Qeveria e Kosovës ka lajmruar zyrtarisht se situata më e vështirë është në fshatrat Verboc dhe Barilevë të Komunës së Prishtinës dhe në fshatrat Sekiraç, Sibofc dhe Reçicë të Podujevës.
Edhe në komunën e Klinës raportohen dëme të konsiderueshme dhe shumë familje janë evakuuar. Sipas njoftimeve zyrtare të autoriteteve vendase, thuhet se janë evakuuar mbi 40 familje, kurse në fshatin Shtaric është shmangur një situatë e cila rrezikonte jetën e dy qytetarëve, falë ndërhyrjes në kohë të policisë.
Edhe në lagje të ndryshme të Komunës Jugore të Mitrovicës raportohet se ka pasur përmbytje.
Ndërkaq, në Komunën Veriore të Mitrovicës, probleme më të theksuara janë paraqitur në Lagjen e Boshnjakëve ku janë rrezikuar 7 shtëpi.
Në Komunën e Zveçanit janë rrezikuar 40 shtëpi.
Në fshatrat Kutnje dhe Kernin i poshtëm të komunës së Leposaviçit 4 familje janë evakuuar dhe 20 shtëpi janë në rrezik, ndërsa në Zubin Potok 30 shtëpi janë në rrezik.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar.
Lajmi kryesor:
Përmbytjet në Kosovë, Shqipëria dërgon Ushtrinë në Kukës! Rama: Në mbështetje të banorëve që janë prekur! Ndërhyjmë po qe nevoja (VIDEO)
F.D//ReportTv.al