TIRANE- Dosja e parë që kalon në rrethe pas shkritjes së Krimeve të Rënda dhe Gjykatës së Krimeve, Toyota Yaris. Report tv mëson se gjykata ja kthen prokurorisë për t'ia kaluar për kompetencë Prokurorisë së Durrësit dhe Tiranës. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se nga hetimet e kryera krimet kanë hequr akuzën e grupit të strukturusr kriminal e për pasoje s'mund të jetë kompetencë e SPAK.
Katër të arrestuarit në Shqipëri janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për të pandehurit. Për Agim Çekaj, Alban Mollaymeri, Edi dhe Klevi Lika të cilët ishin në arrest shtëpie, është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg". Aksioni për bllokimin e 3.4 mln eurove në Toyota Yaris u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në “Toyota Yaris” pa targa. Kryedemokrati Lulzim Basha ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’.
Janë 1000 dosje që pritet të kalojnë në rrethe pas shkrirjes së Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria për Krime të Rënda do të shkrihen për t'i hapur rrugë SPAK dhe Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi dje transferimin në Prokuroritë e rretheve të prokurorëve të Krimeve të Rënda që kanë mbajtur në duar edhe dosjet më të bujshme të drejtësisë në vend.