Meta në 'Kontrast': Basha-Rama pakt që në 2015! Padisë për Kuvendin i shkoj deri në fund! Nëse opozita do fitonte në 25 prill do kërkoja mandat të dytë si President (VIDEO)

18 Shkurt 2022, 09:47| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 22:13

  • Share

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë kur tha se bashkëpunimi pas kuinatve mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës ka nisur që në 2015, në një kohë që PS dhe LSI ishin në bashkëqeverisje. Në një intervistë ekskluzive në emisionin 'Kontrast' në Report Tv, Meta e argumentoi këtë duke thënë se PD nuk kishte çuar asnjë propozim për Reformën Territoriale edhe pse ai i kishte garantuar Bashës që kërkesa e tij do merrej parasysh pasi për votimin e kësaj reforme duheshin votat e LSI. Që nga ky moment tha Meta, nisi dhe acarimi i marrëdhënieve mes LSI dhe PS.

Nëse opozita do të kishte fituar në 25 prill, atëherë Ilir Meta do të kishte kërkuar një mandat të dytë si president dhe nuk do të riktheheshe në politikën aktive. Mirëpo duke qenë se kjo nuk ndodhi, Meta e ka bërë të qartë se nuk ka në plan, të paktën tani për tani për të marrë një mandat të dytë si kre i shtetit, edhe nëse vetë Edi Rama do e propozonte sërish. Meta tha se atëherë pranoi postin për të mirën e vendit, por sot problemin e sheh të opozita, që e cilëson si 'të çorientuar', prandaj angazhohet se 24 korrik, kur dhe i mbaron mandati do të jetë shumë aktiv në politikë duke i bërë opozitë qeverisë.

Meta foli edhe për padinë që ka bërë ndaj Kuvendit ku e akuzon për falsifikim të dokumenteve për shkarkimin e tij, Ai tha se do i shkojë kësaj padije deri në fund, edhe pse Gjykata Kushtetuese vendosi kundër shkarkimit të tij. Meta tha se falsifikimi është vepër penal dhe se ky ishte një rast skandaloz, pasi edhe një qytetari të thjeshtë i sigurohet një proces i rregullt, ndërsa Presidentit jo.

Më 16 shkurt Gjykata Kushtuese vendosi të mos pranojë kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës, duke thënë se Presidenti nuk ka kryer “shkelje të rënda të Kushtetutës” dhe për këtë arsye nuk vendos për shkarkimin e tij. Kështu vendosën 6 anëtarë të ‘Kushtetueses’ të cilët votuan kundër shkarkimit dhe vetëm një anëtar votoi pro, vetëm Altin Binaj.  

 

Emisioni i plotë

Ora 20:13
Mblodhi Këshillin e Sigurimit kur Rama ishte në SHBA për të shmangur takimin, ja si përgjigjet Meta

1645206293_Screenshot1.jpg

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se arsyeja përse mblodhi Këshillin e Sigurimit në një kohë kur kryeministri Edi Rama ishte në SHBA, nuk ishte e qëllimshme për të mos u përballur me kreun e qeverisë.

"Ka lidhje me informacionet tona, kur parashikohej që data 16 do të ishte një datë e përshkallëzimit të situatës, ishte zv.kryeministri, ministrat e tjerë, ato përfaqësojnë në fund të fundit vullnetin e kryeministrit. Takimi shkoi shumë mirë", tha Meta.

Ora 19:26
Meta: Opozita duhet t'i kërkonte 'llogari' Kuvendit pse falsifikoi dokumentet për shkarkimin tim

 

Presidenti Ilir Meta këmbëngul që opozita nuk po kryen rolin e saj. Akuzave që opozita është e blerë nga mazhoranca, Meta thotë se bashkëpunimi është i qartë kjo për faktin se sot Lulzim Basha nuk i ka kërkuar llogari Kuvendit për veprimet e tyre për falsifikimin e dokumenteve në procesin gjyqësor për shkarkimin e tij.

"Opozita duhet të ishte atje dhe të sqaronte pozitën e Kuvendit që si mund ta bënin këtë, ne jemi në një situatë ku opozita apo opozitarizmi është e papërfaqësuar dhe kur shohim që Berisha merr një iniciativë të tillë dhe ka një përkrahje të gjerë se po thotë disa të vërteta", tha Meta.

Ora 19:13
Meta: Beteja në 'Kushtetuese' në tentativë për t'i mbyllur gojën presidentit

 

Presidenti Ilir Meta e ka quajtur betejën në 'Kushtetuese', jo si një betejë e tij personale me Ramën, por si një mënyrë për të mbrojtur kreun e shtetit.

