Zjarri ne Finiq

Shuhen flakët në Finiq, zjarri dogji sipërfaqe të parkut arkeologjik, ministria e Mbrojtjes: Shmangëm dëmet e monumenteve e bazilikatave

9 Gusht, 08:27| Përditesimi: 9 Gusht, 08:37

  • Share

Pas një pune të pandërprerë edhe gjatë natës nga forcat operacionale nga bashkitë Finiq, Delvinë, Himarë, Sarandë, Konispol e Dropull, mbështetur nga 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar është bërë e mundur shuarja e zjarreve në Finiq dhe Delvinë.

Por puna po vijon nga strukturat vendore, për  monitorimin e situatës, me qëllim shmangien e çdo mundësie riaktivizimi të vatrave, informon ministria e Mbrojtjes. 

"Ndërhyrja e shpejtë e forcave, në temperatura të larta dhe terren të vështirë, një ditë më parë shmangu dëmet e pasurisë kulturore, monumenteve, bazilikave apo objekteve të ndryshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit' thotw ministria e Mbrojtjes nw njoftimin e saj.

Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile vijojnë të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që nevojitet në ndihmë të komunitetit.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Butrint imer: 09/08/2024 09:38

    Pse nuk thoni troc butrinti, po finiqi…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?