Një aksident i rëndë i mori jetën dy turistëve italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano në orët e para të mëngjesit sot në Sarandë. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një adoleshent, i cili nuk kishte patentë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se automjeti për shkak të shpejtësisë në kthesë ka dalë në kahun e kundërt ku ka goditur motorrin. 17 vjeçari E. Rr. ka dalë nga kthesa për shkak të shpejtësisë, duke goditur përballë motorin e turistëve.
Lajmi kryesor:
Aksident në Sarandë, 2 turistë italianë përplasen për vdekje nga 'Benzi' që drejtohej nga 17-vjeçari pa patentë! Në pranga i mituri! Pezullohet shefi i Policisë Rrugore
M.Q./ReportTv.al