Si do ndahen dosjet 'Babale' dhe 'lobimi', Salianji, Basha dhe Ristani në Gjykatën Speciale, të tjerët në gjykatën e zakonshme

13 Dhjetor 2019, 10:31| Përditesimi: 13 Dhjetor 2019, 11:21

  • Share

TIRANE- Prokuroria vendosi gjatë kësaj jave të referojë për gjykim në Gjykatën e Tiranës dosjet e ashtuquajtura 'Babalja' dhe 'lobimi'. Në listën e 7 të pandehurve, për të cilët Prokuroria i kërkon gjykatës të ndëshkohen me burg, janë edhe tre ish-deputetë: Ervin Salianji për çështjen 'Babale' si dhe Lulzim Basha dhe Arben Ristani për çështjen e 'lobimit'. Kushtetuta e ndryshuar në korrik të 2016, në kuadër të reformës në drejtësi, parashikon përpos të tjerave, që çdo akuzë penale kundër ish-deputetëve gjykohen nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa akuza mbrohet nga Prokuroria e Posaçme, e cila pritet të nisë punën në 19 dhjetor. Ky parashikim, me ngritjen e Gjykatës së Posaçme ose Speciale, parashikon një ndarje të pandehurve në dy gjykata, atë zakonshme dhe në specialen. Ndarja nuk bëhet për shkak të akuzave, por për shkak të funksioneve të larta që kanë mbajtur më parë të pandehurit. 

Më konkretisht, sipas nenit 135 të Kushtetutës, ish-deputetët Ervin Salianji, Lulzim, Basha dhr Arben Ristani do të gjykohen nga Gjykata Speciale, menjehërë pas konstituimit të kësaj të fundit. Ndërsa gazetari Jetmir Olldashi, Fredi Alizoti dhe Albert Veliu, i njohur si 'Babalja', pjesë se dosjes 'Babalja' si dhe Ilir Dervishi pjesë e dosjes së 'lobimit', do të gjykohen nga gjykata e zakonshme, konkretisht nga Gjykata e Tiranës. Gjithashtu, menjëherë pas betimit të prokurorëve të posaçëm para Presidentit, akuza kundër Bashës, Ristanit dhr Salianjit, do të mbrohet në gjykatë nga Prokuroria e Posaçme. 

Po në çfarë faze është Gjykata e Posaçme?Këshilli i Lartë Gjyqësor, tre ditë para mbylljes së vitit 2018, ka vendosur nisjen e procedurave për formimin e dy gjykatave speciale. 22 gjyqtarë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit për Krimet e Rënda kanë dhënë pëlqimin për të shërbyer në Gjykatën e Posaçme apo siç njihet ndryshe Gjykatën Speciale. Pengesa për finalizimin e Gjykatës së Posaçme është se jo të gjithë kandidatët kanë kaluar Vetingun si dhe mungesa e funksionimit të Prokurorisë së Posaçme, pasi kjo gjykatë shqyrton dosjet që vijnë nga Prokuroria e Posaçme.

Komento

Komente

  • O debil: 13/12/2019 10:54

    U komentua o zhgaravin.

    Përgjigju
  • SHAL NGJITMI: 13/12/2019 10:54

    O lyl shal ngjitmi ora e drejtësis po troket. Ti me gjith çunin e shegës i ngjirizur në haurin e lopës salinjanin do paguani për pislliqet tuaja. Në ktë bot lahen të gjitha o shal ngjit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?