Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Naun Shundi. Gonxhja thotë se aktori dha shpirt e jetë për skenën shqiptare.
“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur Naun Shundi, pas një beteje shëndetësore me sëmundje të rëndë. Artisti që dha shpirt e jetë për skenën shqiptare, do të kujtohet gjithmonë për rolet e tij të paharrueshme dhe dashurinë që përcolli tek publiku. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit artistik për humbjen e një figure të shquar, që do të mbetet përherë pjesë e identitetit tonë kulturor”, shkruan Gonxhja.
Lajmi kryesor:
Shuhet Naun Shundi, aktori humb betejën me sëmundjen e rëndë! Luajti 120 role në teatër
SI.E./ReportTv.al