Ndërron jetën në moshën 77-vjeçare aktori i njohur shqiptar Rikard Ljarja. Aktori prej 3 muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk dilte nga shtëpia prej kohësh. Pasditen e së hënës, 20 prill, zemra e tij pushoi së rrahuri duke mbyllur sytë përjetë në këtë botë. Ai ishte bashkëshorti i aktores po të njohur shqiptare Marjeta Ljarja.
Rikard Ljarja ishte një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit "Aleksandër Moisiu", Tiranë.
Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin "Migjeni" në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.
Që prej vitit 1973 ka qenë protagonistë në shumë filma kinematografik, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës” përkrah Kadri Roshit”, por edhe ka qenë regjisor si në filmi “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë”, e gjithashtu i madh ka qenë kontributi i tij edhe si skenarist edhe njeri i penës, ku gjatë viteve të fundit ka botuar disa libra. Ljarja gjithashtu ka qenë skenarist për filmat e njohur shqiptarë “Pesha e kohës” dhe “Kur hapen dyert e jetës”.
Aktor
Viktimat e Tivarit (1996)
Fletë të bardha - (1990)
Pesha e kohës - (1988)
Rrethi i kujtesës - (1987)
Në prag të jetës - (1985)
Pranverë e hidhur - (1985)
Radiostacioni - (1979)
Në pyjet me borë ka jetë - (1978)
Ilegalët - (1976)
Rrugicat që kërkonin diell - (1975)
Rrugë të bardha - (1974)
Shpërthimi - (1974)
Ndërgjegja - (1972)
Kur zbardhi një ditë - (1971)
Plagë të vjetra - (1968)
Gadhnjim mbi vdekjen - (1967)
Duel i heshtur - (1967)
Komisari i dritës - (1966)
Regjisor
Pesha e kohës - (1988)
Kur hapen dyert e jetës - (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje - (1983)
Dita e parë e emrimit - (1981)
Sketerre 43 - (1980)
Radiostacioni - (1979)
Në pyjet me borë ka jetë - (1978)
Skenarist
Pesha e kohës - (1988)
Kur hapen dyert e jetës - (1986)
Rita Gjeka, drejtoresha e Teatrit Migjeni, në një lidhje telefonike me Report Tv, tha se ishte e pikëlluar nga ky lajm edhe pse e priste pasi e dinte që Rikardi ishte i sëmurë. Ajo tha se Rikardi ishte një njeri i madh dhe nuk e pranoi titullin 'Ndër i Kombit', aq i përulur ishte.
"E prita me dhimbje këtë lajm edhe pse ka kohë që unë e di që Rikardi ishte i sëmurë. Më 1 nëntor të 2019 insistova që të vinte në 70 vjetorin e teatrit, por mënyrën se si mu përgjigj më ngeli gozhdë në zemër. Ai kishte dëshirë të vinte por e kishte të pamundur, Ajo ishte hera e fundi që e takova. Ai kishte një nostalgji për Shkodrën dhe thoshte 'për shpirt nuk iki kurrë nga Shkodran'. Ai është shpallur "Nderi i Kombit' dhe nuk e ka pranuar me e marr çmimin, i tillë ishte Rikard Ljarja", tha Gjeka
Edhe aktori e regjisori i famshëm Mevlan Shanaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e aktorit të njohur Rikard Ljarja.
Ai është shprehur se e gjithë Shqipëria po përjeton dhimbje në këto momente dhe ata i kanë lotët tek sytë e tij të qeshur.
“Ej sot iku RiKard Ljarja! Ej shqiptarë dhimbja ka një emër sot nesër do quhet Rikard, emocioni ka emrin e tij, buzëqeshja është për të, liria ka dashurinë në zemrën e tij, ne shoket lotët i kemi te sytë e tij të qeshur, zemra e tij është në ju që e deshët po kthehet në Shkodrën e jetës së tij. Mik na helmove na shkretove fisnikerinë.Faleminderit dashuris tënde, ne tashmë dimë vdesim të ndershëm dhuratën e ruajtur zemrës tënde sot e hodhe në dritën e arit për të pushtuar gjithesinë? Dritë pastë emri vepra e shpirtit tënd të bukur, me duar të dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni. Si e do Shqipëria, Ded! Ku Je! Kjo pyetje vjen në cdo familje për mje min heshtje. Le të kumbojnë këmbanat e zemrave për të. Lamtumirë miku im! Që mbete mik i shtrenjte!”, ka shkruar Mevlan Shanaj.
