Zgjedhjet, Celibashi: Të infektuarit me COVID në izolim s'kanë asnjë mundësi për të votuar! KQZ do bëjë kërkesë për shtyrjen e vlefshmërisë së ID e pasaportave

25 Shkurt 2021, 11:40| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 14:29

  • Share

TIRANË- Të infektuarit me COVID të izoluar në shtëpi të cilët momentalisht janë rreth 35 mijë në vendin tonë, do të mbeten pa votuar në 25 prill, pasi nuk ka një metodë që mund t'u ofrohet. Kështu ka deklaruar kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët, i cili shtoi se i vetmi përjashtim që sanksionon Kodi Zgjedhor ka të bëjë me qendra të posaçme votimi në burgje dhe spitale.

“Edhe kjo është çështje që ka marrë vëmendje pbunlike dhe kam dëgjuar komente të ndryshme. Nëse qytetarët janë të pamundur për të dalë nga shtëpitë e tyre për arsyet e covid ne skemi asnjë lloj mundësia për tua ofruar shërbimin e votimit atje ku banojnë. I vetmi përjashtim që sanksionon kodi zgjedhor ka të bëjë me qendra të posaçme që ngrihen në institucione siç janë burgje dhe në rast ku ka jo më pak se 15 zgjedhës. Nëse partitë dhe parlamenti dakordësohet mund të bëjnë ndryshime në ligj për të gjetur zgjidhje në këtë, por e shoh të vështirë që të bëjmë një zgjidhje. Ata do vazhdojnë të ngelen pa votuar sa kohë të jetë ky kuadër", tha ai.

Sipas tij vota e të infektuarve është një çështje e pamundur për t'u zgjidhur pasi nuk ka kushte për ta bërë një gjë të tillë. Kryetari i KQZ, më tej ka thënë se për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë janë 3, 584  milionë zgjedhës, mes të cilëve 902 mijë me karta apo pasaporta të skaduara. Këtu Celibashi ka theksuar se KQZ do t'i bëjë kërkesë ministrisë së Brendshme për të shtyrë afatin e përdorimit deri më 30 prill të kartave dhe pasaportave të skaduara. Ndërkaq Celibashi sqaron se janë 3400 emigrantë që kanë regjistruar vendbanimet, ndërsa po bëhet të gjitha përpjekjet për të garantuar votimin e tyre. Pajisja që bën të mundur identifikimin elektronik të votuesit në kohë të shpejtë, sipas Celibashit do të vendoset në qendrat e votimit në njësinë 8 në kryeqytet.

Ora 12:13
Çfarë vendimi do të marrë KQZ nëse Tom Doshi kandidon për deputet? Përgjigjet Celibashi

1614249948_Screenshot1.jpg

Kyekomisioneri Ilirjan Celibashi gjatë një bisedimi me gazetarët i pyetur në lidhje me kandidimin e Tom Doshit, në zgjedhjet e 25 prillit, nëse KQZ do ta pengojë, emrin e tij të marrë pjesë, tha se nuk mund të diskutojë në mënyrë hipotetike,

Gazetarja: Nëse Tom Doshi do të kandidohet në listën e PSD-së, cila do të jetë qasja e KQZ-së, duke marrë parasysh edhe paralajmërimet e ambasadores amerikane?

'Për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me kandidatë të caktuar, do flasim kur ti kemi kandidatët. Nuk shoh arsye për diskutime hipotetike. Takimet me ambasadoren amerikane kanë qenë si me ambasadorët e tjerë, dhe nuk kanë pasur trajtime të veçanta për aspekte të veçanta të përgatitjes së këtij procesi. Do të duhet të presim datën 8. Ajo që mund të them me siguri të plotë është që KQZ do ketë gjithë vëmendjen ndaj çdo rasti të evidentuar publikisht ose jo, për të pasur një vendimmarrje në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor.'- tha Celibashi.

Ora 12:12
Zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi: Do bëj kërkesë për shtyrjen e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave

1614251175_unnamed.jpg

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka deklaruar se do të bëjë kërkesë për shtyrjen e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave.

Ai është shprehur se lista e zgjedhësve nuk ndryshon ajo është 3, 584 milion zgjedhës, mes të cilëve 902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara.

“Lista e zgjedhësve nuk ndryshon dot më, ato janë 3, 584 milionë zgjedhës, mes të cilëve 902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara. KQZ do t’i kërkojë qeverisë shtyrjen e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave", tha Celibashi.

Ora 11:58
Vota e emigrantëve, Celibashi: Koha e limituar, por shpresojmë të mundësohet! Nevojitet konsensusi i të gjitha partive politike!