"Nuk e kam parë si një betejë Meta-Rama, e ka parë një pjesë e opinionit që është manipuluar nga propaganda si një betejë personale, por ka qenë një betejë për të mbrojtur Kushtetutën dhe integritetin e institucionit të Presidentit Ilir Meta. Nuk ka qenë mbrojtje për Ilir Metën, por të institucionit të Presidentit, thelbi ka qenë që t'u mbyllim gojën presidentit të Republikës. Pasi bën ligjet për t'i mbyllur gojën qytetarëve, ne do të nisim shkarkimin e presidentit, jo t'i mbyllin gojën Metës, por për të vendosur një precedent të rrezikshëm që presidentët që vijnë pas Metës të kenë kujdes kur të flasin se mund të shkarkohen se në këtë mënyrë do të instalohet njëherë e përgjithmonë që do të kontrollojë edhe fjalën e lirë, metaforat dhe kulturën letrare", tha Meta.

Ora 19:06
Meta: Basha-Rama pakt që në 2015! PD nuk dha asnjë propozim për Territorialen

Presidenti Ilir Meta tha në Kontrast se bashkëpunimi pas kuintave të Ramës dhe Bashës ka nisur që në 2015, kur PD nuk bëri asnjë propozim për reformën territoriale, edhe pse unë e garantova që do merreshin parasysh.

"Në 2015 aleanca reale ishte mes Ramës dhe Bashës, ku Basha nuk dha asnjë alternative për territoriale edhe pse unë e garantova që propozimi i tij do merrej në konsideratë pasi duheshin votat e LSI. Por pas kuintave Basha kishte marrëveshje me Ramën dhe nuk e solli një gjë të tillë, ky ishte fillimi i aleancës së tyre të pamoralshme. Nuk ka gjë të keqe nëse PS-PD bashkëpunojnë por kjo duhet të jetë e dikur për qytetarët. Kjo histori nga 2015 e në vazhdimësi marrëdhëniet tona kanë qenë gjithnjë e më të vështira me Ramën pasi i duhej LSI për të marrë bashkitë në 2015 dhe ndërmorëm disa iniciativa në atë kohë që edhe pse pjesë e qeverisë bëm opozitë më të fortë se vetë opozita", tha Meta.

Ora 18:56
Meta në Report TV: Rama dhe në gjumë mendon të përçajë dikë! Vitet e fundit s'ka pasur kundërshtar serioz dhe ndeshjet kanë qenë të shitura

 

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të Lulzim Bashës e ka shitur votat në 25 prill, e ndërsa minimizoi fitoren e Edi Ramës duke thënë se vitet e fundit nuk ka pasur asnjëherë një kundërshtar të fortë.

"Lidhur me drejtuesit e vulës ato do të përpiqen që të gjejnë justifikime për dështimet e tyre, do shpikin armiq dhe humbjen ta paraqesin si fitore. Meta do të kontribuojë fuqizimin e opozitës, një opozitë të vërtetë, demokratike dhe patriotike dhe kjo do të sjellë edhe një qeveri. Vota ka pasur me tepricë, dhe s'duhet të shesë.

Ai edhe në gjumë do të mendojë të bëjë një intrigë, të përçajë dikë, të korruptojë dikë, do të jetë gjithnjë në aksion, është në të drejtën e tij, na pëlqen ose jo, por është fakt se nuk ka pasur asnjëherë një kundërshtar serioz dhe ndeshja ka qenë e truktuar dhe rezultati ka qenë i ditur dhe i paracaktuar prandaj ka pasur atë arrogancë", tha Meta.

Ora 18:50
Meta: Në 30 vite e ardhshme do jem fuqishëm në politikë, do forcojë opozitën

Presidenti Ilir Meta tha në "Kontrast" në Report Tv se pas mbarimit të mandatit do të futet fuqishëm në politikë duke forcuar opozitën.

"E ardhmja ime politike do i përgjigjet interesave që ka vendi dhe do të jem në lartësinë e këtyre kërkesave. Unë do jem jashtëzakonisht aktiv në politikë dhe vendi ka nevojë për fuqizimin e opozitës. Mendoj se problemi i kryesor është rikthimi i sovranitet të popullit ndaj politikës dhe institucioneve. Deri tani prioriteti im kryesor ishte integrimi në BE, tani 30 vitet e ardhshme do forcojë opozitën", tha Meta

Ora 18:47
Meta: Më 6 mars s'kam asnjë interes, subjektet të garantojnë proces të rregullt! Më 25 prill mbrojta zgjedhjet nga revanshi i pushtetit

Ndryshe nga 25 prilli ku u bë pjesë e fushatës, Presidenti Ilir Meta thotë se e bëri për të mbrojtur zgjedhjet nga revanshi i pushtetit. Ndërsa të njëjtin interes Meta nuk e ka për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Gazetari: Më 6 mars keni vizita në këto bashki që janë në zgjedhje?

