Foto Ilustruese

Lifestyle

Si të kujdeseni për flokët gjatë stinës së verës

11 Korrik, 19:20| Përditesimi: 11 Korrik, 19:38

  • Share

Nxehtësia, deti, pishina, era janë faktorët kryesorë që dehidratojnë flokët tanë dhe mund të ndikojnë në shëndetin e tyre. 

Sigurohuni që të konsumoni shumë ujë, fruta dhe perime pasi shëndeti dhe bukuria e flokëve fillon që nga rrënjët, pra nga pjesa vitale e flokëve. Këto ushqime janë të pasura me vitamina që ushqejnë dhe forcojnë rrënjën e flokëve.

Përdorni një kapele ose shall për të mbrojtur flokët tuaj nga rrezet e diellit dhe mbajini gërshet sepse të lëshuara ekspozohen shumë ndaj diellit.

Mirë është që të shkurtoni dhe majat herë pas herë dhe të bëni disa trajtime të thjeshta.

Përpara se të zhyteni në det ose pishinë, lagni flokët me ujë të pastër. Flokët priren të thithin ujin, kështu që nëse janë të lagur më parë, do të tërheqin më pak ujë deti dhe klor, duke reduktuar kështu dehidratimin, dëmtimin dhe zbehjen e ngjyrës.

Shmangni mjetet ngrohëse. Ky sezon është perfekt për t’i lënë flokët tuaj të thahen natyralisht. Kërkoni një shampo hidratuese dhe shkëlqyese për flokët e ekspozuar në diell që do të pastrojë flokët dhe do të qetësojë skalpin e kokës.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?