Në lidhje me vdekjen e aktorit të mirënjohur shkodran, Rikard Ljarja në moshën 77-vjeçare ka reaguar gazetarja e njohur shqipatare Natasha Lako.
Ajo është shprehur se ai ishte fytyra më e dashur e gjithë riisë së saj me një zemër të pastër e të papërdhosur.
Lako ka shtuar se ai ishte njeri i filmit , teatrit, i penës, i shokëve , i familjes së të bukur dhe i dashurisë së pafund.
“Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë ! Fytyra më e dashur e rinisë sime , zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur , shpirt krijues i qytetërimit shqiptar, në vazhdimësinë dhe transformimin e viteve 60 në të gjithë botën, shkodran i mencur me qëndresën më fisnike.
Zë kumbues , i njeriut më të zakonshëm. Njeri i filmit , teatrit dhe i penës, i shokëve , i familjes sate të bukur dhe i dashurisë së pafund. Na le para kohe”, ka shkruar Ljarja.
Rikardi është nga ata njerëz të mirë që të dhemb shpirti kur dëgjon se ata ikin nga jeta . Deda , nuk jeton më por do jetë gjallë përjetësisht dhe do thotë gjithmonë ...alo Zana ... Por jo vetëm Deda ,çdo rol i Rikardit është si një kostum shik që ai e vishte dhe i rrinte bukur.Ne i jemi borxhlinj aktorëve të këtij brezi,kurrë nuk bëmë aq sa duhet për ata që bën historinë e kinematografisë shqiptare.Marjetës, shoqes së roleve dhe të jetës, zoti ti jap kurajo për ta përballuar dhimbjen,po ashtu edhe fëmijëve.Duhet të jeni krenarë për Rikardin tuaj të dashur !!Kur t'ju marr malli do shikoni filmat e shumtë të tij e do të çmalleni në një farë mënyre,megjithëse boshllëku i shpirtit kurrë nuk do të mbushet.Kurajo dhe i paharruar RIKARDI ynë i madh !
PërgjigjuNgushellime familjes! Lexova komentet, nje gje me ben kurioz: pse asnjehere keta artistet e medhenje te diktatures nuk ngriten krye? Asnjehere nuk dolen kunder mendimit unik te partise, asnjehere nuk ndihmuan intelektualin rrebel me krijime dhe role te veçanta!! Sot po ngelen ne histori dhe po na serviren si disidente dhe luftetare te guximshem!!! Se kuptoj dot çfare ben tjeter veç marrjes se rroges dhe fames personale!! Pa harruar se i sherbyen diktatures per "krijimin e njeriut te ri komunist" qe po vazhdon edhe sot te na çaje menderen!!
PërgjigjuRastesisht qelloi ditet e fundit te shoh jo nje, po dy here intervisten me te ne ciklin "Perballe". E po ashtu edhe te bashkeshortes se tij Marjetes, po ne kete cikel. Jo vetem aktor i madh, po edhe njeri shume fisnik e me humor. E nisi duke thene qe aq shume ishte bere i njohur ne vitet '70-'80, saqe njerezit thoshin: "Ne shtepi jemi burri, gruaja, femijet, eshte edhe Rikardi". E po ashtu me humor tha se kishte lindur ne nje dite shume te rendesishme ... 1 prill "Por nuk kam qene kurre genjeshtar", tha me te qeshur. Vertet njeri shume pozitiv.
PërgjigjuNgushellime familjareve te Rikardit!
