"Projektligji “Për sigurinë kibernetike” garanton ngritjen e mekanizmave për mbrojtjen e të dhënave dhe promovimin e përdorimit të teknologjisë me integritet dhe siguri." Kështu deklaroi Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në Kuvend.
Sipas ministres, “risitë që sjell ky projektligj e bëjnë ekosistemin tonë kibernetik të jetë më i sigurt”.
“Projektligji është konsultuar me të gjithë, në konsultime publike në Kuvend e qeveri, por edhe në çdo hap me partnerët tanë, pasi ata kanë investuar për sigurinë kibernetike. Ngritja e kapaciteteve për infrastrukturat kritike të informacionit ka marrë sot rëndësi dhe vëmendje globale”, tha Spiropali.
Ajo theksoi se synohet krijimi i një strukture të qëndrueshme ligjore dhe institucionale që synon “një nivel të ri mbrojtjeje të të dhënave dhe të promovojë përdorimin e teknologjisë me integritet e siguri”.
“Ligji për sigurinë kibernetike është thelbësor për të adresuar këto çështje të rëndësishme dhe për të marrë masa për sigurinë kibernetike. E rëndësishme është që të jemi përparimtar në parandalimin dhe ndëshkimin e këtyre aktiviteteve të rrezikshme. Ligji është i përafruar me standardet e BE-së. Sulmi kibernetik me të cilin u përball Shqipëria ka rritur edhe shkallën e ndërgjegjësimit dhe reagimeve tona të përbashkëta. Përafrimi i Aqui-n e fundit të BE-së është detyrim edhe në kuadër të procesit të integrimit”, tha ministrja.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ PS e Rithemelimi bashkojnë votat, ngrejnë komision hetimor për Shëndetësinë e TIMS! 12 orë seancë! Basha përjashtohet, akuzon për pazare me reformën zgjedhore
B.K//ReportTv.al