Nikoll Sherrniku nga Fushë Kuqe e Kurbinit të cilit iu caktua ‘arrest me burg’ ditën e sotme për atentatin e 12 marsit ndaj lokalit të Fation Muratit njihet si anëtar i grupit të Ervis Martinajt.
Sherrniku i akuzuar si personi që siguroi mjetet e autorëve që kryen sulmin në lokalin e Muratit ku lanë të vdekur punonjësën 58 vjeçare Mimoza Paja. 28 vjeçari ishte shok i ngushtë i Brilant Martinajt, nipit të Ervis Martinajt i cili u ekzekutua në 17 korrik.
Aktualisht ai ndodhet i arrestuar pasi në gusht të vitit të kaluar u kap brenda një automjeti të blinduar me municion luftarak të cilin dyshohet se do ta përdorte për të kryer atentat.
Policia i sekuestroi një automatik me fishekë në fole gati për qitje, dy krehëra me fishekë, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, si dhe automjetin e blinduar.
Në të njëjtën ditë kur u arrestua ditën, Nikoll Sherrniku kishte thyer dhe masën “arrest shtëpie” pasi akuzohej për një tjetër ngjarje. Ai ndodhej nën atë masë në lidhje me implikimin e tij në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-punonjësi i Policisë, shtetasi Xhulio Prela.
Lajmi kryesor:
Atentati në Don Bosko, 'arrest me burg’ për 'ushtarin' e Ervis Martinajt që siguroi materialet për autorët që sulmuan lokalin e Fatjon Muratit (EMRI)
B.V/ReportTv.al