TIRANË- Për të shmangur episodet tragjike të një viti më parë, (rasti më i rëndë vdekja e 7-vjeares Jonada Avdias në Himarë), këtë sezon turistik do të patrullojnë në det policë kufitar me Jet Ski. Detyra e tyre do të jetë kontrolli i detit sa i përket respektimit të rregullave nga përdoruesit e mjeteve motorike, si edhe do të jenë në gatishmëri për t’iu ofruar ndihmë çdo qytetari që ndodhet në rrezik. Kjo njësi do të jetë e përbërë nga 104 punonjës policie, e ndërsa në terren do të jenë 35 Jet Ski që do të patrullojnë në vijën bregdetare nga veriu në jug, në zonat më të populluara turistike dhe do të jetë në funksion përgjatë gjithë sezonit veror.
“Në sezonin e shkuar turistik, një ngjarje e provokuar nga një pjesëtar i padenjë, një shëmbëlltyrë e së keqes në polici. Humbi jetën një vogëlushe dhe doli në pah një dobësi e shtetit në përballjen me një peshë krejt ë re si rezultat i një transformimi të vazhdueshëm të sezonit turistik dhe i futjes në këtë sezon i mjeteve të ujit të cilat janë shtuar ndjeshëm, por duke shtuar ndjeshëm rrezikun dhe për pasojë edhe shkallën e përgjegjësisë të forcave të policisë. U desh ajo tragjedi për të reaguar dhe për të nxjerrë një mësim të madh dhe për t’iu përgjigjur sfidës së re dhe një rreziku të shtuar me krijimin e një njësie të ujit që është këtu me gjithë mjetet e nevojshme për ta vënë në kontroll aktivitetin në ujë të mjeteve lundruese private”, tha Rama.
Duke sjellë në vemendje ngjarjen tragjike të një viti më parë ku pati premtuar se njësia Policore Detare do të mbante emrin “Jonada”, në kujtim të vogëlushes që ndërroi jetë tragjikisht nga goditja e një motori uji, Rama tha se një gjë e tillë nuk do të bëhet me dakordësinë e familjes por kërkoi që ai rast te sherbeje si mesim
"Unë e pata premtuar që kjo njësi do mbante emrin e vogëlushes dhe në mirëkuptim të plotë, ramë dakord që kjo gjë të mos bëhet, por nga ana tjetër ai kujtim duhet të jetë motivi i punës, i mundit dhe i suksesit, që ajo humbje e tmerrshme të shërbejë që familjet fëmijët të ndihen të qeta dhe të pushojnë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi përjashtime nga radhët e policisë në rast të shkeljes së ligjit për sigurinë në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të rrepa për efektivët, nga drejtuesi i policisë së qarkut deri të shefat e Komisariateve në rast mos zbatimi të ligjit.
“Kompromiset, apo shtrira për bashkishe për të lejuar zhurma pseudomuzike përtej afatit që i përkasin të shkuarës, bizneset të ndjehen në shtëpinë e tyre të patrazuar nga askush dhe asgjë, dhe asnjë të mos ndihet i fyer sepse atij i mbyllet muzika sipas rregullit, ndërsa atij tjetrit i lihet muzika kundër rregullit. I kam kërkuar drejtorit që për cdo rast masa ndaj drejtuesit të policisë së qarkut, shefit të komisariatit dhe atyre që mbulojnë zonën të jetë drastike, e menjëhershme të jetë largim pa kthim nga policia e shtetit. Duhet një qetësi, një rregull, një pastërti, një lehtësi të paharrueshme që të huajt që vijnë këtu të largohen me kujtimin se në Shqipëri gjetën atë që nuk e prisnin, respekt, siguri dhe mirësjellje nga Punonjësit e policisë së shtetit, të policisë rrugore, nga ato në territore”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama pati premtuar që Njësia Policore Detare e sapo ngritur do të mbante emrin “Jonada”, për hir të vogëlushes që ndërroi jetë tragjikisht nga një motor uji, por shtoi se një gjë e tillë nuk do të bëhet me dakordësinë e familjes.
“Akti kriminal i atij individi që i uli kokën shtetit, që na bëri të gjithëve që të skuqemi si asnjë herë tjetër duhet t’ju shërbej të gjithëve si një kambanë që duhet t’i bjerë alarmit sa herë që dilni nga shtëpia për të mos bërë asgjë nga ato që turpërojnë gjithë bashkësinë e uniformave blu dhe shtetit. Unë e pata premtuar që kjo njësi do mbante emrin e vogëlushes dhe në mirëkuptim të plotë, ramë dakord që kjo gjë të mos bëhet, por nga ana tjetër ai kujtim duhet të jetë motivi i punës, i mundit dhe i suksesit, që ajo humbje e tmerrshme të shërbejë që familjet fëmijët të ndihen të qeta dhe të pushojnë”, tha Rama.
E kape dhe një tender për jet-ski shejtan...
Përgjigjupo "piktor" po ,patjeter ....pffff
PërgjigjuO Ramush ke edhe Antikontrabanden derare qe sdel kurr ne det por qe Gazheli e perdor per te vjedhur naften dhe eshte po aq jo funksional sa kjo policia me pocice qe adune as not asgje. Tall lesht me delet tall se e meritojme.
Përgjigju