PërgjigjuNje arsye me teper qe filmat rusë të cilesise shumë të dobet të dixhitalizohen të gjithë qe të mos humbase vlera shpirterore së bashku me vdekjen e artisteve, sepse imagjinoni të humbasin dhe filmat... Nuk do te egzistonin as aktoret dhe as veprat e tyre, pra do të ishin nje hiç, zero, asgje.. prandaj qeverite dhe organizata të ndryshme te investojne qe filmat tanë të dixhitalizohen dhe jo të ngrene kisha dhe xhamira pashkë e bab dude mond karbonare mjekrash!
PërgjigjuAshtu sic kane thene te medhenjte: Ai iku, po kenga i mbeti . Dhe Rikardit do i mbeten filmat dhe emri. Faleminderit per filmat ne te cilet u rritem. Ngushellime familjes.
PërgjigjuNgushellime familjes, te afermve, miqve dhe gjithe artdashesve shqiptare. U shua edhe nje yll, qofte i paharruar emri dhe vepra e tij.
PërgjigjuNgusheëllime më tè sinqerta familjes Tij! Fjalèt ma tè epèrme se maja Xhomolunges për këtë njeri,artist të popullit!
PërgjigjuAktori me I mire me I plote me zerin etij karakteristik we pa epsre e kuptoje qe ishte Ai Aktori I roleve pzitive se natyra I kishte dhuruar vetem miresi. Qofte I leht dheu. Ngushellime familjen.
PërgjigjuLindi dhe u shua Aktor I nderuar dhe i ndershem.R.I.P. Rikard. Imagjinoj kur te vdese Arben Imami sa "keq" do ndihem.Uroj sa me shpejt qe ti urinoj ne varr.
PërgjigjuBesnik, edhe vajtimi “shijohet”, prandaj mos na e ndyej me qelbesira. Leri njerezit te vajtojne njeriun qe duhet duke mos i futur ne mendje emra qe devijuan nga aktore profesioniste ne aktore politikane qe iu bene barre popullit. Le te qajme sot Rikardin sepse eshte nga ata njerez qe ia vlen te qajme.
Ndjehem mire, dhe jam krenar qe kam jetuar ne epoken e ketyre gjigandeve si Rikard Ljarja! Rikardi na la fizikisht, por jam i bindur qe emri dhe vepra qe ka lene do te vdesin vetem atehere kur nuk do kete me shqiptare..
PërgjigjuFilmat e rikard larjes jane shfaqur deri ne kine ,,dhe kane qene shume te ndjekur nga publiku kinez ,,,psh,,RRUGE TE BARDHA...ngushellime ..
PërgjigjuAKTOR I MADH,,I BREZIT TE ARTE TE VITEVE 70-90,,,ME TE TILLE AKTOR NDEROHET SHKODRA DHE SHQIPERIA,,NGUSHELLIME FAMILJES..//
PërgjigjuKa vdek fizikisht por jeta arristike e tij nuk do vdesi kurr.I la Shqiperise nje thesar me art qe nuk mund te harrohet kollaj ky njeri dhe artist i madh.Pushofsh ne paqe.
PërgjigjuNgushëllime familjes
PërgjigjuProfesionist ekzigjent dhe njeri fisnik,ky eshte Rikard Ljarja per mua. I qofte dheu i lehte. N'a la art te vertete,qe mund te n'a kenaqi perhere.
PërgjigjuAktor i madh u prehsh ne paqe e zoti u dhashte kivet familjarve.
PërgjigjuNje aktor i madh dhe nje njeri i mire.Ngushellime familjes.Qofte i Parajses.
PërgjigjuIku nje ikone e kinematografise shqiptare qe la pas nje veprimtari te madhe.Te qofte dheu i lehte Rikard Larja
PërgjigjuNgushellime familjes. Aktor madheshtor, nje nga me te talentuarit I klasit boteror. Respekte
PërgjigjuShpreh ngushellime per familjen e Rikard aktore we Kurr nuk do i vine kinematografise Shqiptare Te prehesh ne paqe
PërgjigjuNgushellime familjes. U past lene uraten bashkeshortes, femjeve. Te rojne e ta kujtojne. U preft ne paqe. I qofte dheu i lehte.