Si përfundoi në tragjedi konflikti mes të rinjve në Klos, prindërit e tyre shkuan të qartësohen, por sherri agravoi në përdorimin e armëve

12 Tetor 2022, 16:10| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 16:11

  • Share

1665581488_Screenshot5.jpg

Ka përfunduar me një bilanc tragjik një konflikt mes disa të rinjve në qytetin e Klosit. 3 persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00 në qendër të qytetit  Klos. Dyshohet se fillimisht në konflikt janë përfshirë të rinjtë, bëjnë me dije burime për Report Tv, ndërsa kanë shkuar në një lokal për tu sqaruar bashkë me  prindërit e tyre. Në një moment konflikti ka degraduar në ofendime e sharje, ndërsa më pas një nga autorët e dyshuar ka shkuar dhe ka marrë armën duke qëlluar drejt katër personave të tjerë të fiseve Shira e Hasula.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë Liri e Kenado Shira 46 e 17 vjeç, babë e bir si dhe të plagosur Eglantin e Renato Hasula. Këta të fundit janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Ndërsa autori Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë.


Lajmi kryesor:

Masakër në Klos! I shantazhuan vajzën në Instagram, babai vret 17-vjeçarin dhe të atin e tij! Plagos 2 të afërmit e të miturit e më pas vret veten


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?