Shtrenjtimi i perimeve, frutave, bukës apo produkteve të mishit e peshkut nuk ka të ndalur në vend. Prej janarit deri në fund të shtatorit zarzavatet janë shtrenjtuar me 16.8%, krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të INSTAT, kulmi ishte në muajin qershor dhe shtator.
Por pse po shtrenjtohen perimet në kulmin e prodhimit në vend?
“Kostoja është kryesore. Rritja e çmimeve të lëndëve të para që ne importojmë pasi importojmë tre dhe eksportojmë një është elementi kyç. E dyta është TVSH-ja, pasi po futet si element i kostos së produktit, dhe duke u futur si i tillë është rënduar tek çmimi në kosto, plus çmimi që rrisin segmentet e tjera deri tek konsumatori. Së treti mungesa e prodhimit në kohë të caktuar ndikon në çmim, pasi në kohë të caktuar kemi mungesë prodhimi për produkte të caktuara”, pohon kryetari i agrobiznesit në vend Agim Rrapaj.
Jo vetëm perimet, që këtë vit kanë qenë më të pakta në tryezat e shqiptarëve për shkak të çmimit të lartë, por edhe bulmeti nuk po njeh stopim të shtrenjtimit. Nga të dhënat e përpunuara rezulton se në 9 muaj produktet e bulmetit dhe vezët që ju kanë kushtuar qytetarëve 16.7% më shumë se vjet.
Po ashtu është shtrenjtuar me 11.5% mishi, ndjekur nga çmimi i produkteve të peshkut që është rritur me 10.6% si dhe buka e drithërat që kushtuan 6.3% më shumë se vjet.
Shtrenjtimi i ushqimeve gërryen të ardhurat e familjeve, të cilat shpenzojnë rreth 40% të buxhetit të tyre për produktet ushqimore.
O expert,nuk ndiko tvsh,importi etc,ndikon babezia,perqindja,marzhi qe i fusin per fitim.Teper te larta,ketu duhet te nderhuje shteti.Shiko ne Itali,Greqi.
PërgjigjuMeqenese importojme 3 dhe eksportojme 1 pse nuk bjen cmimi meqenese leku eshte forcuar ne krahasim me euron or teeeejjjj
PërgjigjuHaha kryetar agim rrapaj haha hajdut ordiner esht agimi duhet te ishte ne burg me koh..
Përgjigju