TIRANË- A ka një krisje mes ‘Nismës Thurje’ dhe Shqipëria Bëhet pas zgjedhjet e 11 majit dhe çfarë do të ndodhë me mandatin e Adriatik Lapajt? Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani i ftuar në Report Tv ‘qetëson’ aleatin e tij Lapaj, duke theksuar se i ka kërkuar KQZ që të njohin dorëheqjet e kandidatëve në listën e mbyllur dhe të shkojnë tek kandidatët e listës së hapur. Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka fituar vetëm një mandat në Tiranë, ku më i votuari i listës së hapur është vetë Lapaj.
“Ka një realitet mediatik, u krijua një furtunë në gotë. U krijua bindja sikur një nga aktivistët e Nismës ka marrë mandatin, gjë që s’ka ndodhur. Prej 2 muajsh presim që KQZ të marrë një vendim për shpërndarjen e mandateve dhe për njohjen e dorëheqjeve që ne kemi depozituar dhe gjatë kësaj periudhe ka kaluar kohë, ka pasur edhe ato zhvillimet, por praktikisht nuk ka ndodhur asgjë. Të premten kam dërguar letër që të procedojnë sa më shpejt me njohjen e dorëheqjeve që janë depozituar nga lista e mbyllur dhe të procedojnë me shpërndarjen te lista e hapur, ku në Tiranë është Lapaj”, tha Shabani.
Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Shabani sqaron me detaje edhe debatin për mandatin në Tiranë dhe historinë me kandidatin Zeqir Kordhoni, i cili ‘rrezikon’ karrigen e Lapajt në Kuvend. Sipas Shabanit, kandidati në fjalë është kandiduar në listë të hapur nga Nisma Thurje, por ‘Shqipëria Bëhet’ e ka vendosur në listë të mbyllur për shkak se e ka zëvendësuar me një grua për të respektuar kuotën gjinore.
Shabani thotë se Kordhoni ka pasur dëshirë që të kandidonte në listë të hapur, por përfundoi në listën e mbyllur pasi Shqipëria Bëhet dorëzoi listat me emrat e kandidatëve në ‘minutën e fundit’ në KQZ dhe më pas koha ishte shumë e shkurtër për të rregulluar gabimin me koutën gjinore.
“Krodhoni është aktivist i nismës, që në 2023, ka qenë vëzhgues zgjedhjesh, ka shpërndarë fletëpalosje, ka qenë kandidat dhe ka dashur të ishte kandidat në listën e hapur. Për shkak të ligjit zgjedhor ne i kemi depozituar 40 kandidatë tek Shqipëria Bëhet, që ishte partia drejtuese e koalicionit. Ata pastaj e kanë depozituar në KQZ, Shqipëria bëhet e vonoi deri në fund. Listën e dorëzoi në 12 të natës dhe siç bëhen gjërat në momentin e fundit, ka pasur një gabim ku kanë çuar më shumë gra tek lista e mbyllur. KQZ ia ktheu dhe i dha një afat shumë të shkurtër dhe për shkak të mungesës së balancës ligjore, kishte më tepër gra se çfarë lejon ligji, ata kanë shtuar zotin Kordhoni tek lista e mbyllur. Ai i ka kërkuar informacion KQZ, cila është situata, dokumentacioni që është depozituar. Ka qenë një kërkesë për informacion ajo që keni deklaruar në media”, thekson Shabani.
Pavarësisht kësaj situate të krijuar, Shabani thotë se dakordësi me Lapajn është që kandidatët e listës së mbyllur të dorëhiqen dhe mandati t’i kalojë listës së hapur. Këtë vullnet i bën thirrje edhe KQZ që ta zbatojë.
“Jam takuar javës së kaluar, një ditë pas ju nxorët lajmin, kem diskutuar, kemi parë kuadrin ligjor, veprimi i KQZ, sido që të jetë duhet të respektojë vullnetin e kandidatëve tanë, zgjedhësve tanë, që qartazi kanë shkuar për listën e hapur. Do doja që komisioneri të vazhdojë me listën e hapur. Kjo është dakordësia jonë, të kalojnë të lista e hapur, ne kemi disa hallka për të ankimuar çdo vendim që do marrë komisioneri, por mua s’do më bënte sens që komsioneri të vepronte ndryshe”, theksoi Shabani në Report Tv.
Që Lapaj të futet në Kuvend, duhet të refuzojnë mandatin 12 kandidatët e listës së mbyllur. Report TV mësoi ekskluzivisht se një prej emrave, që rezulton se është një punëtor ndërtimi, Zeqir Kordhoni, nuk është më i bindur për lënien e mandatit dhe i është drejtuar KQZ-së me një letër me shkrim dore, ku e cilëson veten deputet dhe kërkon kopje të dorëheqjes së tij.
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani i ftuar në Report Tv komenton aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Shabani thotë se nuk mund të mbrojmë paligjshmërinë, por thekson se fillimisht duhet zgjidhur problemi i lejeve korruptive.
“E kuptoj që këtu shpesh ka një debat, që e parë nga jashtë është kollaj për të kuptuar që ne nuk mund të mbrojmë paligjshmërinë e ndërtimet pa leje. Pyetja që shtrohet është kush i jep lejet, si jepen lejet për zhvillim. Shpesh lejet jepen në shkelje të harmonisë publike, urbanistikës, kundër interesave të komunitetit. Kam parë në Tiranë pallate me leje që i hipin sipër pallatit përballë, i hipin te ballkoni, i marrin dritën, hapësirat e përbashkëta. Ne nuk mund ta marrim mungesën e lejeve si etalonin e drejtësisë, shpesh sepse lejet jepen më mënyrë korruptive me lidhje politike, apo me para, ata që marrin jetën në fakt janë ata që i bëjnë me tepër dëm shoqërisë. S’do jem kurrë në mbrojtje të paligjshmërisë, por nuk mund të mos flas për faktin që ne na duhet të shohim dhe të eliminojmë korrupsionin në dhënien e lejeve. Duhet të kemi plane zhvillimore, urbanistike, publike, transparente. PA ZGJIDHUR këtë nuk mund të merremi me ata që ndërtojnë pa leje, nuk duhen inkurajuar, por si fillim na duhet që lejet të mos jenë produkt i korrupsionit dhe i lidhjeve politike”, tha Shabani.
Komente

Shabani duhet te kandidoje per president pas Bajramit , mbetet kandidat optimal !
PërgjigjuHahahaha o Shaban po Kordhoni eshte daja jot, cfare aktivisti qe donte ne liste te hapur hahaha sa qesharake qe jeni. Po nuk dha doreheqjen Kordhoni nuk ka KQZ ne bote qe i jep Lapajt mandatin hahahaha prandaj vuri Lapaj te jatin se nuk kishte besim te dajallaret hahha do behet shqiperia me juve.
PërgjigjuA e kuptoni qe keta grinden per nje karige ne parlament , vetem per interesat e tyre ? Keta do te mendojne per popullin qe mbushen listat me grate dajallare , halla , xhaxhallare ?Pika kush pret te drejtojne keta koqe kandari Shqiperine .Jeni persona pa piken e vleres .