Siguria në plazhe, bllokohen 12 mjete lundruese në Sarandë dhe Vlorë, gjobiten drejtuesit

6 Gusht 2023, 16:35| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 22:27

  • Share

Policia Kufitare e Vlorës dhe njësia policore detare gjatë kontrolleve ndaj mjeteve lundruese në vijën bregdetare nga Vlora në Sarandë, kanë bllokuar 12 prej tyre, mes të cilave 7 jes ski, 2 anije turistike, 2 skafe dhe një gomone.  

Mësohet se mjetet e bllokuara janë konstatuar duke lundruar jashtë zonës së përcaktuar, për ushtrim të aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni.  Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj.  

Policia Kufitare e Vlorës u bëri apel të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat dhe zonat e përcaktuara për lundrim me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?