11 mjete lundruese janë bllokuar gjatë fundjavës në Sarandë, Vlorë e Durrës për shkak të mosplotësimit të rregullave.
Policia bën me dije se u bllokuan 7 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf dhe 1 varkë, gjobiten drejtuesit e mjeteve. Drejtuesit u gjobitën për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentesh.
-Në Vlorë është bllokuar 1 mjet lundrues Jet Ski dhe drejtuesi i tij është ndëshkuar me masat administrative 100 000 lekë dhe 10 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentacioni në bord.
-Në Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Ksamil, Sarandë, Durrës dhe Spille, janë bllokuar 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf dhe 1 varkë. Secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni në bord.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.