Prej 6 vitesh Kadife Karriqi praktikon një pasion krejt të veçantë duke i kthyer frutat në objekte interesante. Këtë pasion Kadifja prej muajsh po ja transmeton dhe nxënësve të saj pranë një shkolle profesionale.
Me majën e një thike të vogël, Kadifja kthen frutat në një pafundësi formash apo simbolesh. Këtë pasion ajo e zbuloi krejt rastësisht.
“Punimi i parë, unë punoja banakiere dhe kisha marrë me vete 2 kokrra mandarinë dhe një hurmë. E bëra në pjatë dhe e servira. Aty më doli një fytyrë qenushi. Më pas fillova të improvizoj” tha Karriqi.
Kadifja krijoi dhe logon e Report Tv mbi një shalqi në më pak se 2 orë
“Ky pasion rrjedh dhe nga nëna ime, ka punuar shumë punë dorë dhe shumë gjëra të bukura. Pavarësisht se unë dola nga linja e saj ku bëra shumë kohë punë dore sa i shishja në të gjithë botën, dhe mendova të futem te frutat. Se është ushqim dhe ushqimi konsumohet çdo ditë. Siç thoshin të vjetrit puna që unë bëj, quhet syri i kuzhinës dhe kur ta shikon syri ushqehesh dhe nga goja”, tha Karriqi.
Kadifja tashmë këtë pasion po përpiqet t’ja transmetojë dhe nxënësve të saj. Ajo është një mentore e artit të dekorit në kuzhinë në një shkollë profesionale.
“Pas një experience prej 6 vjetësh që unë e ushtroj këtë profesion mendova pse jo që mos tjua jap dhe brezit të ri. Dhe për këtë jam në këtë akademi ku më shumë ora ime është orë praktike dhe nxënësit nuk e marrin vesh fare si ju ikën ora e mësimit sepse nxjerrin dhe nga duart e tyre dhe një gjë të bukur dhe janë të kënaqur” tha Karriqi.
Ide shume e mire ,por te sugjeroj t'i sheses ! Ketu ne U.S.A.eshte nje kompani shume e perhapur qe quhet /Edible arrangements/ ,qe ben ne vend te buqetave me lule,buqeta me fruta te prera si lule,ose fruta te ngjyera me cokollate.Eshte shume fitimprurese,nuk besoj qe te kete ndonje gje nen 20 $.Ata kane makina te vogla frigorifer qe shperndajne porosite per klientelen.Ju sugjeroj dhe juve te beni nje gje te tille eshte shume fitimprurese dhe shume gje e bukur e artistike!
Përgjigju