Zi për teatrin dhe kinematografinë shqiptare. Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur shqiptar, Naun Shundi, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, pas një beteje të shkurtër, por të vështirë me një sëmundje të rëndë.
Ai ndërroi jetë në ambientet e QSUT-së, ku po trajtohej pas kthimit nga Franca.
Të shumtë ishin shqiptarët që u bënë bashkë, me kontributet e tyre, artdashës, kolegë por edhe Ministria e Kulturës që alokoi një fond të posaçëm, për ta shpëtuar Naun Shundin por ai nuk ia doli.
Me ikjen e Naun Shundit skena shqiptare humbet një artist që teatrin e deshi shumë.
Ai ishte një nga figurat më të spikatura të skenës shqiptare. Ai dha një kontribut të çmuar për më shumë se katër dekada në fushën e aktrimit, regjisurës dhe dramaturgjisë. Gjatë karrierës së tij, interpretoi rreth 120 role në teatër dhe mori pjesë në rreth 20 filma. Përveçse aktor dhe regjisor, ai ishte edhe themelues i teatrit të parë privat në Shqipëri, “Zonja e Bujtinës”.
Kush ishte Naun Shundi?
Naun Shundi lindi në Tiranë në vitin 1959. Në vitin 1977 u diplomua për regji në shkollën e Mesme të Kulturës, ndërsa më pas, në vitin 1983, përfundoi studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve).
Karrierën artistike e nisi në vitin 1985 si aktor në Teatrin Kombëtar. Më pas, për një periudhë të shkurtër, punoi si regjisor në Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri, por shumë shpejt u rikthye sërish në Teatrin Kombëtar, ku vazhdoi të kontribuonte ndër vite.
Nga viti 1993 deri në vitin 2000, Shundi punoi si pedagog në Akademinë e Arteve, ku dha mësim për mjeshtërinë e aktorit, regjinë dhe fjalën artistike. Në vitin 1995 kreu një specializim për regji pranë Teatrit Kombëtar të Bukureshtit dhe Akademisë së Teatrit dhe Filmit në Bukuresht, Rumani.
Themelimi i Teatrit "Zonja e Bujtinës"
Në vitin 2022, së bashku me bashkëshorten e tij, Shundi themeloi teatrin privat “Zonja e Bujtinës”. Krijimi i këtij teatri erdhi si një reagim emocional dhe profesional pas shembjes së Teatrit Kombëtar, një ngjarje që preku komunitetin artistik shqiptar dhe vetë Shundin.
“Ky teatër është një bekim për qytetin e Tiranës. Si artist, jam i lumtur që munda të ndërtoj për brezat e rinj një oaz arti, sidomos pas shembjes së Teatrit Kombëtar,” u shpreh asokohe aktori.
Rolet
Ka kryer rreth 60 role prej të cilave mund të përmendim:
1983 – “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha, Dhimitër Pecani)
1989 – Linke – “Kryqi i Bardhë “ (Breht, Kumbaro)
1990 – Çezari – “Natë me hënë” (Budina)
1991 – Luixhi – “Zgjimi” (Marko, Budina)
1991 – Ezopi – “Ezopi” (Figereida, Pecani)
1992 – Aldo – “Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri” (Fo, Kutali)
1992 – Shtefan – “Loja e Pushimeve” (Sebastian, Kutali)
1993 – Fando – “Fando e Lis” (Arrabal, Qiriaqi
1993 – Urani – “Zoti godet me putër” (Bezhani, Kame – Teatri Bylis-Fier)
1994 – Martin – “Këngëtarja tullace” (Jonesko, Qiriaqi)
1995 – Bepe, Damian – “Oportunesku” (Mushatesku, Manolesku)
1995 – Skulptori – “Tiranozauri” (Trebeshina, Kame)
1996 – Aktori – “Në katin e dytë është parajsa” (Bezhani)
1998 – “Kopshti me dallendyshe” (Babis Cilkiropulos, Kiço Londo – Teatri Kombëtar)
1999 – Doktori Arshambo – “Darka e të marrëve” (Kame)
“Frike dhe mjerim në rajhun e tretë” (Breht)
“Si e mposhta Musolinin” (Haqif Mulliqi)
“Jo të gjithë hajdutët vijnë për të vjedhur” (Breht, Publimedia)
“Shtrigat e Salemit” (Spiro Duni, Teatri Kombëtar)
2006 – “Drejt perendimit”
2007 – “Kontrata” (Mrozhek)
2008 – “Fishkëllime në errësirë” (Spiro Duni)
Film i Fatmir Koçi-t, “Berberi”
“Darka e gabuar” (Fatos Haxhiraj)
“Zoopark” (Milto Kutali)
“Mysafiri i mallkuar” (Ilir Bezhani)
2010 –“Një tablo absurde” (Hysi, Milto Kutali)
2012 “Ëndrra e Ismail Qemalit” në rolin e Faik Konicës (Spiro Duni, Teatri Kombëtar)
2012 – “Henry IV (Globe to Globe, World Shakespeare Festival 2012)
2014 – “Liri në Bremen” (Fassbinder – Teatri Kombëtar)
2016 – “Tri Motrat“ (Teatri Kombëtar)
Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Naun Shundi. Gonxhja thotë se aktori dha shpirt e jetë për skenën shqiptare.
“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur Naun Shundi, pas një beteje shëndetësore me sëmundje të rëndë. Artisti që dha shpirt e jetë për skenën shqiptare, do të kujtohet gjithmonë për rolet e tij të paharrueshme dhe dashurinë që përcolli tek publiku. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit artistik për humbjen e një figure të shquar, që do të mbetet përherë pjesë e identitetit tonë kulturor”, shkruan Gonxhja.
Komente

CFARE MJEKESH JANE KETA...KETA JANE TE ZOTE TE TE VDESIN..JO TE SHEROJNE....mmallkuar qofshi ne 7 breza....
Përgjigjunishanet nuk duhen ngacmuar,,,dhe kontrolluar tek mjeku...duhet te hiqen ne kohe.....
PërgjigjuPo leket qe beme dhurate do na kethehen mbrapsht ??????
PërgjigjuA ka zakon shqiptari qe kerkon dhuratat mbrapsht? Dhurata nuk kthehet, dhurata dhurohet. Nese nuk u perdor dot per te sheruar aktorin e ndjere, sepse nuk mundi t'ia dale dot me semundjen, mbeten dhurate per familjen ne nevojat e tyre ne kete kohe zie.
Ngushellime familjes.
Përgjigju