Pas 8 orë luftë me flakët, forcat zjarrfikëse të Fier kanë arritur që të fikin zjarrin e rënë në kodrat e fshatit Rreth-Libofshë.
Mësohet se demi është i konsiderueshëm në sipërfaqet me ullishta. Sipërfaqe të tëra me ullinj janë shkrumbuar. Sipas të dhënave paraprak, bilanci i këtij zjarri ishin: 14 hektarë me ullishta dhe shkurre e djegur, 2000 rrënjë ullinj të shkrumbuar.
Ndërsa, për shuarjen e zjarrit morën pjesë 4 zjarrfikëse dhe 25 forca zjarrfikëse. Për shkak të terrenit të vështirë, fikja e zjarrit u krye me ndihmën e efektivëve, pompa dhe me krah.
Zjarri i rënë rreth orës 15 të ditës së sotme ra në një zonë kodrinore e mbjelle e gjitha me ullinj nga banorët e zonës së Rreth-Libofshës dhe dëmet janë të konsiderueshme.
Lajmi kryesor:
Shuhet pas 8 orësh zjarri në Rreth-Libofshë të Fierit, shkrumbohen 14 ha ullishta
S.C//ReportTv.al