Si u fundosën trafikantët shqiptarë që fshihnin drogë në banesën e tyre në Itali, përgjimet: Ngarkoni gjithçka dhe dilni, jam në polici

28 Janar 2023, 22:32| Përditesimi: 28 Janar 2023, 22:39

  • Share

1674739776_14.jpg

Në operacionin që coi në shkatërrimin e grupit italo-shqiptar janë zbuluar përgjimet e trafikantëve shqiptarë. Në korrik të vitit 2017, nën hetim ishte Francesco Ceci, i cili qëndronte në një banesë në Cremona që përdorej edhe nga Ilir Duro.

Ky i fundit u paraqit në komisariatin e Cremonës më 31.07.2017. Aso kohe u regjistruan mesazhe kur Ilir Duro paralajmëronte bashkëpunëtorin e tij Francesco Ceci se e kishte ndaluar policia dhe të hiqte lëndën narkotike nga banesa e tyre. Kjo solli sekuestrimin e 4.6 kg heroinë dhe arrestimin e Francesco Cecit me Ilir Duron.

PËRGJIMET

Ilir Duro: Merrni të gjitha. Ngarkoni gjithçka dhe dilni. Jam në polici. Hiqi qetësisht se nuk dinë asgjë për shtëpinë.

Francesco Ceci: Ok.

Ilir Duro: Relaksohuni. Kam 10 ditë burg për të bërë. Mos u shqetëso. Hiq gjërat ngadalë


Lajmi kryesor:

PËRGJIMET/ Trafik droge Shqipëri-Itali, fletorja që regjistronte gjithçka, gjuha e koduar! Kush janë 'Noizy' e 'Thiu'? Si u fundosën trafikantët, 14 pas hekurave 6 në kërkim


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?