Avokati i familjes Durda, ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës ndaj Fatmir Meduit në GJKKO. Familja Durda ka kërkuar që të bëhet pjesë e procesit, por GJKKO nuk ka pranuar. Avokati Dorian Matlija tha për gazetarët se kjo është shkelje nga ana e gjykatës dhe sipas tij ligji e thotë qartë që duhet të bëhen palë e procesit. Mandlija tha se ende nuk ka një arsye përse nuk po bëhen pjesë e procesit, ndërsa hodhi akuza ndaj Gjykatës së Posaçme se ‘nuk i do nëpër këmbë’
“Sot gjykata vazhdoi me të njëjtën mënyrë duke mos na lejuar të jemi pjesë e procesit. Kërkesa vinte nga 6 persona, të gjithë me statusin e personit që kanë humbur një familjar të tyre, 4 janë plagosur rëndë, janë të dëmtuar të shumëfishtë. Gjykata nuk e mori në konsideratë, vazhdoi duke thënë se e kemi thënë herën e kaluar që s’do behën pjesë. Një vendim të zbardhur nuk ka. Ende nuk e dimë pse nuk jemi pjesë e procesit, ligji e thotë qartë që duhet të jemi. Është ende e kuptueshme përse po vepron në këtë mënyrë situata. Arsyeja që më vjen ndërmend është se nuk do që ky proces të hyjë në detaje, kemi studiuar dosjen që prej 15 vjetësh, gjykata mesa duket do që t’i bie shkurt çështjes dhe nuk ka do nëpër këmbë. Është e disata herë që ndodh. ”, tha avokati i familjes Durda.
Seanca u shty për më datë në 9 maj.
Lajmi kryesor:
'Gërdeci'/ Nis gjyqi për Fatmir Mediun, avokatët kërkojnë pushimin e çështjes: Është parashkruar! Zamira Durda 'përplaset' me gjyqtaren: Duam drejtësi
SI.E.//ReportTv.al