Meta: Nuk kam asnjë interes dhe synim të tillë, janë zgjedhje vendore dhe u takon subjekteve të marrin pjesë dhe të garantojnë proces të rregullt .

Gazetari: Jo si më 25 prill?

Meta: Më 25 prill unë mbrojta zgjedhjet nga revanshi i pushtetit për të dhunuar zgjedhjet si rasti i Fierit, Kavajës etj.

Ora 18:31
Meta: Shkarkimi im është kërkuar nga kryeartisti i mazhorancës

1645204195_Screenshot2.jpg

Presidenti Ilir Meta tha në emisionin "Kontrast" se shkarkimi i tij është kërkuar nga Edi Rama duke e cilësuar si kryeartistin e mazhorancës.

"Në 5 vite të kësaj presidence, 3 vite kam qenë në hetim, kuptohet që një mazhorancë është vetëm një emër që imponon dhe bën regjin dhe ky është vetë kryeartisti i kësaj mazhorance. Nuk kemi asnjë dyshim që në krye të kësaj regjie për kapjen e shteti është vetëm zoti Rama', tha Meta

Ora 18:31
Meta: Nëse opozita fitonte më 25 prill do kisha kërkuar mandat të dytë si President! Do punoja për të forcuar rolin e tij në Kushtetutë

Ilir Meta tha në "Kontrast" se nëse opozita do të fitonte më 25 prill do të vijonte të mbante një mandat të dytë për të forcuar pozitat dhe rolin e Presidentit në Kushtetutë për të mbrojtur shtetin nga babëzitë e pushtetit.

"Jam optimist që do të ketë një mandat të dytë por pas 25 viteve.  Nëse së do të kishte fituar opozita do të kisha dashur një mandat të dytë pasi nuk do të rikthehesha në politikë dhe do të kisha forcuar rolin e presidentit në Kushtetutë për presidentët e tjerë në të ardhmen jo për vetë, pasi presidenti është garant i shtetit për babëzinë e pushtetit që cënon interesat kombëtare. Për fat të keq Kushtetuta e ka lënë pa instrumentet e duhura Presidentin për të mbrojtur shtetin dhe interesat e qytetarëve", tha Meta.

Ora 18:27
Meta: S'do e pranoja kurrë një mandat të dytë si president! Sot problemi është te opozita e çoroditur

 

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të marrë kurrë një mandat të dytë në krye të shtetit. Ai tha se e pranoi këtë post atëherë kur vendi kishte nevojë, e ndërsa tani sipas tij problemi qëndron te opozita, duke lënë të nënkuptuar se do rikthehet në rolin e tij kundër qeverisë.

"E pamundur nga unë për ta pranuar, për arsye se nëse e pranova para 5 vitesh për t'i shërbyer vendit dhe i kam bërë shumë të mira, dhe nëse do të kisha një vazhdim në një vend të papërshtatshëm, ku problemi kryesor nuk e ka vendi te kreu i shtetit, por problemin kryesor e ka pasur te mos- ekzistenca dhe çoroditja e opozitës që i ka krijuar alibitë e duhura për të kapur të gjitha pushtet si asnjëherë tjetër. Unë do kem një mandat të dytë pas 25 viteve", tha Meta në Report Tv.

Ora 18:26
Meta në Report TV: Unë kam qenë presidenti më bashkëpunues me qeverinë

 

Ulja e toneve mes presidencës dhe mazhorancës, presidenti Ilir Meta tha se kjo ka ardhur për shkak se nuk pasur sulme nga ana e qeverisë. Ai e cilësoi veten si presidentin më bashkëpunues me qeverinë që ka pasur vendi.

"Sjellja ime ka qenë korrekt, shkak i konflikti nuk ka qenë presidenti, thjesht kemi përmbushur detyrat e tij, nëse presidenti i Gjermanisë thotë "që unë jam jo partiak, po jo asnjanjës kur bëhet fjala për demokracinë dhe do jem kundërshtar i atyre që punojnë kundër demokracisë", tani në rrethanat e Shqipërisë, padyshim që kam pasur për detyre për të qenë në mbrojtje të rendit Kushtetues, te vota e lirë, pavarësia e institucioneve. Unë kam qenë në varësi të zhvillimeve dhe dinamikave të ndryshme dhe nuk ka pasur president më bashkëpunues me qeverinë, kur ajo ka pasur vullnet për të punuar dhe kur ka agresuar ndaj Kushtetutës, ne atë profesion kemi, s'mund t'i mbajmë duart lidhur", tha Meta.

