Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, gjatë një konference për gazetarët ditën e sotme tha se çdo formë e organizimit të fletës së votimit do të varet nga numri i personave dhe subjekteve që do të jenë në fletën e votimit.
'Çdo formë e organizmit të fletës së votimit do të varet nga numri i personave dhe subjekteve që do të jenë në fletën e votimi. 46 parti të regjistruara, duke hequr partitë në koalicione janë edhe 20 parti të tjera që konkurojnë veças. Është një numër i madh dhe do të imponojë një fletë votimi të dimensioneve të mëdha. Por nuk e dimë, e mira do të ishte të ishin edhe emrat e kandidatëve, por varet nga numri që do të marrin pjesë. Besoj se do të gjejmë konsensus. Në fund të fundit përmbajtja e fletës së votimit është substanciale dhe thelbësore. '- tha Celibashi.
Sa i takon votuesve nga disapora, Celibashi tha se akoma nuk është vendosur, ndërkohë që po shqyrtohen dy mënyra.
Për sa i përket mënyrës së votimit akoma nuk jemi vendosur, sepse do të duhet të dakordësohemi me mënyrat e votimit. Në grupin e punës dhe informalisht janë dy mënyra të cilat po diskutojmë, njëra është ajo që ka të bëjë me shërbimin nëpërmjet postës dhe tjetra ka të bëjë me dërgimin nëpërmjet emalit të fletës së votimit. Por ndërtimi do të bëhet në një formë të inkriptuar të fletës së votimit dhe do të dekriptohet nëpërmjet një sistemit të ndërtuar nga KQZ. Votimi nëpër ambasada është teorik si opsion, për të mos thënë që është i pamundur, jo se të gjithë faktorët e parapëlqejnë, por kërkon një angazhim që nuk mund të realizohet.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet, Celibashi: Të infektuarit me COVID në izolim s'kanë asnjë mundësi për të votuar! KQZ do bëjë kërkesë për shtyrjen e vlefshmërisë së ID e pasaportave
M.Q./ReportTv.al