Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin detaje të reja nga sherri mes të ‘fortëve’ në Tiranë. Sherri ka nisur pas një aksidenti që ka shkaktuar motra e futbollistit të Laçit, Mario Barjamaj. Ajo është përplasur me dy automjete, njëri prej të cilit drejtohej nga Fatjon Dauti. Ky i fundit drejtonte një mjet luksoz, Audi A8 me targa angleze.
Pas aksidentit, Duati ka debatuar me motrën e futbollistit. Kjo e fundit ka thirrur në ndihmë të vëllanë dhe bashkëshortin Isuf Lika. Më pas ka plasur sherri me sende të forta, që çoi në plagosjen e Dautit.
Lajmi kryesor:
Zbardhet sherri mes 4 të ‘fortëve’ në Tiranë, futbollisti i Laçit në kërkim! E motra e tij përplasi makinën luksoze të Fatjon Dautit, thërret në ndihmë vëllanë e burrin
SI.E.//ReportTv.al