Kultura

Shuarja e Dhimitër Anagnostit, ministri Gonxhja: Lamtumirë mjeshtër! La pas një trashëgimi të vyer në kulturën kombëtare 

1 Shtator, 09:35| Përditesimi: 1 Shtator, 09:45

  • Share

1756712701_dhimiteranagnosti.jpg

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se Dhimitër Anagnosti ka lënë pas një trashëgimi të vyer për kulturën kombëtare. Në një postim në rrjete sociale, ministri thekson se ai spikati me një sërë filmash që i dhanë kinemasë identitet dhe madhështi. 

"I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti! 

Një jetë e tërë e përkushtuar artit, ku në karrierën e tij mbi 40-vjeçare ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke lënë pas një trashëgimi të vyer për kulturën kombëtare. Mes tyre spikasin filma që kanë hyrë në kujtesën kolektive si “Lulëkuqet mbi mure”, “Komisari i dritës”, “Plagë të vjetra”, “Në pyjet me dëborë ka jetë”, “Nëntori i dytë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Duel i Heshtur”, “Në shtëpinë tonë” e të tjera vepra që i dhanë kinemasë shqiptare identitet dhe madhështi.

Lamtumirë Mjeshtër!", shkruan Gonxhja. 


Lajmi kryesor:

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Arti dhe politika kujtojnë ‘babain’ e kinematografisë: U shua një institucion! Trashëgimia e tij, monument i pavdekshëm


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?