Foto ilustruese

COVID -19 në gjykata, bllokohen proceset! Shtyhet gjyqi për dosjen '339', infektohet avokati

2 Nëntor 2020, 12:10| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 15:55

  • Share

TIRANË- Përhapja me shpejtësi e infektimeve po sjell zvarritjen e proceseve gjyqësore në gjykatat e vendit.

Në Tiranë, një nga avokatët me COVID- 19 u bë shkak për shtyrjen e seancës ndaj grupit “Avdylaj” të dosjes 339. Seanca e radhës u caktua pas 14 ditësh, kur avokati të dalë nga karantina.

Në gjykatën e Elbasanit e cila u rihap sot pas disa ditë bllokimi, 6 sekretare rezultuan pozitiv dhe proceset nuk mund të zhvillohen pa praninë e tyre. Edhe në prokurorinë e Elbasanit dy sekretare janë të infektuara.

Në Vlorë, 6 punonjës të prekur nga virusi, mes tyre dy gjyqtarë, ka sjellë akumulimin e shumë çështjeve civile dhe penale, ç'ka ka afruar probleme me afatet e gjyqeve

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?