Në seancë Ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh se nga ndryshimet që propozohen në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, synohet të shtyhen afatet e parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin për periudhën prill-dhjetor 2020, për call – center, fasoneritë dhe turizmin. Ndërsa bizneset e tjera vazhdojnë pagesën në tetor.
“Për bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë këstet e tatimit mbi fitimin për vitin 2020 nuk do të paguhen. Për bizneset me qarkullim mbi 14 milionë lekë, këstet e tatimit mbi fitimin për bizneset me qarkullim mbi 14 milionë lekë për tremujorin e dytë dhe të tretë do të shtyhen për të njëjtën periudhë të vitit të ardhshëm. Këstet e tatimit mbi fitimin për periudhën prill-dhjetor 2020 që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit, fasonerisë dhe call center nuk do të paguajnë për 2020 por për të njëjtën periudhë në vitin 2021.
Më herët parlamenti ka miratuar shtyrjen e afateve paraprake të parapagimit të kësteve të tatim fitimit për vitin 2020, për tatimpaguesit me qarkullim nën 14 milionë lekë. Këto masa lehtësuan mbi 50% të bizneseve në vend, dhe janë 49 mijë biznese që përfituan pjesë e fashës nën 14 milionë lekë, dhe janë 25 mijë biznese që përfituan nga shtyrja e afatit të deklarimit të bilanceve.
Subjektet me xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë, për vitin 2020, nuk do të paguajnë, tatimin e thjeshtuar mbi fitimin.
Përjashtohen nga pagesës e taksës së ndikimit në infrastrukturë, investimet në funksion të programeve të rindërtimit, sipas ligjit me qëllim uljen e kostove për rehabilitimin e komuniteteve të prekura si pasojë e fatkeqësisë.
Ka për synim të pezullojë vetëm fazën e parë të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2021-2021, kjo si rezultat e situatës së krijuar nga pandemia, që kërkoj rishikim të indikatorëve kryesor makrofiskal, dhe për të marrë kohë që tavanet buxhetore të jenë pranë një realiteti të mundshëm për këtë projektbuxhet afatmesëm.
Injektimi i kësaj shume prej 139.3 milion SDR 190 milion euro do ti shërbej procesit të përballimit të situatës dhe rimëkëmbjes ekonomike, maturimi I kësaj huaje të butë do të jetë 3.5 vite deri në 5 vite, dhe interesi 4.05%”, sqaroi Denaj.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton shtyrjen e pagesës së tatimit mbi fitimin, Denaj: Mbështetje për biznesin, paketat e para lehtësuan 50% të bizneseve
//ReportTv.al