Kronikë

Si ndodhi aksidenti që u mori jetën 4 anëtarëve të një familje, ‘Audi’ me shpejtësi ‘sketerrë’ goditi nga pas ‘Toyotën’

25 Qershor 2021, 10:26| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 10:45

  • Share

Një aksident tragjik me katër të vdekur, anëtar të së njëjtës familje, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë.

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili, i cili ndodhej në vendngjarje ka treguar edhe dinamikën sesi ka ndodhur aksidenti.

Një makinën tip ‘Audi’ me targa AA 107 XX e cila drejtohej nga disa të rinj, që po vinte nga Fieri, me shpejtësi që mëndohet se ishte mbi 150 km në orë, dyshohet se ka goditur nga pas makinën tip ‘Toyota’ e cila nga përplasja ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal duke u shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë mjeti tip ‘Audi’ është spostuar për disa metra  dhe më pas është pëplasur me një shtyllë dhe ka dalë nga rruga. Ekspertiza do të përcaktojë shkaqet e aksidentit, ndërkohë që një tjetër shkak i aksidentit mund të jetë se makina ‘Toyota’ të ketë ndërruar korsi dhe për pasojë është marrë para nga ‘Audi’ i cili vinte me shpejtësi shumë të lartë.

Për të nxjerrë trupat e pajetë është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, por edhe banorë të zonës kanë asistuar për të ndimuar, ndërkohë që në vend ngjarje mbërritën 4 autoambulanca. Me gur freksibël është prerë mjeti për të nxjerrë trupat e pajtë të së njëjtës familje të cilët udhëtonin nga Patosi.

Të rinjtë e plagosur në makinën tip ‘Audi’ janë jashtë rrezikut për jetën dhe në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë të tramutaizuar.


Lajmi kryesor:

Me shpejtësi skëterrë 'Audi A8' 100 mijë € godet nga pas dhe nxjerr nga rruga makinën! Shuhet familja që erdhi për pushime nga Greqia! Plagosen 3 të rinjtë, prangoset 22-vjeçari/VIDEO


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?