nga komiteti Teknik i Ekspertëve, edhe pse shumë përfaqësues të kësaj force politike janë gjobitur. 

Drejtuesi politik i demokratëve në Dibër, Xhelal Mziu, ka organizuar një takim duke thyer të gjitha rregullat anti-COVID.

Në fotot e publikuara nga vetë ai,  shihet se si të rinjtë qëndrojnë ulur pranë njëri-tjetrit, një pjesë e të cilëve janë pa maska.

“Rinia forca që na shtyn përpara! Entuziazëm dhe frymë fitorje! Nga Mati do të nisë "çmontimi" i të "keqes"

Rinia është e ardhmja e Shqipërisë, ajo është shpresa dhe garancia se ky vend do të bëhet. Është kënaqësi të jem mes gjithë këtyre djem e vajzave kaq energjikë,që i bashkohen "uraganit" të fitores së 25 prillit. Ne angazhohemi të vendosim brezin e ri në krye të prioriteteve të qeverisë tonë. Punë, arsimim, mundësi, profesion. Ne do ta vendosim rininë të parën.

Në këto 8 vite, të rinjtë tanë u larguan nga vendi për shkak se kishin humbur shpresën. Partia Demokratike i dëgjoi këto të  dhëna alarmuese!

Nuk ka Shqipëri pa rini! E ardhmja na përket ne! Kjo është Dekada e Rinisë. Sot ne kemi në duar një program me të cilin Shqipëria fiton! Fiton së pari rininë, ndalon shpopullimin e vendit, frenon boshatisjen e rrugëve, lagjeve dhe shkollave tona nga të rinjtë. E pikërisht për ta ndryshuar këtë realitet, ne do ta shpërblejmë financiarisht mundin dhe punën e ekselentëve, me praktika të paguara për 10 mijë studentë!300 mijë lekë të vjetra në muaj për secilin prej tyre, për 12 muaj rresht! Me 25 prill rinia Matjane do të votojë PD”, shkruan Mziu.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ylviu: 20/02/2021 23:30

    O ZHELAL DERZIU nga cili katund i ke mbledh keta gjynofqar qe po i genjen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?