TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është nën akuzë për tragjedinë e Gërdecit. Seanca e sotme u shty për më 9 maj, ndërsa avokatët e Mediut kanë kërkuar pushimin me argumentin se çështja është parashkruar pasi kanë kaluar më shumë se sa 10 vjet nga koha e kryerjes së veprës penale, shpërdorim i detyrës, deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur.
Në kërkesën e avokatëve për pushimin e çështjes, të siguruar nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, thuhet se më datë 14 shtator 2009, ditën kur Fatmir Mediu u rizgjodh deputet çështja u pushua dhe ai nuk ishte më i pandehur duke qenë se kishte imunitet. Ata thonë se nga ai moment, deri në 24 shtator 2021, ku u rihap çështja, kanë kaluar 12 vite dhe 10 ditë. Në kërkesë thuhet se sipas ligjit, nëse kalojnë 10 vite, çështja konsiderohet e parashkruar. Avokatët thonë se Mediu nuk mund të merret si pandehur dhe as të deklarohet fajtor pasi e drejta për të ushtruar ndjekjen penale ndaj tij është parashkruar. Avokatët thanë në sallë se Mediu nuk ka asnjë faj për mosveprimin shtetëror ndër vite.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak dhe Prokurorët e SPAK nuk formuluan akuzë të re, as prova apo hetim të ri. Ndërkohë, në sallë ishte e pranishme edhe familja Durda, e cila humbi djalin e saj 7-vjeçar në shpërthimin famëkeq të Gërdecit. GJKKO nuk ka pranuar ta bëjnë palë të procesit, por ata kërkojnë me këmbëngulje që të përfshihen. Durda ka pasur një debat me gjyqtaren dhe ka kërkuar drejtësi teksa është shprehur se ka 15 vite që endet gjykatave.
“Dua drejtësi për fëmijën tim. Kam 15 vjet që endem dyerve të gjykatave. Fëmija im 7 vjeç nuk i njihte predhat. Fëmija im sot ha bar”, ka thënë ajo.
Avokati i familjes Durda, Dorian Matlija hodhi akuza ndaj Gjykatës së Posaçme, duke thënë se nuk i duan palë, pasi duan që t’i bien çështjes shkurt. Ai u shpreh se nuk ka ende një arsye përse GJKKO nuk i ka bërë palë në çështje.
Mungesa e dy prokurorëve, Altin Dumani dhe Arben Kraja, ka shtyrë pretencën në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.
Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.
Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Vetë Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, që në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh deputet si pjesë e listave të Partisë Demokratike, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në çështjen “Gërdeci”.
Avokati i familjes Durda, ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës ndaj Fatmir Meduit në GJKKO. Familja Durda ka kërkuar që të bëhet pjesë e procesit, por GJKKO nuk ka pranuar. Avokati Dorian Matlija tha për gazetarët se kjo është shkelje nga ana e gjykatës dhe sipas tij ligji e thotë qartë që duhet të bëhen palë e procesit. Mandlija tha se ende nuk ka një arsye përse nuk po bëhen pjesë e procesit, ndërsa hodhi akuza ndaj Gjykatës së Posaçme se ‘nuk i do nëpër këmbë’
“Sot gjykata vazhdoi me të njëjtën mënyrë duke mos na lejuar të jemi pjesë e procesit. Kërkesa vinte nga 6 persona, të gjithë me statusin e personit që kanë humbur një familjar të tyre, 4 janë plagosur rëndë, janë të dëmtuar të shumëfishtë. Gjykata nuk e mori në konsideratë, vazhdoi duke thënë se e kemi thënë herën e kaluar që s’do behën pjesë. Një vendim të zbardhur nuk ka. Ende nuk e dimë pse nuk jemi pjesë e procesit, ligji e thotë qartë që duhet të jemi. Është ende e kuptueshme përse po vepron në këtë mënyrë situata. Arsyeja që më vjen ndërmend është se nuk do që ky proces të hyjë në detaje, kemi studiuar dosjen që prej 15 vjetësh, gjykata mesa duket do që t’i bie shkurt çështjes dhe nuk ka do nëpër këmbë. Është e disata herë që ndodh. ”, tha avokati i familjes Durda.
Seanca u shty për më datë në 9 maj.
Në seancën gjyqësore të parë për Fatmir Mediun, Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj të vetëm 7 vjeç nga shpërthimi i Gërdecit, ka pasur një debat me gjyqtaren e çështjes në GJKKO. Durda ka kërkuar drejtësi teksa thotë se ka 15 vite që endet gjykatave.
“Dua drejtësi për fëmijën tim. Kam 15 vjet që endem dyerve të gjykatave. Fëmija im 7 vjeç nuk i njihte predhat. Fëmija im sot ha bar”, ka thënë ajo.
Ah moj e zeze ca drejtesie kerkon Ky sistem qe kan ngrite keta eshte per ti sherbyer vetem vrasesave grabitesve dhe atyre qe per karrige vrasin cfar gjejn perpara Keta te mallkuar ligjet i kan bere vetem te mbrojn veten e tyre dhe familjet e tyre Dhe ne drejtesi kan vene njerezit e tyre per ti mbrojtur me pseudo gjyqe fasad Prandaj shko ne gjykaten e hages vetem atje merr drejtesi
PërgjigjuJepini kurajo kësaj nëne që të vazhdojë luftën e saj për drejtësi deri në fund.
PërgjigjuKeshtu fillon.Nje dite mungon prokurori ,diten tjeter avokati e keshtu vazhdon loja deri sa harohet.Vetem ne kete vend mund te vrasesh 27 njerez e te dalesh te besh fushate elektorale
Përgjigju