Ora 18:23
'Kushtetuesja' nuk shkarkoi Presidentin, Meta: Edhe pas këtij vendimi i qëndroj padisë ndaj Kuvendit për falsifikim, nuk zhvilloi një proces i drejtë ndaj meje

Presidenti Ilir Meta i ftuar në "Kontrast" në Report Tv tha se do i qëndrojë padisë që ka bërë ndaj Kuvendit për falsifikim të dokumenteve për procedurat e nisura për shkarkimin e tij edhe pse gjykata Kushtuese vendosi të mos e shkarkojë. meta tha se falsifikimi është vepër penal  pasi ky ishte një rast skandaloz. Ai tha se edhe një qytetari të thjeshtë i sigurohet një proces i rregullt, ndërsa presidentit jo.

"Parlamenti nuk është godinë, është vullnet politik. Rasti më skandaloz është që në seancën e fundit të Kushtueses parlamenti sjelle një provë të re që nuk ia kërkoi askush që nuk është gjë tjetër një falsifikim i një shkrese që ka dy data të ndrysh. Do i qëndrojë padisë që kamë bërë për Kuvendin edhe me këtë vendim të Kushtetuese. Nuk mund ti thotë Kuvendi që ti do vish nesër në x orë kur e dinë agjendën e Presidentit dhe nuk anulohen. Edhe qytetarit më të thjeshtë i garantohet një proces i rregullt dhe nuk i garantohen presidentit", tha Meta.

Ora 18:15
Meta në 'Kontrast': Nëse do shkarkohesha nga 'Kushtetuesja', do i drejtohesha Gjykatës Europiane

 

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nëse do të ishte shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese, atëherë ai do t'i drejtohej Gjykatës Europiane.

"Nuk jam shprehur se ende nuk kemi një vendim të zbardhur, me vulë me numër protokolli , me argumentimet, për thelbin nuk kam nxitim për t'u shprehur se tjetër gjë jepet në media, diçka në të vërtetë. prisja që të jepet në 9 shtator në Kuvendin e kaluar, ne kemi qenë korrekt në këtë proces dhe jemi përgatitur që fundin e këtij procesi ta kishim në gjykatë Europiane. Nuk ka materie dhe as procedura të rregullta për shkarkimin e presidentit. Një Kuvend që mbron vendimin e një Kuvendi që nuk është më", tha Meta.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • katunari: 19/02/2022 10:16

    z. meta mban politiken edhe interesat kombetare ne balance. U mundun ta godasin po humben rende.

    Përgjigju
  • Naku: 19/02/2022 08:35

    Duhet edhe opozita. Jo te gjitha pushtetet ne nje dore. Se pastaj degjojme ulerima ne parlament kur permendet korrupsioni.

    Përgjigju
  • Televizionet: 18/02/2022 22:59

    Tham se shpetuam dhe nuk do dale me ne intervista televizive. Po ky eshte fshatar cepani,qe e kane qejf te kapardisen, sidomos tani qe eshte dhe sheiku i ballkanit e mos me gjere. Boll me, u bete televizione bajate, duke nxjerre kete kllounin. Cfare merita e vlera ka ky njeri qe i jepni kaq rendesi. Populli di shume gjera,mbase jo te gjitha, qe ky eshte familjarisht nje i degjeneruar.

    Përgjigju
  • Niku: 18/02/2022 19:41

    Burg te perjetshem ishalla.legen materniteti.

    Përgjigju
  • llazi: 18/02/2022 18:47

    Behu gati per Rec koketul

    Përgjigju
  • O tej: 18/02/2022 18:44

    O Metmuti HAJDUTI je vec nje zorre bythe.

    Përgjigju
  • ShkelXeni bytheçpuar Brrisha: 18/02/2022 17:55

    Agush Metaj-Kryemadh pasi të denohet burgim perjetshem do lirohet si skizofren kronik e do perfundoje rrugeve duke I rene nje kove plastike me shkop Njerezia në kafenete perjashta do dhiten se qeshuri. Skizofrenia mbas 50-tave trashegohet nga Rexhepi I jati e po ashtu nga gjyshi (sipas asaj cfare deklaroi Muna në intervista)

    Përgjigju
  • Mali me groopa: 18/02/2022 14:58

    Per ket hajdut te shqiptareve dhe mafje e ballkanit vetem burgu mund ta ndali

    Përgjigju
  • Pislleku: 18/02/2022 11:06

    Ja se e degjon Blushi me tufen …

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?