Foto ilustruse

Kronikë

Vlorë/ Shpejtësi, celularë në timon e parakalime të gabuara, gjobiten 1683 shoferë! 16 në pranga e në hetim

10 Qershor, 15:35| Përditesimi: 10 Qershor, 15:46

  • Share

Në kuadër të masave të ndërmarra për të garantuar sigurinë rrugore dhe për të menaxhuar fluksin në zonat turistike, strukturat e Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe në Sarandë kanë intensifikuar kontrollet në akset kryesore urbane dhe interurbane gjatë 10 ditëve të para të muajit qershor.

Kontrollet janë fokusuar në parandalimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik për jetën e përdoruesve të rrugës, si dhe në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për qytetarët dhe vizitorët që frekuentojnë bregdetin.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë arrestuar dhe po hetohen penalisht 16 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Gjithashtu, janë vendosur 1683 masa administrative për shkelje të tilla si tejkalimi i shpejtësisë, parakalime të gabuara, mosvendosja e rripit të sigurimit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosja e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

'Gjithashtu, janë vënë 1683 masa administrative, për shkelje të tilla si: tejkalimi i shpejtësisë, parakalime të gabuara, mosvënia e rripit të sigurimit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosja e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, si dhe shkelje të tjera në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor.'-thuhet në njoftimin e policisë. 

Strukturat e Policisë Rrugore do të vijojnë kontrollet e shtuara gjatë gjithë sezonit veror në të gjithë qarkun e Vlorës, me qëllim për të rritur parametrat e sigurisë rrugore. Policia u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të denoncojnë çdo shkelje që rrezikon jetën në rrugë.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altini: 10/06/2025 15:45

    Foto e pa pare, tre polic qe po masin shpejtesin e ciklistit i cili ne fakt nuk duhet te futej fare ne autostrad.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?