1614249948_Screenshot1.jpg

Kreu i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli për votën e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se afati është i shkurtër për ta bërë të mundur në këto zgjedhje, megjithatë ai shtoi se do të tentohet të ketë pjesëmarrje të tyre sado e vogël qoftë ajo.

Ndër të tjera, Celibashi theksoi se për të mundësuar votën e emigrantëve duhet konsensusi i të gjitha palëve politike.

“E vërteta është që nuk kam qenë optimist për këtë projekt (Votën e emigrantëve), por besimplotë që të realizohet. Nuk kam qenë pasi koha që KQZ ka pasur në dispozicion për të përgatitur të gjithë aktet ka qenë jo ajo që do të duhet të ishte. Unë ende shpresoj akoma, jo vetëm për faktin se numri i personave që janë deklaruar në gjendje civile është i vogël. Për këtë arsye ekziston mundësia, që ne ta provojmë qoftë në këto zgjedhje. Mbetet për t’u parë se si do të jetë. ka shumë punë për t’u bërë, por shpresojmë që në këto zgjedhje të mundësohet vota e Diasporës.

Kodi Zgjedhor thjesht dhe vetëm ka transferuar atë që Kushtetuta prej 30 e ca vitesh ka sanksionuar. Kodi Zgjedhor ka klauzolë që thotë se KQZ merr një vendim ku do i përfshijë për herë të parë votuesit jashtë Shqipërisë në Zgjedhje. Rregullatori është në të drejtën e vet ta marrë këtë vendim. Pra nuk është thënë që në këto zgjedhje duhet zgjidhur kjo gjë. Nuk ka asnjë rregull sesi duhet bërë votimi, kjo duhet bërë nga e para. Vazhdoj ta them është i rëndësishëm që ky proces të ketë konsensus politik të gjithë partive. Duhet të ketë konsensus mes partive që të mos ketë kondensime”, tha Celibashi.

Ora 11:54
Celibashi: Pajisja e identifikimit elektronik në qendrat e votimit, vendoset në njësinë 8

1614250540_fffffff.jpg

Tashmë që identifikimi biometrik është bërë realitet, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi sqaron detaje lidhur me projektin pilot të votimit dhe numërimit elektronik. Pajisja që bën të mundur identifikimin elektronik të votuesit në kohë të shpejtë, sipas Celibashit do të vendoset në qendrat e votimit në njësinë 8 në kryeqytet.

“Është informalisht është dakordësuar që të jetë njësia numër 8. Do bëhet në të gjitha qendra t e votimit të kësaj njësie, vendimi zyrtar kqz ende se ka marrë. Kanë qenë 3 njësi, 10, 3 dhe 8 në diskutim, ka patur një dakordësi paraprak për 8 por jemi duke pritur për një konfirmim”, tha ai.

Ora 11:49
Si do të votojnë votuesit nga diaspora? Celibashi: Po shqyrtohen dy mënyra, nëpërmjet postës dhe emalit

1614249948_Screenshot1.jpg

Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, gjatë një konference për gazetarët ditën e sotme tha se çdo formë e organizimit të fletës së votimit do të varet nga numri i personave dhe subjekteve që do të jenë në fletën e votimit.

'Çdo formë e organizmit të fletës së votimit do të varet nga numri i personave dhe subjekteve që do të jenë në fletën e votimi. 46 parti të regjistruara, duke hequr partitë në koalicione janë edhe 20 parti të tjera që konkurojnë veças. Është një numër i madh dhe do të imponojë një fletë votimi të dimensioneve të mëdha. Por nuk e dimë, e mira do të ishte të ishin edhe emrat e kandidatëve, por varet nga numri   që do të marrin pjesë. Besoj se do të gjejmë konsensus. Në fund të fundit përmbajtja e fletës së votimit është substanciale dhe thelbësore. '- tha Celibashi.

Sa i takon votuesve nga disapora, Celibashi tha se akoma nuk është vendosur, ndërkohë që po shqyrtohen dy mënyra.

Për sa i përket mënyrës së votimit akoma nuk jemi vendosur, sepse do të duhet të dakordësohemi me mënyrat e votimit. Në grupin e punës dhe informalisht janë dy mënyra të cilat po diskutojmë, njëra është ajo që ka të bëjë me shërbimin nëpërmjet postës dhe tjetra ka të bëjë me dërgimin nëpërmjet emalit të fletës së votimit. Por ndërtimi do të bëhet në një formë të inkriptuar të fletës së votimit dhe do të dekriptohet nëpërmjet një sistemit të ndërtuar nga KQZ. Votimi nëpër ambasada është teorik si opsion, për të mos thënë që është i pamundur, jo se të gjithë faktorët e parapëlqejnë, por kërkon një angazhim që nuk mund të realizohet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?